Delegacioni i Kuvendit të Konferencës Interparlam...

E enjte, 14 qershor 2018 

Delegacioni i Kuvendit të Konferencës Interparlamentare në Pragë 

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 15 qershor 2018 do të marrë pjesë në Konferencën Interparlamentare në kryeqytetin e Çekisë, Pragë. 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në vizitë në Ukrain&#...

E hënë, 28 maj 2018

Delegacioni i Kuvendit në vizitë në Ukrainë

Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës në përbërje: z. Jovan Mitreski, kryetar i Grupit Parlamentar për bashkëpunim, znj. Vesna Pemova dhe z. Ejup Alimi, anëtarë të Grupit do të realizojnë vizitë kthyese në Ukrainë më 29 dhe 30 maj 2018, në ftesë të z. Andrij Shinjkoviq, kryetar i Grupit Parlamentar të Parlamentit të Ukrainës për marrëdhënie ndërparlamentare me Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Deputeti Xhevat Ademi në Konferencën në Buku...

E hënë, 21 maj 2018

Deputeti Xhevat Ademi në Konferencën në Bukuresht  

Nga 21 deri më 22 maj 2018 në Bukuresht, Rumani, do të mbahet Konferenca e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF). Xhevat Ademi, Kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF).

Lexo më shumë

Debat mbikëqyrës i Komisionit për Kultur&#23...

E premte, 18 maj 2018

Debat mbikëqyrës i Komisionit për Kulturë

Komisioni për Kulturë në mbledhjen e 14-të do të mbajë debat publik me temë "Ligji për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativa e ngjashme në kontekst të Konventës së UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore".

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 22 maj 2018 (e martë), në ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski" në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rr.  "11 Tetori" 10 Shkup.  

Lexo më shumë

Deputetja Sllavica Shumanska - Miteva në Konferenc&#23...

E enjte, 10 maj 2018

Deputetja Sllavica Shumanska - Miteva në Konferencë në Beograd

Deputetja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Sllavica Shumanska - Miteva, merr pjesë në Konferencën me temë: „Përmes idesë për BE-në drejt paqes dhe stabilitetit“, që do të mbahet më 11-12 maj në Beograd, me ftesë të kryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane të Parlamentit të Republikës së Serbisë, z. Nenad Çanak. 

Lexo më shumë

Vendosja e luleve te varri i Goce Dellçevit 3.5.18...

E enjte, 3 maj 2018

Vendosja e luleve te varri i Goce Dellçevit

Me rastin e 115-vjetorit nga vdekja e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga znj. Frosina Tashevska - Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Dalibor Bogdanovski, z. Goran Manojllovski dhe znj. Zhaklina Peshevska më 4 maj (e premte) në orën 10:00 në kishën „Shën Spas“, te varri i Goce Dellçevit, do të vendos kurorë lulesh të freskëta.

Lexo më shumë

Deputetja Prentoviq në Mbledhjen e Komisionit për...

E enjte, 3 maj 2018

Deputetja Prentoviq në Mbledhjen e Komisionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë në Romë

Prej 3 deri më 4 maj 2018 në selinë e FAO (Food and Agriculture Organization - Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB-së) në Romë, Itali, do të mbahet Mbledhja e Komisionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) në të cilën do të marrë pjesë znj. Tatjana Prentoviq, deputete dhe anëtare e Delegacionit të Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF).

Lexo më shumë

Ndarja e Çmimit „Goce Dellçev“ 4.5.18...

Е enjte, 3 maj 2018

Ndarja e Çmimit „Goce Dellçev“

Më 4 maj 2018, në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit „Goce Dellçev“ do ta ndajë Çmimin „Goce Dellçev“ për vitin 2018 për të arriturat jashtëzakonisht të rëndësishme me interes për Republikën e Maqedonisë në sferën e shkencës.

Lexo më shumë

Komisioni për Çështje Ekonomike në mble...

E martë, 24 prill 2018

Komisioni për Çështje Ekonomike në mbledhjen që i kushtohet energjisë të fituar nga burimet e ripërtërira

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Goran Milevski, kryetar; z. Agim Shaqiri, zëvendëskryetar dhe z. Hari Llokvenec, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike merr pjesë në mbledhjen që i kushtohet energjisë të fituar nga burimet e ripërtërira në organizimin e Bashkësisë Energjetike, që mbahet më 24 prill 2018 (sot) në selinë e Parlamentit Evropian, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Lexo më shumë

Deputeti Kitev në Sesionin Pranveror të APKE-s&#2...

E hënë, 23 prill 2018

Deputeti Kitev në Sesionin Pranveror të APKE-së

Sesioni Pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbahet prej 23 deri më 27 prill 2018 në Strasburg, Republika e Francës, në të cilin merr pjesë z. Betiane Kitev, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP-në e KE-së. 

Lexo më shumë
1...131415...19                    
Click