Takim i kryetarit Xhaferi me kryetarin e Kuvendit të M...

E mërkurë, 23 janar 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot e priti kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq i cili është në vizitë të parë oficiale në Republikën e Maqedonisë a njëkohësisht edhe kryetar i parë i Kuvendit malazezas pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006 i cili e ka vizituar vendin. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SEKRETAREN E PËRGJITHSHME...

E martë, 22 janar 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SEKRETAREN E PËRGJITHSHME TË KËSHILLIT PËR BASHKËPUNIM RAJONAL BREGU  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me Sekretaren e re të përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR) Majlinda Bregu, në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinj&#235...

E martë, 22 janar 2019

Kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore parakusht i rëndësishëm për prosperitet dhe zhvillim

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, pati takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, znj. Majlinda Bregu, e cila e mori këtë funksion në fillim të këtij viti. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN E MBROJTJES TË ...

E hënë, 21 janar 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTRIN E MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, KARL ERJAVEC

Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen që Republika e Sllovenisë e jep për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. 

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me z. Romano Prodi, fitues i &#19...

E enjte, 17 janar 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me z. Romano Prodi, fitues i Çmimit botëror për humanizëm 2019   

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte takim me z. Romano Prodi, i cili aktualisht është profesor universitar ndërsa paraprakisht dy herë ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka qenë kryetar i mëparshëm i Komisionit Evropian. Shkas për këtë takim është nominimi i z. Prodi për pranimin e Çmimit botëror për humanizëm për vitin 2019, çmim i vendosur nga Akademia e Ohrit për Humanizëm dhe i cili i ndahet për kontributin e tij unik për perspektivën e civilizimit bashkëkohor. 

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Çekis&...

E mërkurë, 16 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Çekisë, SH.T.Z. Mirosllav Toman

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadorin çek në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z.Miroslav Toman. Ambasadori Toman, e shfrytëzoi këtë rast që ta përurojë kryetarin Xhaferi për përmbushjen e kësaj pjese të Marrëveshjes së Prespës dhe njëkohësisht shprehu dëshira të sinqerta për rezultat pozitiv edhe nga ana e parlamentit grek pasi që shkurtimisht ishte informuar nga ana e kryetarit të Kuvendit për aktivitetet e deritanishme që zhvilloheshin në shtëpinë ligjvënëse. Kryetari Xhaferi theksoi se si shtet i ecim hapat e fundit para përmbushjes përfundimtare të kushteve që do të mundësojnë arritje të qëllimeve strategjike të vendit tonë, dhe ky është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe BE, me ç'rast falënderoi për mbështetjen zemërgjerë që e pranojmë nga partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. 

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin francez Timon...

E mërkurë, 16 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin francez Timonie 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim pune me ambasadorin francez në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Kristijan Timonie. Në takim bashkëbiseduesit folën për aktualitetet e fundit në shtëpinë ligjvënëse pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe për rezultatet e pritura nga ana e palës tjetër nënshkruese të Marrëveshjes së Prespës, në drejtim të rrumbullakimit të fazave të ardhshme të implementimit, gjë që do të mundësojë përmbushjen e kushteve për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë që nga pavarësimi i tij, gjegjësisht anëtarësim i plotfuqishëm në NATO dhe BE. Ky takim është në kuadër të takimeve të parapara me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.   

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me U.D. ambasadore malazezas...

E martë, 15 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me U.D. ambasadore malazezase Milaçiq 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim pune me U.D. ambasadoren malazezase në Republikën e Maqedonisë, SH.S.Z-njën Jelena Milaçiq. 

Lexo më shumë

Kryetarja e AP të NATO-s, e përshëndet mirat...

E martë, 15 janar 2019

Kryetarja e AP të NATO-s, e përshëndet miratimin përfundimtar të emrit kushtetues në Shkup

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Madelin Mun (Madeleine Moon (Mbretëria e Bashkuar), e përshëndet miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit Nacional në Shkup, që mundëson ndryshim të emrit zyrtar të shtetit. 

Lexo më shumë

KONFERENCË PËR SHTYP E KRYETARIT TALAT XHAFERI...

E martë, 15 janar 2019

KONFERENCË PËR SHTYP E KRYETARIT TALAT XHAFERI

Më lejoni që t'ju drejtohem dhe nëpërmjet kësaj Konference për shtyp t'ju informoj për aktivitetet e fundit, gjegjësisht veprimet që zhvilloheshin në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht shtëpisë ligjvënëse, 

Shtëpisë Suaj, qytetarë të nderuar!

Lexo më shumë
1...293031...84                                                                                     
Click