Udhëheqja parlamentare

E premte, 31 janar 2020

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME PËRFAQËSUESIT E LIDERËVE TË UNIONEVE RINORE TË KRUSHEVËS DHE SELANIKUT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me liderët e Unionit Rinor të Krushevës dhe Unionit Rinor të UNESCO-s të Selanikut, Metodija Stojçevski dhe Babis Papajoanu, organizatorë të Ngjarjes Kulturore të Rinisë në kuadër të Marrëveshjes së Prespës, së bashku me eurodeputetët - bashkëkryesues të Dialogut të Zhan Monesë, Andreas Shider, Ilhan Kjuçuk dhe Marion Vallsman, si dhe ambasadori Samuel Zhbogar.

Kryetari Xhaferi i përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mirseardhje në Kuvend, duke i informuar eurodeputetët se përfaqësuesit e organizatave rinore janë aktive në Kuvend përmes Grupit Ndërparlamentar për Rininë dhe miratimit të Ligjit për politika rinore, duke theksuar kështu pjesëmarrjen e tyre më të madhe në procesin e vendimmmarrjes.

Papajoanu dhe Stojçevski, si përfaqësues të Unioneve Rinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, sugjeruan në bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar, i cili pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të të ashtuquajturës Marrëveshja e Prespës është vendosur në një kornizë të ndryshme, me qëllimin kryesor të shkëmbimit më të madh të ideve, njohurive, përvojave dhe bashkëpunimit midis të rinjve nga të dyja vendet, veçanërisht në drejtim të përmbushjes së detyrimeve sipas planit të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Në këtë kontekst, ata gjithashtu i informuan të pranishmit për ngjarjen e sotme madhore në Shkup midis 75 organizatave rinore nga Republika e Greqisë dhe 100 pjesëmarrësve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga shembulli i bashkëpunimit francez-gjerman, që daton më shumë se 50 vjet më parë.

Eurodeputetët e vlerësuan këtë iniciativë sepse, siç theksuan, nacionalizmi nuk ka të ardhme dhe vetëm kombet e bashkuara mund të bëjnë një hap përpara në integrimin evropian dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. BE-ja, përveç që është një projekt i paqes dhe prosperitetit ekonomik, është edhe një projekt për të rinjtë. Prandaj është shumë e rëndësishme që organizatat rinore të japin një shembull dhe t'i bashkojnë të rinjtë për çështjet thelbësore dhe problemet me të cilat përballen shoqëritë civile sot.   

Click