Ish-zëvendëssekretarët e përgjithshëm

Genci Muharemi

Vesna Stoimenovska

Sandre Nonkulovski

Afet Mamuti

 

 

 

MR. MARIJANA KACARSKA 



Të dhënat personale

Datëlindja: 28.05.1985
Email: m.kacarska@sobranie.mk

Arsimi

  • 2007/08 -2013 - Master në sferën e të drejtës ndërkombëtare dhe politikës ndërkombëtare - Fakulteti juridik "Justiniani i parë", Shkup; 
  • 2003/04 -2007 - Juriste e diplomuar - Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", Fakulteti juridik "Justiniani i parë", Shkup, Republika e Maqedonisë; 
  • 1999- 2003 - SHMK "Jane Sandanski", Strumicë, Gjimnazi matematiko-natyror; 

Certifikatat

  • Dhjetor 2013 - Certifikatë për provimin e dhënë të jurisprudencës;
  • Mars 2014 - Certifikatë për provimin e dhënë të noterisë;
  • Prill 2014 - Certifikatë për provimin e dhënë për përmbarues;

Përvoja e punës

  • Janar 2010- gusht 2014, shtator 2015 - në rrjedhë- Këshilltare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
  • Gusht 2009- dhjetor 2009 -Asistente financiare dhe administrative në Institutin për Demokraci parlamentare (IDP), Shkup;
  • Shkurt 2009 –gusht 2009 - Asistente programore në Institutin demokratik nacional (NDI) programi Maqedonia;
  • Tetor 2007 - shkurt 2009 - Praktikante e avokatit në zyrën e avokatit në Strumicë; 

Botimi

  • Autore e librit "Lustrimi në vendet e Evropës Juglindore“  ISNB 978-9989-177-24-8

Ndërprerja e funksionit të seancës së 13-të të mbajtur më 22.9.2020

 

 

ANGJELLOVSKI VJEKOSLLAV

 

 

 

 

Ka lindur më 22.01.1952 në Ohër – Maqedoni. Maqedonas. Juristi i diplomuar – Fakullteti Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup.

PËRVOJË PUNE

  • 1983 – 1984, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë – praktikant
  • 1984-1988, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë–bashkëpunëtor profesional
  • 1988-2009, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë–sekretari i Komisionit për arsim, shkencë dhe kulturë, Komisionit për punë dhe politikë sociale, Komisionit për politikë të brendshme dhe siguri, Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, Komisionit për sistem politik, Komisionit për zgjedhje dhe emërime,
  • Udhëheqës i Seksionit për legjislacion nga sfera e sistemit politik dhe veprimtarive publike – Sektori për legislacion,
  • Udhëheqës i Seksionit për çështje normative-juridike–Sektori i sekretarit të përgjithshëm,
  • Udhëheqës i Seksionit për legjislacion nga sfera e sistemit ekonomik–Sektori për legjislacion,
  • Zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

AKTIVITETE PLOTËSUESE

  • 1994-1998, zëvendës-sekretar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë
  • 1994-2003, sekretar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë
  •  Zgjedhje të mbajtura për kryetar të shtetit të Republikës së Maqedonisë në vitet 1994 dhe 1999 – zgjedhje për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë 1994, 1998 dhe 2002 – zgjedhje lokale për anëtarë të këshillit dhe kryetarë të komunave 1996 dhe 2000

Ndërprerja e funksionit të seancës së 82-të të mbajtur më 28.1.2018

 

 

 


Genci Muharemi

 

 

 

I lindur më 20 korrik 1981 në Strugë. Shqipëtar, Jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe të noterisë. Njohës i gjuhës angleze dhe pjesërisht i asaj italiane.

Përvojë pune:

  • 2005-2006 Aktivitete ne sektorin joqeveritar
  • 2006-2007 Këshilltar për Zhvillim Lokal në kuadër të Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal pranë UNDP-së Strugë
  • 2007-2009 Analist kredie në kuadër të ProCredit Bank - Strugë
  • 2009-2010 Realizim të projektit në kuadër të Sektorit Juridik të EVN-s
  • 2010 - Zëvendëssekretar i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të RM-së
Ndërprerja e funksionit të seancës së 114-të të mbajtur më 24.8.2016

 

 

 

VESNA STOIMENOVSKA

 

 

 

 

E lindur më 16.3.1982 në Shkup. Maqedonase.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik Justinian I, në sferën e studimeve politike, ndërsa në vitin 2006 ndjek studimet pasuniversitare në sferën e të drejtës ndërkombëtare dhe politikës ndërkombëtare. Mbron temën e magjistraturës "Përvoja nga diplomacia preventive - Misioni i UNPREDEP në Republikën e Maqedonisë" dhe merr titullin magjistër në sferën e politikës ndërkombëtare.  

Në fund të vitit 2011 në Fakultetin juridik pranë Universitetit "Shën  Cirili dhe Metodi" - Shkup e paraqet disertacionin e doktoraturës me titull "Politika dhe e drejta":  Marrëdhëniet greko-maqedonase nga Raporti i Badenterit në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë", me çka bëhet kandidate për doktor në sferën e shkencave politike.

Në periudhën e vitit 2002-2004 punon si vullnetare në sektorin joqeveritar. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 angazhohet si bashkëpunëtore profesionale në Lidhjen demokratike. Nga viti 2011 në kuadër të ISLLAA merr pjesë në përpunimin e projektit në më shumë sfera, të cilat kanë karakter edukativ për të rinjtë dhe liderët e ardhshëm.

Ka marr pjesë në më shumë seminare, konferenca dhe trajnime. Paralelisht me hulumtimin për nevojat e disertacionit të doktoraturës, angazhohet në temat nga sfera e politikës ndërkombëtare, diplomacisë, nacionalizimit, zgjidhjes paqësore të kontesteve, ruajtjes së paqes ndërkombëtare dhe sigurisë - si problematikë e shoqërisë dhe udhëheqësisë moderne.

Flet gjuhën angleze, ndërsa shërbehet me frëngjishten dhe spanjishten.

Ndërprerja e funksionit të seancës së 108-të të mbajtur më 6.7.2016

 

 

SANDRE NONKULLOVSKI

 

 

 

 

 

Ekonomist i diplomuar, mgjistër i shkencave ekonomike, Fakulteti Ekonomik – Shkup

Përvojë pune:

  • Instituti për sizmologji, 1972-1976;
  • Shërbimi për kontabilitet shoqëror - Centrali, 1977-1979;
  • Fabrika “Makedonski folklor” Shkup, 1980-1983;

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga 1984:

  • Këshilltar,
  •  Këshilltar i pavarur,
  •  Udhëheqës sektori,
  • Ndihmës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit,
  •  Këshilltar shtetëror,
  • Zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit

Ndërprerja e funksionit të seancës së 20-të të mbajtur më 16.01.2012

 

 

AFET MAMUTI

 

 

 

 

Ka lindur më 12.11.1975 në Tetovë. Ka kryer gjimnazin ,,Kiril Pejçinoviq’’ – Tetovë, kurse ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Studimet pasuniversitare për magjistraturë i regjistroi në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës në degën e së drejtës civile. Më 27 shtator 2007 mbrojti punimin e magjistraturës në Universitetin e Tiranës ku mori titullin magjistër i shkencave juridike – dega civile. Në vitin akademik 2008/09 i regjistroi studimet për doktoraturë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin juridik civil. Prej 1 tetor 2003 punon si asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, kurse nga viti akademik 2009/2010 është angazhuar ligjërues i lëndëve nga sfera e së drejtës civile në Fakultetin Juridik në USHT.

PËRVOJË DHE KUALIFIKIME TJERA PROFESIONALE 

  • Në nëntor të vitit 2006 nga Këshilli arsimor-shkencor i Fakultetit Juridik është zgjedhur u.d. prodekan për çështje studentore.
  • Në vitin 1999 punoi në Organizatën joqeveritare amerikane IMC (International Medical Corps).
  • Në vitin 2004 ishte i angazhuar ligjërues në Shkup në Qendrën për trajnim të punonjësve administrativë nga Programi i UE-së, Pace I dhe Pace II, të financuar nga British Council.
  • Në vitin 2005 gjithashtu ishte i angazhuar nga British Council ligjërues në Qendrën për trajnim të përkthyeseve për gjykata dhe administratë shtetërore në Shkup për lëndët juridike.
  • Ka qenë nënkryetar i Komisionit për çështje të mandatit, zgjedhjeve dhe emërime pranë Këshillit komunal në Tetovë 2005-2009.
  • Në vitin 2005 ka ndjekur kursin e gjuhës angleze në Oxford House College, në Oksford në Angli.
  • Më 25 gusht 2008 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u zgjodh zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, funksion të cilin vazhdon ta kryejë edhe sot.
  • Nga 19-30 tetor 2008 ka marrë pjesë në Uashington në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit Amerikan në trajnim të organizuar nga House Democracy Assistance Commission (HDAC).

 

Click