KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 22 qershor 2017 

Deputeti Grubi u takua me euroambasadorin Zhbogar

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, sot në Kuvend u takua me euroambasadorin Samuel Zhbogar. 

Deputeti Grubi dhe euroambasadori Zhbogar biseduan për sfidat reformuese për Maqedoninë në pajtim me pritjet në Bruksel, BE dhe NATO, sfidat e Komisionit për Çështje Evropiane në lidhje me dinamikën ambicioze të agjendës së re reformuese bashkë me përkushtimin për integrimin e vendit në NATO dhe BE. 

Deputeti Grubi e njoftoi z. Zhbogar për prioritetet e Komisionit të cilin e ai e udhëheq në Kuvend dhe i cili, gjithashtu, përfshin numër të madh të debateve publike për të gjitha çështjet reformuese me përfshirje të të gjithë deputetëve, shoqërisë civile, mediave, komunitetit ndërkombëtar. 

Grubi e shprehu përkushtimin e tij bashkërisht me deputetët tjerë, shoqërinë civile dhe Qeverinë të përkushtohen në realizimin e reformave. 

Sundimi i të drejtës, barazia ndërmjet qytetarëve në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit, integrimi euroatlantik urgjent si dhe mirëqenia sociale janë shtylla e shumicës së re të reformave. 

Deputeti Grubi theksoi se është në pritje miratimi i Udhërrëfyesit nga ana e Qeverisë, ndërsa e potencoi edhe nevojën për miratimin e një rezolute gjithëpërfshirëse nga ana e Kuvendit për mbështetjen e reformave dhe integrimit në BE. 

a

Na ndiqni në:

Click