Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E hënë, 7 shtator 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 8 SHTATORIT - DITA E PAVARËSISË 

I nderuar president i Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar deputetë të përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar kolegë deputetë, ministra, përfaqësues të bashkësive fetare,
Ekselenca juaj,

Zonja dhe zotërinj,

Para njëzetekatër viteve qytetarët e Maqedonisë në referendum u prononcuan për shtet të tyre të pavarur. Referendumi më 8 shtator 1991 është fitorja jonë më e madhe bashkëkohore, ndërsa vullneti i shprehur i qytetarëve paraqet finalizim të synimeve, principeve dhe ëndrrave të gjeneratave nga të dy Ilindenet. Prandaj, në veçanti dëshiroj t'u falënderohem qytetarëve të Republikës së Maqedonisë  të cilët në ato kohëra me trazira para 24 vitesh dolën në mënyrë masive dhe me vullnetin e tyre të lirë i vendosën themelet mbi të cilat 24 vite e ndërtojmë suksesshëm Republikën e Maqedonisë. Njëkohësisht, dëshiroj t'u falënderohem deputetëve të përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilët këtë vullnet të shprehur të qytetarëve e shndërruan në Kushtetutë dhe ligje përkatësisht e vendosën sistemin kushtetues-juridik të shtetit.

Të nderuar miq,

Në këto 24 vite besoj se janë bërë shumë punë pozitive të cilat janë në dobi të qytetarëve tanë.

Pa dallim nëse bëhet fjalë për zhvillim ekonomik, ose cilido segment tjetër nga përditshmëria jonë, siç është sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe mbrojtja sociale, jetesa kulturore, e deri te standardi i përgjithshëm shoqëror ose personal, mund të konstatojmë se kemi përparim pozitiv. Vallë ekzistonte mundësia për të bërë më shumë ose më mirë? Po, gjithmonë ka mundësi. Por megjithatë, mendoj se kësaj mund më mirë t'i jepet përgjigje nga një këndvështrim historik, përkatësisht të lëmë të na vlerësojnë gjeneratat që vijnë pas nesh. Besoj se të gjithë do të pajtohemi se sukseset i realizojmë shumë më lehtë kur kemi shkallë të lartë të unitetit për çështje konkrete, pa dallim nëse bëhet fjalë për çështje të brendshme ose për realizim të qëllimit strategjik, integrimi në BE dhe NATO.  

Të nderuar,

Në këto 24 vite pavarësi si shoqëri multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale krijuam kushte për barazi të plotë të të gjitha komuniteteve etnike për ruajtjen e identitetit të tyre.

Besoj se sot, pa dallim nëse jemi maqedonas, shqiptarë, romë, turq, vllahë, serbë, boshnjakë, Republikën e Maqedonisë e ndjejmë si atdheu ynë. Dhe jam i bindur se edhe më tutje do të vazhdojmë në atë drejtim sepse pikërisht ky bashkim i yni i dallimeve na bën shumë më të fortë dhe më të njohur në skenën ndërkombëtare.

Në këto 24 vite, megjithëse Republika e Maqedonisë ka pasur plot pengesa dhe bllokada, ajo edhe më tutje vazhdon aktivisht të jetë faktor i stabilitetit dhe konstruktivitetit në rajon. Edhe për shkak nesh, edhe për shkak të proceseve eurointegruese, këtu në dhomën legjislative dhe në tërësi vazhdojmë t'i bëjmë reformat dhe harmonizimet e nevojshme.  Përsëri nevojitet që dallimet dhe konfliktet politike të jenë dytësore në krahasim me çështjet kryesore shtetërore. Nuk ka arsye më të madhe për unitet, se Maqedonia dhe ardhmëria e qytetarëve tanë!

Dhe pikërisht me këtë fakt historik më lejoni që në fund të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë juve t'ua uroj 8 Shtatorin.

Na qoftë për hair dhe e përjetshme festa e nesërme!

Qoftë e përjetshme Republika e Maqedonisë!  

 
a

Na ndiqni në: