Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 31 korrik 2019

Takim lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, SH.T.Z.Mats Stafanson  

Kryetari shprehu mirënjohje për punën e Ambasadës së Mbretërisë së Suedisë, e cila edhe gjatë mandatit të ambasadorit Stafanson kontribuoi në masë të konsiderueshme në zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dha mbështetje të fuqishme për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

më shumë...

Е hënë, 29 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Shalanda Jang, drejtore e Sektorit të Komisionit për Buxhet në Dhomën Përfaqësuese në SHBA dhe z-njën Kristi Xh. Antoni, udhëheqëse e Seksionit për Planifikim Buxhetor                                          

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut TalatXhaferi me delegacionin e përfaqësuesve të sektorit buxhetor në Dhomën Përfaqësuese në SHBA, z-nja Shalanda Jang dhe z-nja Kristi Xh. Antoni, u këmbyen disa informata dhe mendime të Kryetarit rreth përcaktimit tonë të mëtutjeshëm të përbashkët për pavarësimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhoma më e lartë ligjvënëse dhe për pavarësinë e tij më të madhe në kuadër të sistemit politik në vend. 

më shumë...

E premte, 26 korrik 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME FILIP T. RIKER, U.D. NDIHMËS SEKRETAR SHTETËROR I SHBA PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHE EVROAZIATIKE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Filip T. Riker, u.d. ndihmës sekretar shtetëror i SHBA për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike ndërsa në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e SHBA, Sh.S. Kejt Mari Bërns. Në takim u këmbyen mendime rreth aktiviteteve aktuale në pjesën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në BE, si edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA.

më shumë...

E mërkurë, 24 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Ambasadoren e sapoemëruar të Malit të Zi, SH.S. Marija Petroviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me Ambasadoren e sapoemëruar të Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Marija Petroviq. Ai i uroi mirëseardhje Ambasadores Petroviq, si një përfaqësuesi diplomatik nga një vend fqinj me të cilin na bashkojnë miqësia dhe lidhjet tradicionalisht të mira politike, ekonomike dhe kulturore dhe me të cilin ndajmë prioritete të njëjta të jashtme politike.

më shumë...

E mërkurë, 24 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës Sh.S. Jin LIshian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S. Jin Lishian, misioni diplomatik i së cilës përfundon në fund të muajit korrik. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski dhe kryetarja e Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës Vladanka Aviroviq.  

më shumë...

E martë, 23 korrik 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR TË SHBA KEJT MARI BËRNS

Kryetari Xhaferi, duke i drejtuar urime për emërimin e saj në funksion, shprehu shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën dhe me përfaqësuesit e saj, sidomos për shkak të faktit që SHBA janë partneri ynë strategjik me të cilin kultivojmë ndër dekada marrëdhënie bilaterale të afërta dhe miqësore.

më shumë...

E premte, 19 korrik 2019, Uashington 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORIN E NDI DEREK MIÇEL 

Në kuadër të pjesëmarrjes së Kryetarit Xhaferi bashkë me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Forumin parlamentar për liderë në Uashington, drejtori i Institutit Nacional demokratik, z. Derek Miçel organizoi takim të përbashkët për përfaqësuesit e parlamenteve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në forum. Në takim, z. Miçel u dha hapësirë përfaqësuesve të çdo vendi që individualisht ta prezantojnë situatën aktuale në vendet e tyre. 

më shumë...

E premte, 19 korrik 2019 

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME POL FUFER, PËRFAQËSUES I LARTË I ZYRËS PËR EVROPËN JUGORE DHE QENDRORE NË STEJT DEPARTMENT

Në kuadër të Forumit për partneritet demokratik të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-ve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Tashevska Remenski dhe koordinatorin e Grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikola Micevski, realizuan takim edhe me Pol Fufer, përfaqësues i lartë i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Department. 

më shumë...

E martë, 9 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e Shoqatës Divan, përfaqësuesit e Këshillit Nacional Boshnjak dhe Lidhjes Demokratike Boshnjake         

Takimi i sotëm i Shoqatës "Divan" që është organizatë joqeveritare nga fusha e kulturës, ruajtjes së vlerave të përbashkëta dhe avancimit të të drejtave të boshnjakëve, përfaqësuesit e Këshillit Nacional Boshnjak dhe Lidhjes Demokratike Boshnjake me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte me rastin e shënimit të njëzetekatër vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, BeH.

më shumë...

E diel, 7 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA

“Vendi ynë, nënvizoi Xhaferi, deri tani dhe në të ardhme, në SHBA sheh partnerin strategjik më të rëndësishëm i cili në vazhdimësi na mbështet në çdo plan, jo vetëm ne por gjithë rajonin.“

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 33
  •