Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 23 tetor 2013

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 23 TETORIT - DITA E LUFTËS REVOLUCIONARE MAQEDONASE

Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Të dashur miq,

Ideali më i fuqishëm i Maqedonisë është ideali i VMRO-së!
Ai motivon!
Inkurajon!
Paralajmëron!
Dëshmon!
Në këtë ideal është skalitur gjithë esenca e ekzistimit dhe veprimit tonë si personalitete, por edhe si popull me traditë biblike.
VMRO-ja është fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje lidhur me Maqedoninë dhe me Maqedonasit. 

Ai ideal, duke u ngritur mbi kohën, mbi vitet dhe mbi shekujt, u bë konstantë universale e cila barazisht e definon edhe të kaluarën tonë.
Edhe kohën e tashme.
Edhe kohën e ardhshme.
VMRO-ja e definon vlerën e çdo gjëje që është kombëtare, e lashtë, maqedonase dhe gjithçka që ka qenë dhe do të jetë!
Kur e përmendim VMRO-në, paralelisht mendojmë edhe për shekullin 19, 20 dhe 21.
Gjithashtu përkujtojmë edhe Kryengritjen e Ilindenit dhe KAÇKM-in!
Edhe 8 shtatorin e vitit 1991!
Me emocion të njëjtë i festojmë veprat e komitëve! Edhe të partizanëve. Edhe të komunistëve. Edhe te antikomunistëve.
Shkurtimisht! Kur përmendet VMRO-ja nënkuptohen të gjithë Maqedonasit atdhetarë, si dhe të bëmat e tyre heroike të skalitura në alenë e kolosëve në Atdheun tonë!

Të nderuar,
Sot festojmë 120 vjetorin e VMRO-së dhe me krenari themi se VRMO-ja e ka tejkaluar kohën, duke u bërë pjesë e pashmangshme e të gjitha turbullirave tona nacionale.
VMRO-ja i tejkaloi gjeneratat, njëkohësisht duke u bërë pjesë përbërëse e betejave të mijëra luftëtarëve për Maqedoni të pavarur dhe autonome që nga vitet e hershme e gjer më sot, por edhe në të ardhmen.
VMRO-ja do të na tejkalojë edhe ne, duke u dhënë kuptim ideologjik dhe të çmuar të gjithë luftëtarëve maqedonas në kohërat që vijnë.
VMRO-ja do të tejkalojë gjithçka përveç Maqedonisë!
VMRO-ja do ta fitojë çdokënd me përjashtim të Maqedonasve!
VMRO-ja do të falë gjithçka përpos tradhtisë ndaj Atdheut!
Dëshmi për këtë është edhe domethënia aktuale e parullës nën të cilën luftuan gjenerata maqedonase. 
Fjalët "JA VDEKJE, JA LIRI" shënojnë luftën e paepur për ATDHE TË PAVARUR. 
Kjo moto do të thotë dëshirë për një të nesërme më të mirë, që do të lind pas FITORES SË KORRUR.
Përfundimisht, këto fjalë janë edhe porosi për të gjithë miqtë se IDEALET MAQEDONASE NUK JANË, AS QË DO TË JENË NDONJËHERË LËNDË E TREGTISË OSE KOMPROMISIT.
Ideja e cila qëndron pas katër shkronjave të shenjta nuk lë hapësirë për kalkulim.
Ideja e VMRO-së, na i tregon rrugën e vetme të drejtë.

Ajo është rrugë me GJEMBA!
Ajo është rrugë e NGUSHTË!
Në atë rrugë do të ballafaqohemi me shumë SFIDA TË VËSHTIRA!
Por, rrugë tjetër alternative për ne maqedonasit nuk ekziston.
Duhet doemos ta kalojmë këtë rrugë deri në fund!
Ajo është rruga e vetme e suksesit ekuivalente me përjetësinë!
Për maqedonasit ide tjetër të vlefshme kundruall idesë së VMRO-së - NUK KA!
VMRO-ja ishte SHPRESA për popullin e robëruar maqedonas në periudhën e Perandorisë otomane.
VMRO-ja ishte DIELLI në fund të tunelit të errët të terrorit dhe kërcënimeve ndërmjet të dyja luftërave botërore.
VMRO-ja ishte IDEJA nga e cila absorbonin forcë gjenerata patriotë maqedonas gjatë pushtetit komunist pas Luftës së dytë botërore.
VMRO-ja ishte BUSULLA e cila na udhëhiqte kur e shpallëm pavarësinë e shtetit maqedonas pas shpërbërjes së Jugosllavisë Socialiste.
Përfundimisht, sot, kur jemi në vendin tonë, pikërisht VMRO-ja ËSHTË KËTU TË NA PËRKUJTOJË SE BETEJA JONË E ARDHSHME ËSHTË ZHVILLIMI I ATDHEUT TONË!

Te dashur miq,
Idetë e VMRO-së janë gjithëpërfshirëse!
Ato nuk e ndajnë askënd! Përkundrazi! Ato fuqimisht na bashkojnë!
Ato nuk njohin as komb, as fe.
Uniteti i Maqedonisë dhe uniteti ndërmjet të gjithëve është thelbi i VMRO-së.
Gëzohem që sot populli maqedonas me gjithë zemër qëndron pas festimit të 23 tetorit.
Sepse 23 tetori është thirrje për t'ia zgjatur dorën njëri-tjetrit dhe të LUTEMI për Maqedoninë!
23 tetori është thirrje për tejkalimin e stereotipave politike te një pjesë e qytetarëve. 
23 tetori është thirrje që të qëndrojmë të gjithë nën flamurin e Maqedonisë.
Ashtu siç i shohim në Muzeun e VMRO-së veprat e të gjithë personaliteteve të famshëm të kaluar me ideologji të ndryshme, ashtu edhe sot kemi për obligim bashkërisht t'i korrim betejat e mëdha vijuese për Atdheun tonë. 
23 tetori është festë edhe për Shqiptarët, edhe për Turqit, edhe për Romët, edhe për Serbët dhe për Vllahët, edhe për Boshnjakët dhe për të gjithë të tjerët - E JO VETËM PËR MAQEDONASIT.
Edhe për LSDM-në dhe partitë tjera, e jo vetëm për VMRO-DPMNE!
23 tetori është dita e cila është simbol i të gjithë përfitimeve demokratike.
Simbol i dëshirës për bashkëjetesë!
Edhe i motivit për unitet!

Të nderuar miq,
Gjithë lufta e luftëtarëve të Ilindenit pasqyrohej në moton "URRA, PËR MAQEDONI AUTONOME"!
Në këtë moto mund ta ndjejmë edhe sot vendosmërinë dhe vetëflijimin e komitëve dhe vojvodëve që i dhanë jetët e tyre në altarin e Atdheut.
Ato, heronjtë tanë kombëtarë, përfshirë edhe partizanët, luftuan për asgjë tjetër përveç PËR MAQEDONINË!
Këto njerëz u larguan nga rehatia e jetës së përditshme, për asgjë tjetër, vetëm për ta çliruar vendin i cili quhet MAQEDONI.
Gjeneratat që i trashëguan, u ballafaquan me okupatorët e rinj për KRIJIMIN E SHTETIT MAQEDONAS!
Edhe lufta jonë e sotme fillon dhe mbaron, me asgjë tjetër, POR VETËM me fjalën MAQEDONIA.
VMRO-ja është Maqedoni!
MAQEDONIA është VMRO!
Nëse kjo është kështu, atëherë pyes publikisht KUSH KA TË DREJTË TË JAPË DORËHEQJE NGA GJAKU I LUFTËTARËVE TË ILINDENIT OSE NGA GJAKU I PARTIZANËVE QË HUMBËN JETËN PËR MAQEDONINË?!
Vallë një personalitet i zgjedhur për ndonjë pozitë, guxon bile edhe të mendojë se për këtë popull dhe për këtë shtet ekziston emër tjetër përveç MAQEDONISË?!

Vallë nuk ka ndokush që i bren ndërgjegjja për lotët e nënave maqedonase që vuajtën bashkë me djemtë e tyre-luftëtarë, NËSE MENDON BILE EDHE PËR NJË ÇAST, SE EKZISTON ALTERNATIVË PËR EMRIN MAQEDONI?
Kush është ai burrë ose ajo grua, qoftë edhe lider i partisë, bartës i ndonjë funksioni ose anëtar i zakonshëm, që do të kishte thënë se duhet të nënshtrohemi ose ta ndërrojmë emrin, e që nuk do të dënohet nga ky popull?
Kush janë ato njerëz, të nderuar të pranishëm?
T'i përmendim me emër dhe mbiemër që të jehojnë si monument i pikëlluar nëpër shekujt!
Dhe të paralajmërojnë sesi ky vend i shenjtë nuk duhet të keqtrajtohet!

Të dashur miq,
MAQEDONI është fjala e cila i ka udhëhequr luftëtarët për Maqedoni të pavarur!
Ajo fjalë na udhëheq edhe ne në betejat që i sjell kjo erë!
Maqedonia ka qenë dhe do të jetë vetëm Maqedoni!
Populli maqedonas ka qenë dhe do të jetë pikërisht MAQEDONAS, ngjashëm me gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë!
NUK KA ZGJIDHJE TJETËR!
NUK KA OPSION TJETËR!
Populli nuk i ka dhënë askujt mandat që të premtojë nëpër metropolet botërore ndryshim të emrit!
Por, populli na ka dhënë mandat të punojmë për interesat e Maqedonisë.
Në këtë rrugë do të jemi ende më të suksesshëm nëse jemi të bashkuar!
Këtë betejë do ta korrim nëse, në vend që opozita ta akuzojë Maqedoninë nëpër media të huaja, ajo ta përkrahë Qeverinë në mbrojtjen e emrit në mediat e vendit.
Këtë barrierë do ta kalojmë, kur në vend që ta spiunojmë vendin tonë, ta mbrojmë atë bashkë me njerëzit të cilët edhe e bëjnë këtë momentalisht!
DUHET DOEMOS TA BËJMË KËTË HAP CIVILIZUES!
OPOZITA DUHET DOEMOS TË KUPTOJË SE EKZISTOJNË BETEJA TË CILAT DUHET T'I UDHËHEQIM BASHKËRISHT.
Pikërisht ajo është beteja për mbrojtjen e emrit tonë kushtetues dhe identitetit tonë.

E ZGJAS DORËN NGA KJO FOLTORE!
JU FTOJ TË HAPNI NJË FAQE TË RE.
Në vend që të kërkoni përkrahje nëpër metropole të huaja duke premtuar si kompensim ndryshim të emrit, ju ftoj që të kërkoni përkrahje nga populli duke qëndruar bashkë me ne në mbrojtje të emrit.
T'U LËMË SHEMBULL TË MIRË GJENERATAVE TË ARDHSHME.
T'u tregojmë sesi me bashkim dhe bashkëpunim i kemi tejkaluar të gjitha sfidat.
T'u tregojmë se nuk është për t'u habitur as që është diçka e pazakonshme që pushteti dhe opozita të punojnë bashkë, të unifikuar, për të mirën e Maqedonisë. Njëjtë sikur komunistët dhe antikomunistët të cilët gjatë Luftës së dytë botërore luftonin bashkë për Maqedoni të pavarur.
Zonja dhe zotërinj,
Çmimin që e paguajmë për shkak të politikës joprincipiele dhe joevropiane të Greqisë është i madh, por ne si popull dhe si shtet kemi përballuar edhe situata më të vështira.
Kemi fuqi.
Do të luftojmë dhe do të korrim sukses.
Deri në fund!
Do të fitojmë!
Por, deri atëherë duhet durueshëm dhe vendosmërisht të ballafaqohemi me sprovat!
Dhe t'i tejkalojmë!
Edhe këtë vit, si edhe vitet e kaluara, Komisioni Evropian e dorëzoi raportin e saj për progresin e Maqedonisë.
Edhe këtë vit, si edhe vitet e kaluara, BE-ja qartë tha se ky shtet ka fuqi dhe kapacitet të ballafaqohet me problemet dhe se duhet t'i fillojmë negociatat për anëtarësim.
POR, EDHE SOT, NJËJTË SI DJE, GREQIA PËRSËRI DO TA PËRDORË VETON!
Edhe sot, si dje, fqinji ynë jugor përsëri do ta shfrytëzojë pozitën që të na bllokojë edhe njëherë të mos hapërojmë përpara drejt familjes evropiane.
Por, atë që nuk mund ta bëjë as Athina, as Brukseli ËSHTË SE NUK MUND TË NA PENGOJË PËR TË PUNUAR PËR NJË TË NESËRME MË TË MIRË.
Askush nuk mund të na pengojë për ta reformuar shtetin.
Askush nuk mund të na pengojë për ta përmirësuar ekonominë.
Askush, e më së paku Greqia, nuk mund të na pengojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë sipas modeleve të shteteve të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian.
Greqia mund të tentojë të pengojë gjithmonë, por kjo gjeneratë- udhëheqës politik do të vazhdojë me rritëm ende më të ashpër të hapë vende të reja pune, të sjellë investime të huaja, të ndërtojë rrugë dhe hekurudha, ta zhvillojë turizmin, ta përmirësojë shëndetësinë dhe arsimin dhe të ndajë më shumë subvencione për bujqit!

Të dashur miq,
Trashëgiminë e çetave dhe aradheve të famshme partizane dhe të ilindenit, sot me krenari e ruan Armata e Republikës së Maqedonisë.
Ushtarët tanë, krah për krah me ushtritë aleate të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara Amerikane japin kontribut aktiv në promovimin e paqes dhe sigurisë botërore.
SOT MAQEDONIA ËSHTË EKSPORTUESE E PAQES.
Sot ushtria jonë participon në vendosjen e demokracisë në mbarë botën.
Ushtarët tanë si pjesë e ushtrive të NATO-s luftojnë aktivisht për ruajtjen dhe avancimin e VLERAVE TË CIVILIZIMIT TË EVROPËS PERËNDIMORE.
Megjithëse jemi të bllokuar nga Greqia lidhur me anëtarësimin në NATO, prapëseprapë marrim pjesë aktive në këto procese botërore.
Idetë e NATO-s janë komplementare me idetë e VMRO-së.
Liria është vlerë e përbashkët, njëjtë si edhe demokracia, paqja dhe solidariteti.
Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të ruajtjes së këtyre vlerave.

Zonja dhe zotërinj,
Liderët tanë kombëtarë na kanë lënë amanet se në rrugën deri te qëllimi kombëtar duhet të vazhdojmë duke ndërtuar ura bashkëpunimi.
Duhet doemos t'ia falim njëri-tjetrit dhe të bashkohemi për të mirën e Maqedonisë.
Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë mbetem i përgatitur që bashkë me kolegët tanë deputetë, të punoj akoma më fuqishëm në projektin për ndërtimin e Maqedonisë Evropiane.
Kuvendi ka qenë dhe do të jetë arenë në të cilën do të këmbejmë ide në frymën e të qenët konstruktiv dhe në frymën e demokracisë.
Kuvendi mbetet të jetë institucion në të cilin dominojnë vlerat e përbashkëta.
Të bashkuar të gjithë edhe në të ardhmen duhet të vazhdojmë së luftuari për një qëllim të shenjtë që del nga katër shkronjat e shenjta të VMRO-së.
Edhe pushteti!
Edhe opozita!
Edhe maqedonasit, por edhe shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët, serbët, vllahët dhe të gjithë të tjerët.
NË ARRITJEN E ATIJ QËLLIMI ARMIQ TANË JANË VETËM ATO QË NUK IA MENDOJNË TË MIRËN MAQEDONISË.

Po, megjithëse ekzistojnë dallime politike te ne, besoj se ajo që na bashkon është dashuria ndaj Maqedonisë!
Ajo është dashuri e sinqertë e cila në formën më të pastër e mban në vetvete këtë ditë kushtuar VMRO-së.
TA FESTOJMË SË BASHKU DITËN E VMRO-së. TA SHËNOJMË SË BASHKU 120 VJETORIN E VMRO-së.
Ajo është ditë për të gjithë ne. Edhe për pushtetin.  Edhe për opozitën.
Ajo është dita e pajtimit dhe e unitetit.
Ajo është dita për të gjithë ne që ia mendojmë të mirën Maqedonisë.
Bashkërisht të marrim shembull nga këto katër shkronja të shenjta dhe vazhdimisht të përkujtojmë madhështinë e të bëmave të heronjve për Maqedoninë.
Nëse veprojmë kështu, edhe Zoti do të na ndihmojë dhe do të na japë fuqi.

Qofshi shëndoshë e gjallë.

Letë të jetë i përjetshëm monumenti i VMRO-së.

Urime 23 Tetorin!

Rroftë Maqedonia!

Ju faleminderit.

Click