Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 31 dhjetor 2014 

Fjalimi i vitit të ri i kryetarit Veljanoski 

Të nderuar bashkëqytetarë,
Në vigjilje të vitit 2015 do të dëshiroja që për një çast të kthehemi në vitin që kalon.  Personalisht, janë i bindur se në dymbëdhjetë muajit e kaluar kishim çaste shumë të bukura dhe kënaqësi. Andaj, në vitin e ri 215 të gjithë qytetarëve tanë u dëshiroj para së gjithash shëndet dhe gëzim personal.  

më shumë...

E mërkurë, 31 dhjetor 2014 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski para shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Kryetari Veljanoski të punësuarve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ua uroi vitin e ri 2015 dhe u dëshiroi vit plot me shëndet, dashuri dhe gëzim.   

më shumë...

E hënë, 17 nëntor 2014 

Fjalimi përshëndetës i kryetarit Veljanoski në Debatin publik për fondet IPA 2

Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dëshiroj që në fillim të shpreh kënaqësi të madhe që Komisioni për Çështje Evropiane, bashkë me komisionet tjera, e organizon këtë Debat publik me temë IPA 2 (2014-2020) "Perspektivat dhe mundësitë për shfrytëzim". 

më shumë...

E enjte, 12 shtator 2014, Oslo 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME TEMË: SHUMICA DHE OPOZITA - ARRITJA E BALANCËS NË DEMOKRACI 

Nëse marrim parasysh se demokracia është sistem politik që bazohet në mundësinë që qytetarët t'i zgjedhin përfaqësuesit e vetë dhe se pikërisht e drejta e zgjedhjes së përfaqësuesve është koncept themelor dhe thelbësor i demokracisë, ajo doemos duhet të nënkuptojë ekzistim të balancës përkatëse ndërmjet shumicës, si fitore e procesit zgjedhor dhe opozitës nga ana tjetër si kundërpeshë përkatëse e pushtetit dhe si subjekt për të cilin kanë vendosur numër më i vogël i votuesve, vendimi dhe vullneti i të cilëve doemos duhet të respektohet dhe pranohet.  

më shumë...

E enjte, 11 shtator 2014, Oslo 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME TEMË: TË DREJTAT DHE LIRITË KUSHTUESE THEMELORE - PJESËMARRJA, MIRËBESIMI DHE DEBATI PUBLIK SI KUSHTE PËR DEMOKRACINË 

Më lejoni të potencoj se një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë pikërisht liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të përcaktuara në Kushtetutën, e të cilat nuk janë të specifikuara vetëm në mënyrë deklarative, por janë të mbrojtura dhe të garantuara me kushtetutë.   

më shumë...

E diell, 7 shtator 2014 

VELJANOSKI: 8 SHTATORI, DITA KUR DUHET T'IA ZGJASIM DORËN NJËRI-TJETRIT, FQINJËVE TANË DHE ALEATËVE TANË 

Qoftë e përjetshme dita e pavarësisë së Maqedonisë!
Ju përgëzoj dhe falënderoj të gjithëve që jeni pjesë e kësaj Akademie solemne në të cilën shënojmë 23 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë. 

më shumë...

E shtunë, 2 gusht 2014, Krushevë

Fjalim i Kryetarit Veljanoski me rastin e 2 Gushtit-Ilinden

Mirënjohje të madhe dhe respekt të pafund për gjithë juve të cilët jeni të pranishëm në këtë vend historik bashkë të shënojmë ditën e gjitha ditëve, festën e gjitha festave shtetërore - Ilindeni i përhershëm.
Shënojmë 111 vjet luftë.
111 vjet vetëmohim.
111 vjet besim!
Ilinden është emri tjetër për Maqedoninë!
Maqedonia nuk është e plotë pa Ilindenin!

më shumë...

E martë, 27 maj 2014  

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E HAPJES SOLEMNE TË INSTITUTIT PARLAMENTAR 

Sot me kënaqësi të veçantë e shënoj fillimin e punës së Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, projekt i cili u realizua bashkë me partnerin tonë- Agjencia zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe i cili nënkupton shërbim profesional, i pavarur për hulumtim dhe analiza. 

më shumë...

E mërkurë, 21 maj 2014 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR 

Kam nderin dhe kënaqësinë që ky eveniment i rëndësishëm zhvillohet nën patronazhin tim, Konferenca ndërkombëtare për siguri në komunikacionin rrugor, nikoqir dhe organizator i të cilës, me vendim të Bordit Ekzekutiv të Organizatës Ndërkombëtare për Siguri në Komunikacionin Rrugor është Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. 

më shumë...

E shtunë, 10 maj 2014 

FJALIMI I Z. TRAJKO VELJANOSKI ME RASTIN E RIZGJEDHJES SË DYTË SI KRYETAR I KUVENDIT

Me shumë sinqeritet e shpreh falënderimin tim për obligimin e besuar që për së treti herë të jem Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Për mua ky është vërtetim i punës së deritanishme, por edhe obligim se besimi i nënshtrohet kontrollit të përditshëm. 
Jam i vetëdijshëm për atë dhe premtoj se do ta udhëheq Kuvendin më së miri që mundem dhe që di në funksionin e zhvillimit dhe progresit të Maqedonisë.  

më shumë...