Udhëheqja parlamentare

E hënë, 25 shkurt 2014

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 10 VJETORIT TË VDEKJES SË KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. BORIS TRAJKOVSKI

Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,

Kanë kaluar plotë 10 vite që nga dita (26 shkurt 2004) kur Kryetari Boris Trajkovski e humbi tragjikisht jetën e tij. Në këtë fatkeqësi jetën e humbën edhe bashkëpunëtorë të tij të afërt: Dimka Illkovska-Boshkoviq, Risto Bllazhevski, Anita Llozanovska, Mile Krstevski, Boris Velinov, Ace Bozhinovski, dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski. Sot, dhjetë vite më vonë, i kujtojmë ato, shprehim ngushëllime dhe ndajmë dhimbjen me të afërmit, familjen, për humbjen e tyre.

Të nderuar,
"MOS LEJONI QË URREJTJA TA KONTROLLOJË JETËN TUAJ. DOEMOS DUHET TË JEMI TË BASHKUAR PËR TA MPOSHTUR TË LIGËN. DOEMOS DUHET TË JEMI TË BASHKUAR NË LUFTËN TONË KUNDËR ÇFARËDO FORME TIRANIE MEQË NË KËTË LUFTË NUK KEMI MUNDËSI TË DYTË".
Këto janë fjalë të shqiptuar nga Kryetari Boris Trajkovski të cilat më së miri e pasqyrojnë karakterin e tij.
Karakter i cili rrjedh nga integriteti dhe mirësia.
Karakteri i skalitur me parimësi dhe qëndrueshmëri i cili është veçori dhe armë e fuqishme vetëm e njerëzve të mëdhenj dhe liderëve të vërtetë.
Këto bekime dhe udhëheqësi karakteristike të cilat i posedonte ai, mund të vërehen më së miri në çastet kruciale për shtetin tonë.
Në çaste kur populli, dhe elitat politike ishin gjaknxehtë dhe të papërmbajtur- ai ishte zëri i arsyes.
Kur shumë vetë të ndikuar nga rrethanat e pakëndshme bënin thirrje për ndarje - ai bënte thirrje për paqe dhe bashkim.
Kur shumë veta e shfrytëzonin fenë për përçarje - ai e shfrytëzonte për bashkim të të gjithë qytetarëve duke i sugjeruar se në Maqedoni ka vend për të gjithë. 
Ai si në njeri i përkorë në vepër dhe në fjalë, konfrontohej me ato që  mundoheshin t'i gjejnë mangësi në këtë gjë dhe në kinse butësinë e tij të tepërt, ua kthente me fjalët:  "ASNJËHERË MOS E NËNVLERËSONI PAQEN".
Kjo porosi sot shërben si përkujtues konstant i veprës së tij.
Kjo porosi tregon se cili është funksioni i vërtetë i një shtetari dhe çfarë do të thotë të jesh lider i përgjegjshëm, por para se gjithash çfarë do të thotë të jesh njeri i mire.

Të dashur miq,
Sot në nder të përkujtimit të tij duhet doemos që rëndësinë e kësaj porosie ta zbatojmë në realitetin tonë dhe në rrethanat e kësaj kohe si të mbetemi konsekuent në veprën e tij. 
Boris Trajkovski me të vërtetë ishte president i të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë shtet.
Ai këtë gjithmonë e riafirmonte dhe e potenconte.
Në një rast ai e shprehu qartë këtë angazhim me fjalët në vijim: "UNË KAM PËR QËLLIM TË JEM PRESIDENT I TË GJITHË QYTETARËVE TË MAQEDONISË, PA MARRË PARASYSH PËRKATËSINË E TYRE ETNIKE OSE FETARE DHE PËRCAKTIMIN E TYRE POLITIK. UNË NUK DO TË LEJOJ QË URREJTJA DHE MOSTOLERANCA ETNIKE TA CENOJNË STABILITETIN E MAQEDONISË".
Përpjekjet e tij si një nga faktorët më të rëndësishëm në Maqedoni gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit si dhe përpjekjet për implementimin e tij, duke mos harruar kushtet në të cilat u miratua kjo marrëveshje dhe duke përkrahur vazhdimisht debat dhe diskutim si të zbatohet në mënyrë më efektive kjo marrëveshje, japin porosi të qartë e cila e pasqyron vizionin e tij për Maqedoni inkluzive.

Porosi e cila duhet të na përkujtojë se asnjë shtet nuk mund të mbijetojë i ndarë dhe se çdo ditë, çdokush prej nesh, pa marrë parasysh nëse është politikan, funksionar ose qytetar i zakonshëm, i krishterë ose mysliman, maqedonas, shqiptar, rom, turk ose vllah, duhet të synojë bashkim dhe solidarësi.
Çdokush prej nesh duhet të punojë me përkushtim në ndërtimin e atdheut tonë të përbashkët.
Në një rast, Trajkovski thotë: "REPUBLIKA E MAQEDONISË NDËRTOHET BAZUAR NË IDEALET DHE VLERAT DEMOKRATIKE, E JO NË GRUPET ETNIKE. ATO IDEALE DHE VLERA PËRFSHIJNË MUNDËSI EKONOMIKE, GJUHË DHE MUNDËSI ARSIMORE, TË DREJTA FETARE DHE PROCESE POLITIKE".
Sot 10 vite që nga vdekja e tij e parakohshme tragjike, mund të konstatojmë se mbetemi konsekuent deri në fund të këtij vizioni.
Borisi besonte sinqerisht në Maqedoninë dhe në kapacitetet e çdo qytetari të saj.
Trajkovski krenohej me atdheun tonë. 
Me drejtësinë, urtësinë, modestinë dhe dinjitetin e tij, i mishëronte vlerat e shtetit tonë më së miri në botë. 
Për shkak të këtyre vlerave ai është vlerësuar nga liderët më të fuqishëm dhe me ndikim më të madh në botë.
E dimë mirë se Trajkovski mbante lidhje të afërta njerëzore dhe miqësore me disa prej liderëve botërore, të cilët atë e shihnin si njeri me moral, njeri të cilit mund t'i besohet...

Të nderuar të pranishëm,
Presidenti Trajkovski në mandatin e tij katërvjeçar mund të shihej në mesin e njerëzve më të dalluar dhe më të fuqishëm në botë, por njëkohësisht edhe në mesin e njerëzve më të thjeshtë dhe më modestë.
Njerëzia dhe gjithanshmëria e tij bënte të ndjehet i rehatshëm me mbretër dhe mbretëresha, ministra dhe presidentë nga shtetet e mëdha dhe të fuqishme, duke mos e harruar në asnjë çast popullin dhe origjinën e tij.
Prandaj, ai shpesh pas ndonjë takimi me personalitete të shquar, ose pas një vizite të ndonjë froni botëror, mund të shihej në shoqërim me fshatarët nga Maqedonia, me burra dhe gra punëtorë në fabrikat, me bujqit nga Maqedonia...
Shumë njerëz që kanë pasur mundësi të punojnë me të ose ta njohin dhe të kalojnë kohë me të në periudhën e ushtrimit të funksionit si president dëshmojnë se ai në mënyrë të palodhshme i ka promovuar interesat e Maqedonisë në komunitetin ndërkombëtar përmes lidhjeve të tij personale.
Gjatë shprehjes së ngushëllimit për vdekjen e tij të parakohshme dhe tragjike, një Kongresist thotë: "BORIS TRAJKOVSKI GJITHMONË KA PËRFAQËSUAR ATË PËR TË CILËN AI KA BESUAR SE ËSHTË E DREJTË DHE E MORALSHME, BILE EDHE NË ÇASTE KUR BALLAFAQOHEJ ME OPOZITË TË MADHE".
Kjo edhe njëherë e vërteton integritetin e tij të pathyeshëm dhe përkushtimin e tij të plotë ndaj interesave të shtetit.
Ai asnjëherë nuk ka dyshuar për të dhënë ndihmesë kur ka qenë fjala për përkrahjen e atdheut të tij.

Zonja dhe zotërinj,
Gjatë mandatit të tij, Maqedonia përjeton renesancë në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Që do të thotë se u përmirësuan marrëdhëniet tona strategjike dhe partneriteti me SHBA-në, me shtetet tjera të Evropës perëndimore, si dhe me disa prej organizatave ndërkombëtare botërore.
Respekti i madh që i bëhej nga ana e të gjithë përfaqësuesve në komunitetin ndërkombëtar ishte e dukshme me ardhjen e më shumë se 60 delegacioneve të huaja në varrimin e tij në Shkup të cilët e shprehën keqardhjen e tyre të thellë. 

Komuniteti ndërkombëtar e vlerësonte këtë njeri deri sa ishte i gjallë, ndërsa për fat të keq, atëherë të verbuar nga politikat ditore, duke mos pasur mundësi të shihet dhe të kuptohet gjendja e përgjithshme, neve na duhej një ngjarje e tillë tragjike për të na bashkuar (të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë nga të gjitha përkatësitë kombëtare, fetare dhe politike) që ta kuptojmë porosinë e tij, përpjekjet e tij dhe rolin e tij të madh për fatin e shtetit tonë të cilin e luajti suksesshëm. 

Mbushen plotë 10 vjet nga çasti kur Maqedonia dhe bota humbën personalitet të rëndësishëm politik i cili barazisht kujdesej për popullin e tij, por edhe për popujt tjerë. Personalitet i cili me mish e me shpirt përpiqej për suksesin e Maqedonisë dhe për një jetë të re dhe më të mirë.
Atributet të cilat Presidenti Trajkovski i skaliti në memorien dhe kujtesën e qytetarëve të Maqedonisë janë: angazhimi politik, humanizmi dhe përkushtimi.
Me karakterin dhe vetitë e tij personale u bë simbol të cilin e vlerësojnë dhe e duan të gjithë qytetarët e shtetit tonë pa dallim kombi, feje dhe përcaktimi politik.
Borisi është momenti i ndritshëm në historinë maqedonase të kohës së re.
Mishërim i një sistemi të vlerave, për të cilin ia vlen të angazhohemi dhe ta ndjekim.
Pikërisht për këtë shkak, por edhe për shumë gjëra tjera, ai mbetet personalitet, trashëgimia e të cilit edhe në të ardhmen do ta caktojë kuptimin e politikës maqedonase.
Maqedonia do të tregojë se di t'i çmojë vlerat pozitive dhe do të vazhdojë ta ndjekë rrugën e demokracisë dhe respektimit të ndërsjellë, siç e bënte këtë Boris Trajkovski.
Një mik i tij thotë: "BORISI NUK U RRIT ME DËSHIRËN PËR T'U BËRË PRESIDENT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË", megjithatë Borisi ishte president dhe do të mbahet mend sipas veprave të tij mira. President të cilin gjeneratat do ta kujtojnë për nga veprat e tij të mira.
Kishte vizion largpamës për vendin dhe rajonin.
U kushtonte vëmendje temave të ndryshme dhe të rëndësishme, por në porositë e tij sundonte dashuria, falja dhe pajtimi.
Boris Trajkovski jetonte për t'i bashkuar njerëzit.
Kishte shpresë për ardhmërinë.
Sot me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së kryetarit Boris Trajkovski, e kujtojmë dhe e ndajmë dhimbjen me të afërmit e tij, familjen, bashkëshorten dhe fëmijët; lehtësim për pikëllimin dhe dhimbjen gjejmë në jetën e tij të plotë, në përkushtimin ndaj familjes, dashurinë dhe mirëkuptimin ndaj miqve, dashamirësinë dhe patriotizmin e paepur me të cilat jetonte presidenti Trajkovski.
Ai na la shembull.
Na obligoi ta ndjekim rrugën e përkushtimit të fuqishëm ndaj shtetit tonë.
Qëllimi i tij ishte të bashkohen njerëzit e ndryshëm me prejardhje dhe pikëpamje të ndryshme. Të solidarizohen dhe të kenë mirëkuptim. Ta ndajnë idenë dhe vlerën e paqes.

Të dashur miq,
Më lejoni të përfundoj me një citat tepër i bukur i presidentit Trajkovski që e ilustron gjendjen e tij emocionale, sakrificën dhe udhëheqjen e tij të pacenueshme:  - "UNË SHQYRTOJ DY ÇËSHTJE NË BAZË DITORE: ÇFARË ËSHTË E DREJTË DHE ÇFARË ËSHTË E PADREJTË PËR TË VEPRUAR SI PRESIDENT I POPULLIT TIM. DUKE U KËSHILLUAR ME NDËRGJEGJEN TIME, MUNDOHEM GJITHMONË TË VEPROJ NË PËRPUTHJE ME TË DREJTËN. VIZIONI IM ËSHTË PAQJA. VIZIONI IM ËSHTË PROSPERITETI. NË RASTET KUR E KAM PATJETËR TË SJELLË VENDIME TË VËSHTIRA NË EMËR TË QYTETARËVE, GJITHMONË MUNDOHEM TA RUAJ QETËSINË, KJO PËR MUA ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME. BESOJ SE NËSE JENI NJERËZ TË VIZIONIT, ATËHERË JENI TË PËRCAKTUAR PËR SUKSES. DUHET DOEMOS T'U SJELL TË GJIHË QYTETARËVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PAQE DHE PROSPERITET.
DUHET DOEMOS T'I SHPIJ ATO DREJT VIZIONIT TIM, PA MARRË PARASYSH SESA I PAKUPTUESHËM JAM PËR MOMENTIN OSE SESA TRAJTOHEM IRRACIONALISHT. ME RËNDËSI ËSHTË SE KAM QËLLIM, DHE KOHA DO TË TREGOJË. NËSE ARRIJ SUKSES DO TA DËSHMOJË KORREKTËSINË E VIZIONIT TIM PARA QYTETARËVE, DERI ATËHERË JAMI GATI T'I PRANOJ TË GJITHË AKUZIMET, THËNIET E GABUARA DHE ZEMËRIMIN - POR DUHET DOEMOS TË ARRIJ SUKSES".
Sot pas 10 vitesh, koha na i tregon korrektësinë e këtij vizioni, ndërsa të gjithë ne i kemi borxh përgjithmonë për suksesin e tij!
Sot, të gjithë sukseset, fitoret dhe të bëmat e tij mbahen mend si fitore për të gjithë ne; dinjiteti ynë si popull dhe shpresa jonë janë mishëruar në kujtesën tonë për jetën e tij.
Përpjekjet tona demokratike dhe përpjekjet për integrimin e Maqedonisë si anëtare dinjitoze dhe krenare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, janë skalitur në përcaktimet tona strategjike si amanet i tij më i çmueshëm.
Lavdi të përjashtme.  

Click