Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 21 nëntor 2019

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Akademinë përkujtimore për nder të Presidentit Vudro Villson, me rastin e 100 vjetorit të Marrëveshjes së Paqes në Paris  

I nderuar kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Ahmeti,
I nderuar kryetar i komunës së Çairit, z. Ganiu,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve vendore,
Të nderuar përfaqësues të pushtetit lokal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Zonja dhe zotëri,

Kam nderin që sot, në vazhdën e manifestimit kulturor-shkencor "Ditët e Alfabetit", t'ju përshëndes në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të kolegëve deputetë dhe të jem pjesëmarrës edhe në këtë eveniment, Zbulimin e bustit të ish Presidentit amerikan Vudrou Villson (Woodroe Wilson) para objektit të Komunës së Çairit dhe paraprakisht në Akademinë përkujtimore për nder të kësaj figure të shquar të popullit amerikan por edhe botëror, i cili ka merituar një vend nderi në historinë e kombit shqiptar dhe jo vetëm në të por edhe më gjerë, në Ballkanin e vuajtur i  cili disi, gjithmonë ka qenë hapësira në të cilën kanë shprehur aspiratat e veta ato që nuk kanë qenë pjesë e natyrshme e kësaj hapësire. Presidenti Villson ka qenë vizionar, diplomat dhe njeri i cili ka pas botëkuptim të qartë se, një President duhet gjithmonë të jetë në shërbim të popullit dhe se populli është sovrani dhe ai vetë duhet të vendosë për fatin e vet. Ai, ka qenë kundër asaj që fuqitë e mëdha të vendosin për fatin e shteteve të vogla, sa do që të jenë ato të pafuqishme. Pikërisht ky parim i tij, ka qenë edhe udhërrëfyesi dhe iniciuesi për luajtjen e rolit aq të rëndësishëm gjatë negociatave të Konferencës së Paqes në Paris ku fuqitë evropiane kanë vazhduar me diplomacinë tradicionale. 

Dhe tani, kur jetojmë në një realitet të ri, sërish jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë partnerët tanë strategjikë në arritjen e synimeve tona që nga pavarësimi i shtetit, respektivisht anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe në BE, për mbështetjen e fuqishme që ia japin vendit por edhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në fakt.  

Urime dhe faleminderit për vëmendjen!

 
a

Na ndiqni në: