PJESËMARRJA E KRYETARIT XHAFERI NË KONFERENË...

E martë, 19 mars 2019

PJESËMARRJA E KRYETARIT XHAFERI NË KONFERENËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË INICIATIVËS ADRIATIKO-JONIANE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi merr pjesë në konferencën e 16-të të kryetarëve të Parlamenteve të Iniciativës adriatiko-joniane në Budë, Mali i Zi.   

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Budvë, në Kon...

E martë, 19 mars 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Budvë, në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të shteteve anëtare të NAJ

Qysh në fillim, dëshiroj ta shpreh kënaqësinë time për pjesëmarrjen në Konferncën e gjashtëmbëdhjetë (XVI) të Nismës Adriatike-Joniane në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotfuqishme prej në maj të vitit 2018, edhe pse bashkëpunimi ynë daton prej shumë më herët. T'ju rikujtoj se kur u formua Nisma Adriatike0-Joniane në vitin 2000 si propozim i Italisë, një nga qëllimet ishte përmirësimi i zhvillimit dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve në rajon, përforcimi i sigurisë në vendet e rajonit dhe tu jepet nxitje në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Prej atëherë e deri tani, situatat në rajon kanë ndryshuar shumë edhe atë në kahun pozitiv dhe në të gjitha fushat.
Lexo më shumë

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Mbretë...

E premte, 15 mars 2019

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Mbretërisë së Spanjës SH.T z. Emilio Lorenzo Sera 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Emilio Lorenzo Sera. Ambasadori i uroi Kryetarit Xhaferi për suksesin në miratimin e suksesshëm të amendamenteve kushtetuese të cilat e hapën rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut të mund të vazhdojë me procesin e integrimit në NATO.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN E NËNKOMITET...

E premte, 15 mars 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN E NËNKOMITETIT PËR TRANZICION DHE ZHVILLIM TË AP TË NATO-S

Sot, Kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me anëtarët e Delegacionit të Nënkomitetit për Tranzicion dhe Zhvillim të AP të NATO-s të cilët janë këtu në vizitë pune dyditore. Qëllimi i vizitës së tyre është takime me kreun shtetëror vendor dhe biseda të drejtpërdrejta për tu informuar për situatën politike në vend, për marrëdhëniet rajonale, për reformat ekonomike dhe marrëdhëniet me NATO-n, që të munden mandej të përpilojnë Raport i cili do të shqyrtohet në sesionin vjeshtor të AP të NATO-s në Londër.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi para deputetëve në Se...

E enjte, 14 mars 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi para deputetëve në Sejmin e Lituanisë     

Sot, Sejmi i Lituanisë, me vendim unanim, me 92 vota për e ratifikoi Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetari Xhaferi i cili është në Vilnus me ftesë të Kryetarit të Sejmit, z. Pranckietis, u drejtua me fjalët në vijim: 

Lexo më shumë

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË GRUPEVE PARLAMENTAR...

E mërkurë, 13 mars 2019

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE PARLAMENTIT TË RUMANISË 

Në kuadër të vizitës së punës me rastin e ratifikimit të Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Rumanisë, z. Panço Minov realizoi takim me z. Kristijan Joan Kirtes, kryetar i Grupit miqësor për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME VASILIKA VIORIKA DANÇILA,...

E mërkurë, 13 mars 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME VASILIKA VIORIKA DANÇILA, KRYEMINSTRE E RUMANISË 

Vizitën e punës në Rumani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi e rrumbullakoi me takimin me Kryeministren e Rumanisë, z-njën Vasilika Viorika Dançila. Kryeministrja, z-nja Dançila shprehu kënaqësi për takimin dhe drejtoi urime për ligjet e nxjerra reformuese dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me vendet fqinje.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KALIN POPESKU TARIÇANU, K...

E mërkurë, 13 mars 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KALIN POPESKU TARIÇANU, KRYETAR I SENATIT TË RUMANISË DHE FLORIN JORDAKE, NËNKRYETARI I DHOMËS PËRFAQËSUESE TË PARLAMENTIT TË RUMANISË 

Pas ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s, në Senatin e Rumanisë, Kryetari i i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takime të larta bilaterale prej të cilave e para ishte me Kryetarin e Senatit të Rumanisë, z. Kalin Popesku Tariçanu. 

Lexo më shumë

Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi n&#...

E mërkurë, 13 mars 2019

Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi në Senatin e Rumanisë

Sot, në Senatin e Rumanisë u mor vendim unanim me 95 vota për në favor të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME TEODOR VIOREL MELESKANU, MINIS...

E mërkurë, 13 mars 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME TEODOR VIOREL MELESKANU, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË RUMANISË

Në kuadër të vizitës së punës në Rumani, me rastin e prezencës në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s në Senatin e Rumanisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i shoqëruar nga kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Rumaninë, z. Panço Minov, realizoi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, z. Teodor Viorel Meleskanu.

Lexo më shumë
1...232425...84                                                                                     
Click