Grubi në Bruksel: Rekomandim i pastër dhe dat&#23...

E mërkurë, 6 dhjetor 2017

Grubi në Bruksel: Rekomandim i pastër dhe datë për negociata 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, ka vijuar vizitën në Bruksel duke takuar z. David Kulen nga Komisioni Evropian, përgjegjës  për përgatitjen e raportit për Maqedoninë dhe Kosovën.

Lexo më shumë

Grubi - Flenkeshtajn: Evropa dhe vendet anëtare t&#235...

E mërkurë, 6 dhjetor 2017

Grubi - Flenkeshtajn: Evropa dhe vendet anëtare të na mbështesin  

Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka realizuar takim në Bruksel EuroDeputetin gjerman, z. Knut Flenkeshtajn

Lexo më shumë

Grubi me NATO-n e nis vizitën në Bruksel ...

E martë, 5 dhjetor 2017

Grubi me NATO-n e nis vizitën në Bruksel 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, ka nisur vizitën dyditore në Bruksel me takim në selinë qendrore të NATO-s dhe pjesëmarrje në takimin "Miqtë e Evropës".

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi dhe Drejtorit të Zyrës ...

E mërkurë, 6 dhjetor 2017

Takim i kryetarit Xhaferi dhe Drejtorit të Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Department, z. Metju Pallmer

Sot në Uashington, kryetari Xhaferi realizoi takim me z. Metju Pallmer, Drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Department. Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi u falënderua për mundësinë për takim me përfaqësues të një vendi që është partner strategjik dhe me të cilin Republika e Maqedonisë ndërton marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera dhe dinamike. Kryetari i Kuvendit theksoi se, integrimi në NATO she në BE mbesin prioritet kulmor, shtetëror, politik dhe strategjik. Shtëpia ligjvënëse u bashkëngjitet angazhimeve për proceset reformuese të cilat janë prioritet si të shumicës parlamentare ashtu edhe të të gjithë faktorëve politik në vend, me ç’rast edhe konstruktiviteti i opozitës është me rëndësi thelbësore. Në këtë drejtim, përkrahja e USAID është më se e mirëseardhur dhe kontribuon në masë të konsiderueshme në zhvillimin demokratik të vendit.

Lexo më shumë

Takim protokollar i kryetarit Xhaferi dhe Sh.T. z. Llasllo ...

E premte, 1 dhjetor 2017

Takim protokollar i kryetarit Xhaferi dhe Sh.T. z. Llasllo Ishtvan Duks, ambasador i Hungarisë në Republikën e Maqedonisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, z. Ishtvan Duks . 

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit këmbyen mendime në raport me bashkëpunimin bilateral dhe multilateral ndërmjet dy vendeve, me ç'rast ambasadori Duks theksoi se Hungaria është përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në integrimet euroatlantike.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORIN EKZEKUTIV TË KO...

E enjte, 30 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORIN EKZEKUTIV TË KONSTITUENCËS HOLANDEZE TË BANKËS BOTËRORE, Z. FRENK HEEMSKERK 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Frend Heemskerk, drejtor ekzekutiv i konstituencës holandeze të Bankës botërore, në kompetencë të së cilës bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë. Takimi u realizua në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën që Banka botërore e siguron në vazhdimësi për Republikën e Maqedonisë gjatë decenieve të kaluara. Banka është përkrahës aktiv i reformave në sektorët kryesorë të cilët imponojnë mjete më të mëdha financiare siç janë transporti, infrastruktura dhe vetëqeverisja lokale dhe të projektimeve të ardhshme të qeverisë aktuale. 

Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferi me ministrin e Mbrojtjes të...

E enjte, 30 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferi me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, z. Predrag Boshkoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, z. Predrag Boshkoviq, i cili është në vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë. 

Duke i uruar mirëseardhje mysafirit, kryetari Xhaferi theksoi se intensifikimi i vizitave të ndërsjella në nivel të lartë tregon për një vullnet të fuqishëm politik të të dyja palëve për thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale dhe paraqesin shembull në rajon për bashkëpunim të suksesshëm bilateral.

Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferi me z-njën Laura Kuper...

E enjte, 30 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferi me z-njën  Laura Kuper, ushtrues detyre zëvendësndihmëse sekretare e mbrojtjes së SHBA-ve 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z-njën Laura Kuper, ushtrues detyre zëvendësndihmëse sekretare e mbrojtjes së SHBA-ve, e cila është në vizitë zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, z. Xhes Bejli. 

Lexo më shumë

Sredba Dzaferi- Biznis skola slajder ...

E martë, 28 nëntor 2017, Stokholm

Vizitë e Kryetarit Xhaferi dhe Delegacionit të Kuvendit në Shkollën e Biznesit në Stokholm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, dhe anëtarët e delegacionit zyrtar, deputetët Frosina Tashevska Remenski, Ejup Alimi dhe Fadil Zendeli, e vizituan Shkollën e Biznesit nga Universiteti në Stokholm. Në kuadër të vizitës së Shkollës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e delegacionit zyrtar kishin rastin që të njoftohen me aktivitetet dhe programet shkencore të Shkollës, por edhe të diskutojnë për çështje ekonomike aktuale me magjistra dhe doktorantë të kësaj shkolle të arsimit sipëror me renome, e cila ekziston prej vitit 1909. 
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi dhe Delegacionit të Kuvendi...

E martë, 28 nëntor 2017, Stokholm

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI DHE DELEGACIONIT TË KUVENDIT ME Z. URBAN ALIN, KRYETAR I RIKSDAGUT TË  SUEDISË

U shpreh kënaqësi nga niveli i lartë i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë, që karakterizohen me mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim aktiv.

Lexo më shumë
1...666768...84                                                                                     
Click