KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 4 qershor 2017 

Takimi i deputetit Dimitriev me znj. Manzhen

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, sot realizoi takim pune me drejtoreshën e Evropës kontinentale pranë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, znj. Florans Manzhen. 

Në takimin u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës dhe u riafirmuan pozitat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

Në pritje për t'u formuar trupat punues për bashkëpunim parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, u theksua nevoja e ndërsjellë për integrim sa më të shpejtë të rajonit, për intensifikim të bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit, për prezencë dhe ndihmë të vendeve anëtare të BE-së në ballafaqimin me krizën e migrantëve etj. 

Kryesuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme, Emil Dimitriev, shprehu qartë qëndrimin se Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në prioritetet e saj të larta - anëtarësimi në BE dhe NATO. 

Drejtoresha e Evropës Kontinentale pranë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, znj. Florans Manzhen, shprehu mbështetje të fuqishme nga ana e Republikës së Francës në prioritetet e Republikës së Maqedonisë në lidhje me proceset eurointegruese. 

a

Na ndiqni në:

Click