E shtunë, 27 mars 2021
Urim i kryetarit Xhaferi për njëvjetorin e anëtarësimit tonë të plotë në NATO
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni që sot, kur shënojmë një vit prej anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në Organizatën e Traktatit të Atlantikut-Verior - NATO, të shpreh urime të sinqerta ndaj Jush, ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndaj të gjitha qeverive të kaluara dhe faktorëve poltikë, dhe gjithsesi, ndaj garniturave politike aktuale, pa marrë parasysh nëse janë në pushtet apo opozitë, sepse secili prej tyre, në fushëveprimin e vet, e dha mbështetjen e vet dhe kishte pjesë në statusin që e kemi dhe e gëzojmë sot, gjegjësisht vendi anëtar i 30-të i aleancës më të fuqishme ushtarako-politike, ombrellë e sigurt dhe rojtar i sigurisë së qytetarëve tanë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut.