SEKRETARJA E PËRGJITHSHME, IVANOVA NË MBLEDHJE T&...

E martë, 29 janar 2019 

SEKRETARJA E PËRGJITHSHME, IVANOVA NË MBLEDHJE TË RREGULLT TË SEKRETARËVE TË PËRGJITHSHËM NË VJENË 

Mbledhja filloi me takimin e sekretarëve të përgjithshëm të Treshit (kryesimi austriak, rumun dhe finlandez dhe Parlamenti Evropian), ndërsa mbledhjen e hapën zyrtarisht Volfgang Sobotka, kryetar i Këshillit Nacional i Republikës së Austrisë dhe Herald Dosi, sekretar i përgjithshëm i Parlamentit të Austrisë. Në sesionin e parë u prezantua Propozim-programi për Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, që do të mbahet më 8 dhe 9 prill 2019 në Vjenë. Konferenca do të ketë dy sesione, me temë "Bashkimi Evropian dhe fqinjët" dhe "Bashkimi i ardhshëm Evropian pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, zhvillimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve nacionale dhe institucioneve evropiane". 
Lexo më shumë

MANASKOVA: SUKSESI EVROPIAN DO TË VARET NGA TË GJ...

E hënë, 28 janar 2019

MANASKOVA: SUKSESI EVROPIAN DO TË VARET NGA TË GJITHË NE 

Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të RM-së sot realizuan takim të përbashkët me Linas Linkevicius, ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Lituanisë, në shoqërim të Rasha Kairine, ambasador i Republikës së Lituanisë në Maqedoni dhe Vaida Stankeviçius, shefe e njësisë për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Lituanisë. 

Lexo më shumë

GRUPI PËR MIQËSI FRANCA-MAQEDONIA ME MBËSHT...

E enjte, 24 janar 2019

GRUPI PËR MIQËSI FRANCA-MAQEDONIA ME MBËSHTETJE TË REFORMAVE NË ADMINISTRATË 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Francës, u takua me Liljana Tangi, deputete në Kuvendin e Francës, nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, dhe Grupin për miqësi Franca-Maqedonia, si dhe Zhak Mer, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, e në shoqërim të ambasadorit të Francës në Maqedoni, Kristian Timonie.

Lexo më shumë

KËSHILLA TË DOBISHME EKSPERTËSH PËR MBI...

E enjte, 24 janar 2019

KËSHILLA TË DOBISHME EKSPERTËSH PËR MBIKËQYRJE DHE SIGURI 

Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese të Komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes, realizoi takim me ekipin e ekspertëve, të udhëhequr nga Mauricio Varaneze nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë

POZITA DHE OPOZITA ME KONSENSUS PËR ÇËSHTJE ...

E enjte, 24 janar 2019

POZITA DHE OPOZITA ME KONSENSUS PËR ÇËSHTJE TË BE 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, realizuan takim me deputetët francezë në Kuvendin Nacional të Francës, znj. Liljana Tangi dhe z. Zhak Mer, në shoqërim të ambasadorit të Francës në Maqedoni z. Kristian Timonie.

Lexo më shumë

KRYESIMI I RUMANISË ME BE ME VËMENDJE TË VE&...

E mërkurë, 23 janar 2019

KRYESIMI I RUMANISË ME BE ME VËMENDJE TË VEÇANTË NË BALLKANIN PERËNDIMOR 

Në Komisionin për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryesoi kryetari Artan Grubi, u prezantuan Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2019, nga ana e ambasadorit të Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Viorell Stanilla. 

Lexo më shumë

Xhaferi: 8 Shkurti është dita e shpalljes së...

E enjte, 31 janar 2019

Xhaferi: 8 Shkurti është dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale 

Dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale është 8 shkurti 2019, njoftoi kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi në takimin e sotëm të rregullt me përfaqësuesit e mediumeve. Kuvendi do i kryejë obligimet e veta deri në fillim të fushatës zgjedhore të parashikuar me ligj. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill rrethi i parë dhe 5 maj rrethi i dytë.

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin italian, SH.T...

E mërkurë, 30 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin italian, SH.T.Z. Karlo Romeo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte takim pune me ambasadorin italian në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Karlo Romeo. Ambasadori e përuroi kryetarin Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese dhe pohoi se tani pasi që edhe parlamenti grek e zbaton pjesën e vetë të Marrëveshjes së Prespës, rruga e Republikës së Maqedonisë kah anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe hapja e negociatave me BE-në është me të vërtetë afër dhe shihet. 

Lexo më shumë

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republik&#2...

E martë, 29 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, SH.T.Tomas Gerberih

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot kishte takim pune me ambasadorin gjerman në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Tomas Gerberih.

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve t&#235...

E hënë, 28 janar 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, z. Linas Linkeviçius 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke i uruar mirëseardhje mysafirit, shprehu kënaqësi  dhe mirënjohje ndaj Lituanisë për mbështetjen e përgjithshme të rrugëtimit tonë euroatlantik, me ç'rast e theksoi edhe bashkëpunimin në kuadër të grupit Vilnus. 
Lexo më shumë
1...282930...84                                                                                     
Click