Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës...

E enjte, 9 nëntor 2017 

Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me eurodeputetin z. Ivo Vajgëll

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me deputetin e Parlamentit Evropian, z. Ivo Vajgëll. Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë dhe e informoi për ngjarjet rrjedhëse në planin politik, si dhe për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të këtij viti kalendarik. 

Lexo më shumë

VENDOSJA E RRJETIT RAJONAL TË KOMISIONEVE PËR &#1...

E martë, 7 nëntor 2017 

VENDOSJA E RRJETIT RAJONAL TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Sot dhe nesër mbahet punëtori të cilën e organizon Organizata për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) nga Gjermania, nikoqir i së cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në seminarin marrin pjesë përfaqësuesit e Komisioneve për Çështje Evropiane nga Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria. 

Lexo më shumë

KUZMANOVSKA: PARLAMENTET DUHET TA KENË FUNKSIONIN KONT...

E hënë, 6 nëntor 2017, Beograd 

KUZMANOVSKA: PARLAMENTET DUHET TA KENË FUNKSIONIN KONTROLLOR I SHPENZIMIT TË MJETEVE PUBLIKE NGA ANA E PUSHTETIT EKZEKUTIV 

Në organizim të Organizatës globale të deputetëve kundër korrupsionit (GOPAC), Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: znj. Liljana Kuzmanovska, kryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Vasko Kovaçevski dhe znj. Vlladanka Aviroviq, anëtarë të Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në mbledhjen parlamentare rajonale me temë: "Mjetet novatore për mbikëqyrje dhe platforma joformale të deputetëve për mbikëqyrje dhe transparencë të zmadhuar: prezantimi i portalit për mbikëqyrje të mjeteve publike". 

Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferit me z. Mirosllav Toman...

E mërkurë, 8 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferit me z. Mirosllav Toman, ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Toman.

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë ambasadorit Toman, me dëshirë për punë të suksesshme dhe të frytshme diplomatike, me ç'rast shprehu shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Republikës së Çekisë në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe aderimin përfundimtar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, me d...

E mërkurë, 08 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, me drejtorin e Seksionit për Programe Parlamentare dhe Qeveritare të Institutit Demokratik Nacional, z. Skot Hubli

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtorin e Seksionit për Programe Parlamentare dhe Qeveritare të Institutit Demokratik Nacional (NDI), z. Skot Hubli. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, znj. Zuter Tehada, drejtori i NDI-së në Maqedoni, z. Kris Hensho, zëvendësdrejtori i NDI-së në Maqedoni, z. Skot Hejzlet dhe drejtori nacional i programit të NDI-së, Lilijan Kandikjan. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E PRESHEVËS, Z....

E premte, 2 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS, Z. SHQIPRIM ARIFI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot kishte takim të shkurtër protokollar me kryetarin e komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi. 

 Në fillim të takimit, z. Arifi e shfrytëzoi rastin që t'ia urojë z. Talat Xhaferit zgjedhjen e tij për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe shprehu bindjen se kryetari i porsazgjedhur do e ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi dhe dinjitet. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Dan Orian...

E mërkurë, 1 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Dan Orian, ambasador i Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Dan Orian, ambasador i Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë, i cili së bashku me grupin prej 90 ekonomistëve nga Izraeli mori pjesë në Konferencën „Maqedonia 2025“, ku fjalim të vetin posaçërisht do të ketë femra më e mirë inovatore nga Izraeli, Dana Gabish.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në hapjen e Konferenc&#235...

E hënë, 30 tetor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në hapjen e Konferencës Shkencore për Ndotjen e Ajrit

“Mendo globalisht - vepro lokalisht” është motoja në veprimin e shumë organizatave të gjelbra joqeveritare dhe partive të gjelbra politike. Konsideroj se kjo mënyrë e të menduarit, nëse dëshironi edhe filozofia e të jetuarit duhet të jetë bazë e vetëdijes ekologjike, e me të edhe e kujdesit për mjedisin jetësor të çdo njeriu në planetin Tokë. Personalisht, konsideroj se sikurse paqja që është kategori e pandashme, ashtu edhe mbrojtja e mjedisit jetësor, përkatësisht kujdesi për planetin tonë është kategori e pandashme.
Lexo më shumë

KËMBIMI KULTUROR SI NJË PREJ MËNYRAVE M&#203...

E premte, 26 tetor 2017 

KËMBIMI KULTUROR SI NJË PREJ MËNYRAVE MË TË MIRA TË NJOFTIMIT TË NDËRSJELLË TË POPUJVE TË MAQEDONISË DHE VENEZUELËS 

Anëtarët e Grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentet e vendeve të Amerikës latine dhe Karaibeve realizuan takim me ambasadoren e Venezuelës e autorizuar për Republikën e Maqedonisë, znj. Orieta Kaponi. Në takimin ishin të pranishëm kryetarja e Grupit, znj. Emilia Aleksandrova dhe anëtarët: znj. Sonja Mirakovska, z. Muhamed Zekiri, z. Rexhail Ismaili dhe z. Lupço Dimovski.

Lexo më shumë

Тakimet i kryetarit Xhaferi me z. Ivan Brajoviq, z-një...

E premte, 27 tetor 2017, Budapest

Тakimet i kryetarit Xhaferi me z. Ivan Brajoviq, z-njën Maja Gojkoviq dhe z. Kadri Veseli, kryetarë të parlamenteve të Malit të Zi, të Republikës së Serbisë dhe të Republikës së Kosovës

Sot,  kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Budapest, realizoi takim bilateral me z. Ivan Brajoviq, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi.
Lexo më shumë
1...707172...84                                                                                     
Click