GJUHA E URREJTJES – DUKURI E PADËSHIRUAR QË I RRE...

E mërkurë, 27 nëntor 2019

GJUHA E URREJTJES – DUKURI E PADËSHIRUAR QË I RREZIKON THEMELET E ÇDO SHOQËRIE TË QYTETËRUAR DHE DEMOKRATIKE 

Komisioni për mundësi të barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme mbajti debat publik me temë: "Gjuha e urrejtjes ndaj femrave në politikë". Ky debat publik u organizua në bashkëpunim me Klubin e deputeteve, NDI dhe Programin për ndihmë parlamentare të financuar nga Ambasada zvicerane.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Nives Tiganj, ambasador...

E martë, 3 dhjetor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi e përgëzoi për funksionin e ri duke i dëshiruar mandat të frytshëm dhe të suksesshëm të ambasadorit, si dhe shprehu pritje se bashkëpunimi i deritanishëm i institucioneve të Republikës së Maqedonisë me Ambasadën e Kroacisë do të vazhdojë edhe më tutje.
Lexo më shumë

QASJA E RE E PARALAJMËRUAR PËR ZGJERIMIN E BASHKI...

E martë, 26 nëntor 2019

QASJA E RE E PARALAJMËRUAR PËR ZGJERIMIN E BASHKIMIT EVROPIAN – IDETË DHE SFIDAT 

Në mbledhjen e sotme para Këshillit Nacional për Eurointegrime, mbajti fjalim ambasadori francez z. Kristian Timonie i cili theksoi se për Republikën e Francës projekti Evropian do të vazhdojë të realizohet për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një Bashkim Evropian të rinovuar. Ideja e Francës është krijimi i një sistemi të ri funksional dhe më të shpejtë të integrimit sesa ai i mëparshmi, i cili, sipas propozimit, do të arrihet përmes 4 parimeve dhe 7 fazave të aderimit. Siç është cekur në Non-pejpërin për reformimin e procesit të aderimit në BE, qasja e rinovuar duhet të bazohet në parimet e: aderimit gradual, kushtet e rrepta, përfitimet konkrete dhe reverzibilitetin.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemërua...

E mërkurë, 27 nëntor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të BeH, SH.T. Dragan Jaqimoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bosnjës e Hercegovinës, SH.T. Dragan Jaqimoviq, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e BeH dhe i uroi edhe ambasadorit të ri mandat të suksesshëm dhe vazhdim të këtij bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Kryetari Xhaferi i dha mirënjohje gazetares Mira Kosti...

E mërkurë, 27 nëntor 2019

Kryetari Xhaferi i dha mirënjohje gazetares Mira Kostiq

Në takimin e sotëm me gazetarët, Kryetari Xhaferi gazetares së Radios së Maqedonisë, z-njës Mira Kostiq, me rastin e shkuarjes së saj në pension, i dha Mirënjohje për punën e bërë dhe për profesionalizmin gjatë gjithë viteve derisa ka referuar për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne ...

E premte, 22 nëntor 2019 

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e manifestimit kulturor - shkencor "Ditët e Alfabetit"

Me këtë, vazhdohet jetëgjatësia e një populli, gjegjësisht vlera dhe pesha e tij. Sepse, Një gjuhë është aq e pasur, aq e vlefshme, sa flitet, shkruhet, pasurohet dhe përhapet në botë.
Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „22 NËNTORI“...

E premte, 22 nëntor 2019

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „22 NËNTORI“

Sot, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ora 13:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "22 Nëntori" e ndau çmimin shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2019, për mirënjohje ndaj njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pranuesit e çmimit "22 Nëntori" për vitin 2019 janë David Hosaflok, studiues, historian dhe humanist, dhe Kimete dhe Adnan Agai, arsimtarë. 

Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi rastin e manifestimit kulturor ...

E premte, 22 nëntor 2019 

Fjalimi i kryetarit Xhaferi rastin e manifestimit kulturor - shkencor "Ditët e Alfabetit"

Më lejoni që të shpreh kënaqësinë që kam sot kur kremtojmë 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe unifikimin e alfabetit shqip, t'ju përshëndes në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të kolegëve deputetë dhe të shfrytëzoj rastin që të uroj ditën më të rëndësishme në historinë e zhvillimit politik e kulturor të shqiptarëve sepse, vendimet e këtij kongresi përbëjnë një nga shtyllat që ndihmuan në ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, por edhe të konsolidimit të mëtejshëm në drejtim të zhvillimit dhe përparimit të shqiptarëve duke e zgjedhur qartë orientimin dhe kahun që do e ndjekin në të ardhme. Dhe ky hap, sado që të duket modest për civilizimet e lashta botërore, sërish është kontribut edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit. 

Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Akademinë për...

E enjte, 21 nëntor 2019

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Akademinë përkujtimore për nder të Presidentit Vudro Villson, me rastin e 100 vjetorit të Marrëveshjes së Paqes në Paris  

Presidenti Villson ka qenë vizionar, diplomat dhe njeri i cili ka pas botëkuptim të qartë se, një President duhet gjithmonë të jetë në shërbim të popullit dhe se populli është sovrani dhe ai vetë duhet të vendosë për fatin e vet. Ai, ka qenë kundër asaj që fuqitë e mëdha të vendosin për fatin e shteteve të vogla, sa do që të jenë ato të pafuqishme. Pikërisht ky parim i tij, ka qenë edhe udhërrëfyesi dhe iniciuesi për luajtjen e rolit aq të rëndësishëm gjatë negociatave të Konferencës së Paqes në Paris ku fuqitë evropiane kanë vazhduar me diplomacinë tradicionale. 

Lexo më shumë

SEMINAR I DEPUTETEVE PËR MEDIAT SOCIALE NË PARLAM...

E premte, 15 nëntor 2019, Bruksel 

SEMINAR I DEPUTETEVE PËR MEDIAT SOCIALE NË PARLAMENTIN EVROPIAN 

Deputetet e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladanka Aviroviç dhe Sllagjana Mitovska, morën pjesë në seminarin për mediat sociale për parlamentaret në Parlamentin Evropian në 13 dhe 14 nëntor 2019 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Lexo më shumë
1...567...84                                                                                     
Click