 E enjte, 31 dhjetor 2015
E enjte, 31 dhjetor 2015 
FJALIMI I VITIT TË RI I KRYETARIT VELJANOSKI PARA SHËRBIMIT TË KUVENDIT 
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, tradicionalisht mbajti fjalim para të punësuarve në shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t'ua urojë festat e fundvitit dhe t'u dëshirojë një vit të mbarë me plot gëzim dhe shëndet. 
Kryetari Veljanoski iu falënderua shërbimit të tij për punën e suksesshme në vitin që mbaron dhe e theksoi rolin e tij të rëndësishëm në punën e Kuvendit. 
Në ditën e fundit të këtij viti, kryetari Veljanoski edhe njëherë dëshiroi Vit të ri të gëzuar dhe të bereqetshëm.