TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR...

E martë, 23 korrik 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR TË SHBA KEJT MARI BËRNS

Kryetari Xhaferi, duke i drejtuar urime për emërimin e saj në funksion, shprehu shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën dhe me përfaqësuesit e saj, sidomos për shkak të faktit që SHBA janë partneri ynë strategjik me të cilin kultivojmë ndër dekada marrëdhënie bilaterale të afërta dhe miqësore.
Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E PROMOVIMIT TË ...

E hënë, 22 korrik 2019, QIK

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E PROMOVIMIT TË LIBRIT "THESAR KOMBËTAR I MËRGATËS SHQIPTARE NË SUEDI"  

Në fillim, më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot jemi tubuar këtu në këtë eveniment kulturor në të cilin do të bëhet përurimi i librit "Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi", vëllimi i 10 -të, që vetvetiu flet për vazhdimësinë dhe për këmbëngulësinë me të cilën Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë "Papa Klementi XI Albani" nga Suedia e realizon aktivitetin e vet kaq fisnik.
Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORIN E NDI DEREK MIÇ...

E premte, 19 korrik 2019, Uashington 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORIN E NDI DEREK MIÇEL 

Në kuadër të pjesëmarrjes së Kryetarit Xhaferi bashkë me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Forumin parlamentar për liderë në Uashington, drejtori i Institutit Nacional demokratik, z. Derek Miçel organizoi takim të përbashkët për përfaqësuesit e parlamenteve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në forum. Në takim, z. Miçel u dha hapësirë përfaqësuesve të çdo vendi që individualisht ta prezantojnë situatën aktuale në vendet e tyre. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME POL FUFER, PËRFAQËSU...

E premte, 19 korrik 2019 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME POL FUFER, PËRFAQËSUES I LARTË I ZYRËS PËR EVROPËN JUGORE DHE QENDRORE NË STEJT DEPARTMENT

Në kuadër të Forumit për partneritet demokratik të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-ve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Tashevska Remenski dhe koordinatorin e Grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikola Micevski, realizuan takim edhe me Pol Fufer, përfaqësues i lartë i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Department. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Forumin e Partneritetit...

E mërkurë, 17 korrik 2019, Uashington

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Forumin e Partneritetit Demokratik të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA 

Më paraqet kënaqësi që këto dy ditë kemi mundësi të bisedojmë dhe të këmbejmë njohuri dhe përvoja për tema të cilat si parlamentarë besoj se na interesojnë të gjithëve, na bashkojnë dhe më e rëndësishmja, na motivojnë për punë konkrete dhe aksion. 
Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SHËNIMIN E 24-VJET...

E enjte 11 korrik 2019, Potoçar

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SHËNIMIN E 24-VJETORIT TË GJENOCIDIT NË SREBRENICË  

Të jesh këtu sot, në këtë vend të pikëlluar, vend i cili gjëmon me qetësi e cila është më e zëshme se gjëma më e madhe është ndjenjë e dhimbshme. Pikëllimi dhe dhimbja ndjehen në çdo frymëmarrje, në çdo hap që bëhet mbi këtë truall. Por sërish, duhet me qenë i fortë dhe të bëhet hap dinjitoz, të nderohen viktimat e njohura dhe të panjohura, të zbuluara dhe akoma të pazbuluara që të tregojmë me vepër se jemi të vetëdijshëm për tragjedinë e madhe njerëzore, të dëshmojmë se kemi përgjegjësi dhe respekt njerëzor dhe moral, të inkurajohemi dhe të angazhohemi që kurrë mos harrohet, kurrë mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet!
Lexo më shumë

U MIRATUA “DEKLARATA E LUKSEMBURGUT” PËR FUNDIN E SESI...

E hënë, 8 qershor 2019

U MIRATUA “DEKLARATA E LUKSEMBURGUT” PËR FUNDIN E SESIONIT VJETOR TË AP OSBE 

Me miratimin e “Deklaratës së Luksemburgut" sot në Luksemburg përfundoi Sesioni vjetor i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, ku mori pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit; Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit. 

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI BNË EVENIMENTIN PROMOTIV P...

Е mërkurë, 10 korrik 2019

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI BNË EVENIMENTIN PROMOTIV PËR FILLIMIN SOLEMN TË PROJEKTIT "PROGRAMI PËR MBËSHTETJE PARLAMENTARE"

Më paraqet nder të madh që sot jeni të pranishëm këtu në këtë numër, në këtë eveniment solemn për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ambasadën e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Institutin Nacional Demokratik. Dua që të shpreh kënaqësinë time të madhe që sot do e shënojmë në mënyrë solemne bashkëpunimin e Kuvendit me Ambasadën zvicerane dhe me NDI-në dhe në mënyrë simbolike dhe interesante do të promovohet "Programi për mbështetjen parlamentare". 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e Shoqat&#2...

E martë, 9 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e Shoqatës Divan, përfaqësuesit e Këshillit Nacional Boshnjak dhe Lidhjes Demokratike Boshnjake         

Takimi i sotëm i Shoqatës "Divan" që është organizatë joqeveritare nga fusha e kulturës, ruajtjes së vlerave të përbashkëta dhe avancimit të të drejtave të boshnjakëve, përfaqësuesit e Këshillit Nacional Boshnjak dhe Lidhjes Demokratike Boshnjake me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte me rastin e shënimit të njëzetekatër vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, BeH.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Komisionit pë...

E diel, 7 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA

“Vendi ynë, nënvizoi Xhaferi, deri tani dhe në të ardhme, në SHBA sheh partnerin strategjik më të rëndësishëm i cili në vazhdimësi na mbështet në çdo plan, jo vetëm ne por gjithë rajonin.“
Lexo më shumë
1...151617...84                                                                                     
Click