Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E martë, 10 mars 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e promovimit të librit "Legjislatura bazike antisemite në Bullgarinë Mbretërore" 

Kam kënaqësinë që sot kam mundësinë që në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të Kuvendit të drejtohem para jush me një fjalë të shkurtër përshëndetëse dhe të shpreh respektin tim ndaj këtij botimi, gjegjësisht përmbledhjes së dokumenteve të grumbulluara nën titullin  "Legjislatura bazike antisemite në Bullgarinë Mbretërore" nga autorët e nderuar Skender Asani, Nora Maliqi dhe Vllado Popovski.

më shumë...

E enjte, 20 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi ме rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare në Konferencën shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës

Kam nderin që sot mund të drejtohem në këtë Konferencë shkencore ndërkombëtare që e organizon Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, dhe të shpreh kënaqësinë që mundem në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes vrullin dhe energjinë me të cilën Agjencia, udhëheqësia e saj dhe stafi i përgjithshëm i janë qasur detyrës së përgjegjshme dhe besimit që u është dhënë.

më shumë...

E hënë, 17 shkurt 2020

DEKLARATA NË KONFERENCËN PËR SHTYP ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 

Ju ftova këtu që t’ju informoj ju, ndërsa përmes jush edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se pas votimit të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit në seancën e 137-të, mbrëmë, në bazë të kompetencës sime kushtetuese, bazuar në Nenin 67, paragrafi (4) ku qëndron se Kryetari i Kuvendit i shpall zgjedhjet për deputetë dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë, dhe të njëjtin, në bazë të Nenit 12, paragrafi (2) i Kodit zgjedhor, e dërgova në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë. 

më shumë...

E martë, 11 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në seancën solemne me rastin e Ratifikimit të Traktatit Veriatlantik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut    

Më lejoni që në këtë, ditë historike për ne, të shpreh kënaqësinë time që kam nderin si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëheq seancën në të cilën dhoma ligjvënëse do e ratifikojë Marrëveshjen Veriatlantike, thelbin dhe bazën juridike të Aleancës Veriatlantike. 

më shumë...

E premte, 7 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e MOST-it në temën "Transparenca e Kuvendit - sfidat për përbërjen e re parlamentare"

Më vjen mirë që sot mund të përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fillimin e kësaj Konference të organizuar nga Asociacioni civil MOST, me të cilin Kuvendi ka projekt të përbashkët të emëruar "Qytetarë të inkuadruar për Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent", i cili ka filluar me zbatim në korrik të vitit 2016 dhe këtu, do të ndaj me ju një kujtim të rëndësishëm për mua, dhe ky është se fjalimi i parë publik kur e mora këtë funksion të përgjegjshëm ishte pikërisht në Konferencë të organizuar në kuadër të po këtij projekti, po ashtu para përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për të cilat edhe atëherë, por edhe sot e ndaj mendimin e njëjtë se, a to janë vegla më e rëndësishme e ndërlidhjes ose po mbetjes në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe nevojat e tyre të cilat rrjedhin nga përditshmëria e tyre.

më shumë...

E mërkurë, 5 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Evenimentin solemn për fillimin me punë të Zyrës Buxhetore Parlamentare në Kuvend

Jam i kënaqur që sot kam nderin në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes këtë eveniment solemn me të cilin e shënojmë hapjen e Zyrës Buxhetore Parlamentare, produkt i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vestminster Fondacionit për Demokraci ...

më shumë...

E premte, 31 janar 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Dialogun Zhan Mone të tretë

Sot vazhdojmë me Dialogun e ri Zhan Mone, të tretë me radhë, dhe mua më vjen mirë që mes nesh gjendet përbërja e re e eurodeputetëve, miq të Kuvendit dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kolegë tanë nga Parlamenti Evropian, të cilët janë këtu ta vazhdojnë me ne bashkëpunimin që filloi në maj të vitit 2018, vazhdoi në qershor të vitit 2019 në Kuvend ...

më shumë...

E martë, 28 janar 2020, Bruksel

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Parlamenti Evropian

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes fillimin e këtij Samiti, që është me nismë të Kryetarit të nderuar Sasoli të cilit sinqerisht i falënderoj dhe mikpritës i të cilit kisha nderin të jem në dhomën tonë ligjvënëse para një muaj e gjysmë, gjatë vizitës së tij të parë oficiale jashtë Bashkimit Evropian pas marrjes së këtij funksioni të përgjegjshëm, a pas vendimit dëshpërues të Këshillit Evropian për mosndarjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

më shumë...

E hënë, 16 dhjetor 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e Shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës

Dëshiroj që në fillim të fjalës sime përshëndetëse të uroj shënimin e përvjetorit të 25-të të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe të uroj edhe shumë jubile dhe suksese madhështore për këtë tempull të arsimit. 

më shumë...

E mërkurë, 11 dhjetor 2019 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën "Reformat në sektorin e zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: arritjet, sfidat dhe prioritetet"

Më lejoni që në fillim të falënderoj në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut DCAF, organizatorin e kësaj Konference me titull "Reformat në sektorin e zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: arritjet, sfidat dhe prioritetet", që sugjeron se bëhet fjalë për vazhdimësi, gjegjësisht, për proces i cili zgjat. 

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 13
  •