Kumtime

E premte, 9 qershor 2017

Deputeti Ademi në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare në Zagreb     

Në Sesionin e Katërt Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL), që do të mbahet prej 8 deri më 10 qershor në Zagreb, Republika e Kroacisë, do të marrë pjesë z. Xhevat Ademi, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në sesion, që mbahet në kornizat e Kryesimit Parlamentar Kroat me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, do të marrin pjesë deputetët e 13 vendeve pjesëmarrëse në Proces, si dhe nga kuvendet parlamentare ndërkombëtare – partnere të AP-së së PBEJL-së.

më shumë...

E enjte, 4 maj 2017

Kryetari Xhaferi i dërgoi letër Presidentit të Shtetit, z. Gjorgje Ivanov

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot me letër e njoftoi Presidentin e Shtetit, z. Gjorgje Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

më shumë...

E enjte, 4 maj 2017

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi në vizitë zyrtare në Bruksel 

Me ftesë të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi sot është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bashkimin Evropian.

më shumë...

E mërkurë, 3 maj 2017

DITA E PARË E KRYETARIT TË KUVENDIT

Kryetari i ri i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Talat Xhaferi sot  ditën e tij të punës e filloi në kabinetin e kryetarit. 

më shumë...

E enjte, 9 mars 2017

Vendosja e kurorës me lule 

Delegacioni i Kuvendit në përbërje me: znj.Vesna Damçevska Ilievska, znj. Frosina Remenski dhe z.  Çedomir Sazdovski më 10 mars (e premte) me rastin e 74 vjetorit të depërtimit të 7.144 hebrenj maqedonas në kampin e vdekjes - Treblinka, do të vendosë lule të freskëta: 

•Ora 10:00 - para Përmendores së 7.144 hebrenj maqedonas, Tutunski kombinat - Monopol;
•Ora 11:30 - para Përmendores së hebrenjve të depërtuar dhe para Përmendores së dëshmorëve në LNÇ, Varrezat e qytetit Butel. 

më shumë...

  • 1
  • ...
  • 17
  • 18
  • 19
  •