E premte, 26 janar 2018
TAKIMI I PËRFAQËSUESVE TË INSTITUCIONEVE SHKENCORE TË UCM
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Atanasov mbajti takim me përfaqësuesit e institucioneve shkencore nga universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", Instituti ekonomik, Instituti i inxhinierisë së tërmetit dhe inxhinierisë së sizmologjisë, Instituti i hulumtimeve sociologjike dhe politike-juridike, Instituti i blegtorisë dhe Instituti i bujqësisë.
Në takimin temë bisedimi ishte ligji i ri i paralajmëruar për arsimin e lartë, që pritet së shpejti të hyjë në procedurën e Kuvendit, pjesët e ligjit që kanë të bëjnë me institutet shkencore si dhe gjendjet në fushën e shkencës dhe veprimtarisë shkencore-hulumtuese.
Në lidhje me ligjin e paralajmëruar për arsimin e lartë përfaqësuesit e institucioneve shkencore theksuan se këto anëtarë të universitetit duhet ta mbajnë pozitën që e kanë pasur deri më tani si njësi të universitetit, të rregullohet struktura e institucioneve shkencore, si dhe të punojë në avancimin e veprimtarisë shkencore.
Në veçanti u diskutua për gjendjen e punës shkencore-hulumtuese dhe rregullimin me zgjidhje të reja ligjore, për nevojën për investime në arsimin e lartë dhe kontroll më të madh të cilësisë në veprimtarinë arsimore të cilat arsimin tonë do ta përafrojnë me standardet evropiane.
U theksua nevoja për debat publik gjatë miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore në këtë sferë.