Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Miro Cerar, ministër i...

E hënë, 11 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Miro Cerar, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë 

Në fillim të takimit, ministri Cerar shprehu kënaqësi që disa muaj pas vizitës së tij oficiale në Republikën e Maqedonisë, ka nderin ta pranojë në kabinetin e vet Kryetarin Xhaferi edhe atë në një çast historik për vendin tonë, në vigjilje të ratifikimit të nesërm të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Republikës së Sllovenisë. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Komisionin për Ç&#23...

E hënë, 11 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian, Komisionit të Mbrojtjes dhe Grupit për Miqësi në Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë

Në fillim, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e realizuar me anëtarët e Komisionit i cili ka rol kryesor në raport me çështjet që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian në Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, si edhe përfaqësues të Grupit për Miqësi. Grupet e Bashkëpunimit, respektivisht të miqësisë janë edhe një provë më shumë për interesin e ndërsjellë që e kanë këto dy vende.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin e Republikë...

E hënë, 11 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Marjan Sharec 

Në takim, konstatimi i përbashkët ishte se zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale pa çështje të hapura është i bazuar mbi frymën e miqësisë, partneritetit të fuqishëm strategjik dhe bashkëpunimit dhe mbështetjes konstruktive shumëvjeçare në planin bilateral, rajonal dhe multilateral. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e Republikës ...

E hënë, 11 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e Republikës së Sllovenisë në përpjekjet për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. Ai theksoi se vendi është i vetëdijshëm për rrugën që e ka kaluar, dhe vështirësia e vendimeve nuk do i ndryshojë ndjenjat e  qytetarëve por përkundrazi, do i afrojë edhe më shumë, nëpërmjet respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. 
Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BAR...

E martë, 5 shkurt 2019 

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË FEMRAVE DHE MESHKUJVE 

Komiteti për Mundësi të Barabarta për Femrat dhe Meshkujt në Mbledhjen e nëntë mbajti Debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2017. Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit në debatin publik u ftuan të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, koordinatoret për mundësi të barabarta të ministrive të Republikës së Maqedonisë, Avokati i Popullit, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, kryetarët e komunave, komisionet lokale për mundësi të barabarta, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ekspertë, Instituti për studime gjinore, Un Women, NDI, IRI, përfaqësues të sektorit të OJQ-ve të kësaj fushe, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.  

Lexo më shumë

MBLEDHJE PUNE E KLUBIT TË DEPUTETEVE...

E martë, 5 shkurt 2019

MBLEDHJE PUNE E KLUBIT TË DEPUTETEVE

Dje, Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje pune ku përveç anëtarëve të kryesisë së Klubit të deputetëve u ftuan të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova.

Lexo më shumë

DELEGACIONI PARLAMENTAR NË Bruksel 4.2.19...

E hënë, 4 shkurt 2019, Bruksel 

DELEGACIONI PARLAMENTAR NË VIZITË STUDIMORE NË SHTABIN E NATO-S DHE FORCAT E BASHKUARA TË LARTA TË SHTABIT PËR EVROPË 

Në kuadër të Vizitës studimore të Shtabit të NATO-s dhe Forcave të bashkuara të larta të shtabit për Evropë (SHAPE) dhe në prag të nënshkrimit zyrtar të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, Delegacioni i Kuvendit sot në Bruksel realizoi takime dhe brifingje me përfaqësuesit e NATO-s. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Kuvendit Shtet&#23...

E hënë, 11 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Kuvendit Shtetëror, z. Dejan Zhidan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe delegacioni i përbërë prej kryetares dhe anëtarëve të Grupit parlamentar për bashkëpunim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Frosina Tashevska Remenski, z-nja Nada Cipusheva dhe z-nja Shpresa Hadri, vizitën e vet zyrtare në Republikën e Sllovenisë e filluan me mikpritësin, Kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, z. Dejan Zhidan. 

Lexo më shumë

Anëtarët e Antikorrupsionit dhanë deklarata ...

E premte, 8 shkurt 2019

Anëtarët e Antikorrupsionit dhanë deklarata solemne 

Kryetare e Komisionit u zgjodh revizorja Biljana Ivanovska. Anëtarë u zgjodhën Vladimir Georgiev, këshilltar shtetëror në Sekretariatin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Sofka Pejovska Dojçinovska, udhëheqëse Sektori në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Katica Nikolovska, revizore, Nuri Bajrami i punësuar në Komunën e Gostivarit, gazetari Goran Trpenoski dhe Salai Shemshi, i punësuar në Komunën Vrapçishtë.

Lexo më shumë

Fjala e Kryetarit Xhaferi pas shpalljes së zgjedhjeve ...

E premte, 8 shkurt 2019

Fjala e Kryetarit Xhaferi pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale  

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,
Para pak i nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të gjashta presidenciale dhe Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në komunën Ohër, komunën Novo Sellë dhe komunën Dibër. Këtë e bëra në përputhje me obligimin ligjor që e kam si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill. 

Lexo më shumë
1...262728...84                                                                                     
Click