E mërkurë, 3 mars 2021
Shkëmbimi global i HDP-së: Përforcimi, fuqizimi dhe integrimi i pjesëmarrjes së femrave në parlamentet
Deputetet Arta Bilalli-Zendeli, Lolita Ristova dhe Marija Petrushevska morën pjesë në Shkëmbimin global të HDP-së: Përforcimi, fuqizimi dhe integrimi i pjesëmarrjes së femrave në parlamentet. Ky shkëmbim i përvojave të deputeteve nga Gambia, Gjeorgjia, Armenia, Liberia, Kenia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina u organizua nga Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së (HDP) dhe Instituti Demokratik Nacional (NDI).