E hënë, 6 dhjetor 2021
NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “SHËN KLIMENTI I OHRIT“
Më 8 dhjetor 2021 (e mërkurë), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit” do ta ndajë çmimin shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2021 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.