KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 4 korrik 2017 

Takimi i deputetit Grubi me ambasadorin Reka 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, realizoi takim me ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, z. Fatos Reka, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Deputeti Grubi dhe ambasadori Reka biseduan për situatën politike në vend dhe në rajon, reformat sistemore, si dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Deputeti Grubi i uroi ambasadorit Reka për zbatimin e mirë të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe u shpreh i bindur se, prej këtij momenti, Tirana mund të pres marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e në këtë kontekst, pret se në fund të këtij viti, Brukseli zyrtar do ta kthej rekomandimin e pakushtëzuar për Maqedoninë. 

Ambasadori Reka e theksoi mbështetjen e plotë për aspiratat integruese të Maqedonisë edhe si fqinj, edhe si anëtare e NATO-s, do ta mbështesë rrugën e Shkupit drejt Brukselit. 

Deputeti Grubi, gjithashtu, foli edhe për aktivitetet në Kuvend, si dhe rreth obligimeve të Komisionit për Çështje Evropiane në drejtim të zgjidhjes urgjente të reformave. 

Në këtë aspekt, Grubi u shpreh i kënaqur se Komisioni unanimisht dhe me pëlqim të plotë e miratoi Konkluzionin që Kuvendi të miratojë Deklaratë për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian që paraqet shtyllë dhe pikë fillestare të reformave. 

Grubi dhe ambasadori Reka biseduan edhe rreth marrëdhënie ndërfqinjësore dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në pajtim me Kushtetutën e vendit në lidhje me barazinë gjuhësore.  

a

Na ndiqni në:

Click