Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E hënë 31 gusht 2015

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KUVENDIT DHE VESTMINISTËR FONDACIONIT PËR DEMOKRACINË 

Para 4 vitesh, në këtë ndërtesë, kisha kënaqësi, si kryetar i dhomës legjislative maqedonase, bashkë me ambasadorin britanik, ta nënshkruaj memorandumin e bashkëpunimit me Vestministër fondacionin për demokraci. 

më shumë...

E martë, 25 gusht 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KËSHILLIN E AMBASADORËVE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME 

Sot, në kuadër të Këshillit të rregullt vjetor të ambasadorëve - Mbledhje pune me shefat e përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë, që mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, fjalim të tyre mbajtën kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski. 

më shumë...

E diell, 2 gusht 2015, Pelince 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN 2 GUSHTIT - ILINDENI, DITA E REPUBLIKËS 

Me çdo mbledhje të ardhshme popullore në ditën e Ilindenit e përmbyllim një faqe të shkruar nga historia jonë maqedonase. 

Me çdo mbledhje të ardhshme e përmbyllim edhe kapitullin e ri të historisë maqedonase të cilën pastaj e plotësojmë me kujtime të gjalla deri në kremtimin popullor të Ilindenit. 

më shumë...

E hënë, 6 korrik 2015 

KRYETARI VELJANOSKI E HAPI FESTIVALIN  E 54-TË BALLKANIK TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE 

Kam nderin që sonte bashkë me ju ta hap Festivalin e 54-të  ballkanik të këngëve dhe valleve popullore. Ky është manifestimi ynë folklorik si më i vjetër në Ballkan, i cili shumë suksesshëm paraqet dhe i afirmon trashëgiminë kulturore dhe arritjet e vendeve dhe popujve prej nga vijnë pjesëmarrësit 54 vitet e kaluara. Me të vërtetë tingëllon madhështore ajo që në këtë festival deri më tani kanë marrë pjesë mbi pesëdhjetëmijë këngëtar, valltarë dhe instrumentalistë dhe atë nga të gjithë kontinentet. Vetëm të cek se këtu në Ohrin e mrekullueshëm kanë performuar ansamble nga Australia, nga SHBA-ja dhe Kanadaja, Malajzia, Meksikoja, Kostarika, Nigeria etj. 

më shumë...

E mërkurë, 20 maj 2015 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në hapjen e Komitetit Parlamentar të DP të IEQ

Kam nderin të mbaj fjalim para jush në fillim të sesionit të Komitetit Parlamentar në kuadër të Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore e cila është një nga organizatat më të vjetra rajonale të Evropës. Sot Iniciativa e Evropës Qendrore përbëhet prej 18 shtetesh, nga të cilat dhjetë janë të Bashkimit Evropian.

më shumë...

E hënë, 18 maj 2015, Budapest

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në Sesionin e pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s 

Të nderuar zonja dhe zotëri, 
Të dashur miq, 

Në fillim, më lejoni ta shpreh kënaqësinë për mundësinë e dhënë për të mbajtur fjalim në këtë mbledhje të rëndësishme. 
Ky konstatim është shumë i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për një ngjarje me të cilën dimensioni parlamentar do të përforcohet ende më shumë, e pa të cilin NATO-ja nuk do të kishte qenë siç është tani.

më shumë...

E hënë, 27 prill 2015 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski me rastin e shënimit të 110 vjetorit të vdekjes së Nikolla Karevit 

Nder të veçantë paraqet rasti për të biseduar për aspekte të ndryshme të historisë sonë të famshme maqedonase. 
Nder të veçantë për shkak të veprave të mëdha që na i lanë heronjtë tanë, por ende më tepër për shkak të rastit - duke e përkujtuar të kaluarën - të marrim mësim për të tashmen dhe për të ardhmen tonë! 

më shumë...

E martë, 21 prill 2015, Romë 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski me temë: "Forcimi i dialogut politik" 

Dialogu politik, mes tjerash, është një nga principet kryesore mbi të cilat u krijua Bashkimi Evropian. Njëkohësisht, këto gjëra, si përfitime civilizuese ngrihen në nivel të standardeve të detyrueshme demokratike për të gjitha shtetet. Ballkani perëndimor, i cili padyshim është pjesë e Evropës i miraton nxitimthi këto përfitime civilizuese evropiane. Periudha kur me armë, e jo me fjalë i zgjidhnim problemet e Ballkanit është pjesë e së kaluarës sonë së errët. Vendosëm të punojmë që ta realizojmë atë që na takon - e kjo është bashkësia me popuj dhe shtete evropiane. Megjithatë, doemos duhet t'i zgjidhim çështjet tjera të hapura. Ende ekzistojnë punë që na ngarkojnë. Ideja për Evropë të Bashkuar dhe shembulli i shteteve të Evropës perëndimore, duhet të jenë udhërrëfyesi ynë. Gjithashtu i shohim rezultatet e kësaj politike të mirë fqinjësore të shteteve të Evropës Perëndimore. Prosperitet, interesat e përbashkëta, mirëbesimi dhe paqja doemos duhet të sundojnë edhe në të gjitha shtetet e Ballkanit. Ky është edhe i interes i yni por edhe interes evropian. 

më shumë...

E hënë, 20 prill 2015, Romë 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve nga BE-ja me temë: "Evropa pas krizës: rrugë të reja të rritjes" 

Republika e Maqedonisë deri më tani realizoi mjaft projekte dhe aktivitete zhvillimore, ndërsa edhe në të ardhmen do të punohet në nxitjen e konkurrencës, njëkohësisht për të mundësuar edhe kushte më të mira për bizneset lokale, si dhe krijim të më shumë vendeve të punës. Qëllimi kryesor i të gjitha reformave është që sa më shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë t'i shfrytëzojnë përfitimet e rritjes së qëndrueshme. 

më shumë...

E martë, 3 mars 2015 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në akademinë solemne me rastin e shënimit të 70 vjetorit të Kuvendit të parë kishtar-popullor 

Më lejoni që në fillim të falënderohem sinqerisht për prezencën tuaj, me çka mund që në mënyrë më dinjitoze ta shënojmë këtë jubile të rëndësishme kishtare, por, gjithsesi edhe shtetërore. 

më shumë...