PJESËMARRJA E ZËVENDËSSEKRETARIT TË P&#...

E mërkurë, 30 shtator 2020

PJESËMARRJA E ZËVENDËSSEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM MILLKOVSKI NË E-KONFERENCË

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Miki Millkovski, sot mori pjesë në E-konferencë me temë: “Partneriteti i hapur qeveritar – dialogu për Plan-veprimin nacional 2021-2023“.

Konferenca online u organizua nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Partneriteti i hapur qeveritar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përveç zëvendëssekretarit të përgjithshëm Millkovski fjalime mbajtën edhe: ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri; sekretari i përgjithshëm në Partneritetin e hapur qeveritar, Poll Masen; si dhe koordinatorja nacionale për Partneritet të hapur qeveritar, Gordana Gapiq-Dimitrovska.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.S. Keiko Haneda...

E martë, 29 shtator 2020

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.S. Keiko Haneda

Në takimin e sotëm të lamtumirës me ambasadoren e Mbretërisë së Japonisë në vendin tonë, Sh.S. Keiko Haneda, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me Ambasadën japoneze, respektivisht me ambasadorin e parë rezident, Sh.S.  Haneda dhe në këtë drejtim, theksoi se pret që në periudhën e ardhshme të vazhdojë ky bashkëpunim edhe me ambasadorin e ri, me çka do të vazhdojë trendi i përforcimit të relacioneve politike dhe ekonomike mes dy vendeve.   Kjo do të rezultojë me rritjen e investimeve japoneze dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e medicinës, turizmit, kulturës dhe fushave tjera.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Sergej Bazdnikin...

E martë, 29 shtator 2020

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Sergej Bazdnikin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse, Sh.T. Sergej Bazdnikin.

Kryetari Xhaferi vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse karakterizohen me miqësi, bashkëpunim parimor dhe transparencë, si edhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar, që do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit në fushat tjera. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS ...

E premte, 25 shtator 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PAHOR

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e takimit të sotëm me burrështetas i cili vjen prej një vendi mik dhe promotor i integrimeve tona euroatlantike. Intensiteti i takimeve bilaterale në të gjitha nivelet është vetëm edhe një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të cilat ndërtohen dhe kultivohen me vite. Ai drejtoi falënderim për mbështetjen në momentet kyçe të historisë sonë më të re, a sidomos në kohë të krizave kur Sllovenia e ofroi ndihmën e saj me dërgimin e ekipeve në kufirin tonë jugor për menaxhimin e krizës refugjate dhe aktualisht, me ekipin mjekësor dhe pajisjen mbrojtëse për menaxhimin e pandemisë të Kovid - 19. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Millan Predan...

E enjte, 24 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Millan Predan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Millan Predan.

Ambasadori Predan i transmetoi urime Kryetarit Xhaferi nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiç, edhe në emrin e tij personal, për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit dhe për kontributin e tij në stabilizimin e gjendjeve në shtet në vitet e kaluara. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Gjergj Dedaj...

E mërkurë, 23 shtator 2020

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Gjergj Dedaj

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për marrëdhëniet bilaterale të mira dhe konstruktive ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si edhe për bashkëpunimin e frytshëm ndërparlamentar.
Lexo më shumë

Gjithçka që varet prej faktorit njerëzor &#2...

E mërkurë, 23 shtator 2020

Gjithçka që varet prej faktorit njerëzor është e zgjidhshme

Me rastin e Ditës botërore të gjuhës së shenjave, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, pranoi përfaqësues të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës të arsimit të mesëm profesional të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar, QShShAR “Partenija Zografski”.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Majlinda Bregu...

E martë, 22 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Majlinda Bregu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në kabinetin e tij e pranoi Majlinda Bregun, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Me këtë rast, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për këtë takim të sërishëm me znj. Bregu, kur bashkëpunimi rajonal intensifikohet dhe thellohet, a sidomos në kohë të pandemisë kur shumica e takimeve ndërkombëtare zhvillohen  në mënyrë virtuale.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. DEJVID GIR ...

E hënë, 21 shtator 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. DEJVID GIR 

Ambasadori Gir e përuroi për zgjedhjen e sërishme për Kryetar dhe e lavdëroi për udhëheqjen e suksesshme të Kuvendit në mandatin e kaluar dhe në këtë aktual. Gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Delegacionit që në tërësi ti japë mbështetje Kuvendit si institucion vital në procesin e eurointegrimit.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Gent Cakaj ...

E premte, 18 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Gent Cakaj 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte takim me Gent Cakaj, ministër i autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast, Kryetari Xhaferi falënderoi Republikën e Shqipërisë që ishte vendi i tretë anëtar i Aleancës që e ratifikoi Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Llazllo Ishtvan...

E premte, 18 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T.  Llazllo Ishtvan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.  Llazllo Ishtvan. Në takim, Kyretari Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Hungarisë për integrimet tona euroatlantike dhe evropiane. 

Lexo më shumë
1...333435...37                                      
Click