E mërkurë, 26 gusht 2020
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e 110-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë
Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, kur e shënojmë 110 vjetorin e ditëlindjes së Nënës Terezë, simbolit të humanizmit të pafund, simbolit të dashurisë ndaj njeriut, kujdesit dhe ndjeshmërisë ndaj të sëmurëve, të varfërve dhe jo aq fatmirëve në jetë, këtu, para kësaj pllake përkujtimore që simbolizon themelet e shtëpisë së lindjes së kësaj shqiptareje mbarë të respektuar, të ndaj dhe shpreh me gjithë ju të pranishëm këtu, ndjenjën e mburrjes së sinqertë që jam pjesë e këtij tubimi.