Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E shtunë, 1 shkurt 2014

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues dhe media,

Me lejoni t'ju njoftoj se në pajtim me obligimin kushtetues të cilin e kam si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në pajtim me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen zgjedhjes së kryetarit të Republikës së Maqedonisë.

Dispozita kushtetuese parasheh se zgjedhja e kryetarit të Republikës së Maqedonisë bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të kryetarit paraprak.  Duke e pasur parasysh se më 20 prill është festa e madhe krishtere - Ringjallja e Krishtit, duke i respektuar ndjenjat e të gjithë besimtarëve të fesë krishtere dhe duke mbajtur konsideratë që atëherë të mos jetë as rrethi i parë e as i dyti, vendosa që zgjedhja e kryetarit të Republikës së Maqedonisë të jetë më 13 prill 2014.

Aktvendimi për shpalljen e zgjedhjes do t'i dorëzohet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë, si organ për realizimin e zgjedhjeve, si dhe do t'i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë. 

Dëshiroj të shpreh kënaqësi nga miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, për të cilat patën qëndrime të harmonizuara edhe pushteti edhe opozita.  Hymë në procesin zgjedhor në të cilin rregullat e përcaktuara janë pranuar nga të dyja palët, me ç'rast pres që këto rregulla të respektohen, të tregojmë pjekuri demokratike dhe në atmosferë të qetë dhe demokratike qytetarët të vendosin ashtu siç mendojnë ato.

I thërras të gjithë pjesëmarrësit, që me shumë përgjegjësi dhe ndërgjegje t'i respektojnë dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe në mënyrë më dinjitoze të tregojmë se qëllimi ynë i përbashkët primar është prosperiteti i Republikës së Maqedonisë. 

Ju faleminderit.  

 
a

Na ndiqni në: