Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 28 nëntor 2012

PRANIMI I AMBASADORES SË REPUBLIKËS SË GREQISË, ZNJ.ALEKSANDRA PAPADOPOLLU NGA ANA E KRYETARIT VELJANOSKI NË VIZITËN E LAMTUMIRËS

Në takimin u shpresua se në Samitin e kryetarëve të parlamenteve i cili në maj të vitit të ardhshëm duhet të mbahet në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, me të cilin kryeson Republika e Maqedonisë, do të realizohet takim ndërmjet të dy kryetarëve të parlamenteve, z.Veljanoski dhe z.Meimarakis

më shumë...



E enjte, 1 nëntor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RAPORTUESIN E KOMISIONIT MONITORUES TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z.ROBERT VALLTER

Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi se përmbushja e detyrimeve ndaj Këshillit të Evropës është rëndësishme për krijimin e një shoqërie demokratike, ndërsa rekomandimet e Këshillit të Evropës për Republikën e Maqedonisë, të cilëve RM-ja u kushton vëmendje të madhe, gjithmonë janë shprehje e përkrahjes për zhvillim demokratik

më shumë...



E premte, 26 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SERBISË, Z.TOMISLLAV NIKOLIQ

Duke vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet shteteve si shumë të mira, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi se ato janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe ekziston interes i ndërsjellë për zhvillimin e tyre në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore në të gjitha nivelet dhe sferat. Ajo jo vetëm që është në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve tanë, por jep kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe perspektivës së tij euroatlantike. 

më shumë...



E mërkurë, 17 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË HUNGARISË, DR.LLASLLO KOVER

Para fillimit të bisedimeve zyrtare, kryetari i Parlamentit të Hungarisë, dr.Llasllo Kover, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanoski, vendosi kurorë në Përmendoren e heronjve të rënë dëshmorë për Maqedoninë

më shumë...



E mërkurë, 9 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSKRYEMINISTRIN NJËHERAZI EDHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SLOVAKISË, Z.MIROSLLAV LLAJÇAK

Në vigjilje të Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Veljanoski theksoi se pret përsëri që për së katërti herë të merr rekomandim nga Komisioni Evropian, për fillimin e negociatave, duke shpresuar se kah fundi i vitit, aty në dhjetor, përfundimisht BE-ja do të caktojë datë për fillimin e negociatave. Ai potencoi se opinioni publik në përqindje të madhe është i përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe se qëllimi kryesor strategjik për Republikën e Maqedonisë është integrimi i saj i plotë në NATO dhe BE

më shumë...



E martë, 9 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË, Z. PAVOL PASHKA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë, znj.Sonja Mirakovska realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, z.Pavol Pashka.  

më shumë...



E enjte, 20 shtator 2012

KRYETARI VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NË STRAZBURG

Kryetarët e parlamenteve të 47 vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës, shteteve mbikëqyrëse dhe fqinje, si dhe kryetarët e asambleve ndërparlamentare, do të organizojnë mbledhje më 20 dhe 21 shtator në Strazburg. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të udhëhiqet nga kryetari i dhomës legjislative, z. Trajko Veljanoski

më shumë...



E hënë, 17 shtator 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. SHTEFAN FILE, KOMISAR EVROPIAN PËR ZGJERIM DHE POLITIKË FQINJËSORE EVROPIANE

Duke shprehur kënaqësi nga takimi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi se Kuvendi, vazhdon të tregojë kapacitet institucional në përgjigjen dhe realizimin e të gjitha obligimeve të cilat dalin nga Dialogu aderues i nivelit të latë me Bashkimin Evropian. 

më shumë...



E enjte, 13 shtator 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZNJ.XHEJN ARMETIXH

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me drejtorin e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, znj.Xhejn Armetixh dhe drejtoreshën e Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë, znj.Lilija Burnquk

më shumë...



E martë 11 shtator 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T. JOZEF AMRANI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Izraeli kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në nivel politik, por edhe gjithmonë ekziston mundësia për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. 

më shumë...