ZGJERIMI I BASHKIMIT EVROPIAN
1.7.2013 Kroacia hyn në BE. Pas Sllovenisë, Kroacia është vendi i dytë nga ish-Jugosllavia që hyn në BE.
1.1.2007 Rumania dhe Bullgaria hyjnë në BE.
1.5.2004 Zgjerimi më i madh i BE-së me dhjetë vende të reja: Çekia, Estonia, Qiproja, Letonia, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia.
1.1.1995 Zgjerimi i katërt - Austria, Finlanda dhe Suedia hyjnë në BE.
1.1.1986 Spanja dhe Portugalia bëhen anëtarë të BE-së.
1.1.1981 Greqia hyn në BE.
1.1.1973 Zgjerimi i parë - Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar hyjnë në BE, duke e çuar numrin e vendeve anëtare në nëntë.
1.1.1958 Themeluesit e BE-së. Organizata e themeluar në vitin 1957, e njohur tani si Bashkimi Evropian, fillimisht kishte gjashtë anëtarë: Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Luksemburgun dhe Holandën.