Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Forumin ballkanik kund...

E mërkurë, 28 tetor 2020, Tiranë, Republika e Shqipërisë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në  Forumin ballkanik kundër anti-semitizmit 2020

Zonja dhe zotëri, të pranishëm në mënyrë virtuale në këtë konferencë speciale për Ballkanin, a me fokus në luftën kundër semitizmit, më vjen mirë që mundem në këtë mënyrë t'ju përshëndes dhe t'ju uroj para së gjithash të gjithëve të jeni me shëndet të mirë në këtë kohë të rrezikut global mbi shëndetin e çdo njeriu.

Njeriu, me të gjitha virtytet dhe mangësitë e veta, është qenia më e përkryer e cila di, mundet dhe në pjesën më të madhe të kohës e shfrytëzon në mënyrë të arsyeshme atë me të cilën është bekuar në jetë. Mirëpo, ka paste, për fat të keq ndonjëherë edhe periudha më të gjata kur arsyeja e shëndoshë mbetet dëshmitar memec i çnjerëzimit, kur mbisundon veprimi johuman mbi qeniet tjera të gjalla.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në E-konferencën p&#2...

E mërkurë, 28 tetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në E-konferencën për Parlament të hapur - Plani aksional i Partneritetit të Qeverisë së Hapur 2021 - 2023

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj mirëseardhje në konferencën virtuale të Parlamentit të Hapur, Plani aksional i Partneritetit të Qeverisë së Hapur 2021 - 2023. Siç e keni të njohur, kjo e-konferencë organizohet në kuadër të Javës globale të hapjes së legjislacionit #GLOW2020 të organizuar nga E-rrjeti i Parlamentit të Hapur dhe më vjen mirë që Kuvendi është pjesë e kësaj Jave dhe e këtij rrjeti.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin e Republikë...

E premte, 23 tetor 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij oficiele në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Driton Selmanaj, zëvendës-kryeministër i Qeverisë dhe Meliza Haradinaj Stubll, ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DEPUTETËT BALA DHE SHTERJ...

E mërkurë, 14 tetor 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DEPUTETËT BALA DHE SHTERJOSKI 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot kishte takim me një delegacion të përzier nga Republika e Shqipërisë, në përbërje të cilit krahas deputetëve aktual në Parlamentin shqiptar Taulant Bala dhe Vasill Shterjoski, ishin edhe kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba dhe afaristi Gjergj Luca. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. VIOREL STANILLA...

E premte, 9 tetor 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. VIOREL STANILLA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim të lamtumirës me ambasadorin e Rumanisë, Sh.T. Viorel Stanilla.

Kryetari Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe personalisht ambasadorin Stanilla për kontributin e tij në rrugën euroatlantike të vendit. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KOMISARIN OLIVER VARHELI...

E mërkurë, 7 tetor 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KOMISARIN OLIVER VARHELI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Komisarin e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së Oliver Varheli, në kuadër të vizitës së punës në vend.   

Lexo më shumë

Raport për përparimin e Maqedonisë së V...

E mërkurë, 7 tetor 2020

Raport për përparimin e Maqedonisë së Veriut në 2020 nga Komisioni Evropian

Kuvendi 
Kuvendi e përmirësoi rolin e tij si forum primar për dialog politik konstruktiv dhe i përmbushi funksionet e tij legjislative, duke e përfshirë përmes miratimit të ligjeve kryesore të lidhura me Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, përdorimi i procedurës së shkurtuar duhet të jetë i kufizuar. 

Lexo më shumë

PJESËMARRJA E SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVA...

E mërkurë, 30 shtator 2020

PJESËMARRJA E SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVANOVA NË MBLEDHJE NË INTERNET PËR SFIDAT NË PUNËN PARLAMENTARE GJATË PANDEMISË

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, sot mori pjesë në mbledhje në internet për praktikat e mira dhe sfidat ekzistuese në Parlamentet e Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë Kovid-19.

Duke e pasur parasysh rëndësinë nga puna e vazhdueshme e parlamenteve, NDI e organizoi këtë mbledhje në kuadër të Iniciativës për përforcimin e legjislacionit të Ballkanit Perëndimor (WBLSI), ndërsa në këtë mbledhje morën pjesë sekretarët e përgjithshëm nga Parlamenti në Shkup, Tiranë, Sarajevë, Podgoricë, Zagreb, Prishtinë dhe Beograd.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Hasan Mehmet Sekizqok...

E martë, 6 tetor 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Hasan Mehmet Sekizqok

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sh.T. Hasan Mehmet Sekizqok. Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve, në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME ROSANA DUXHAK...

E hënë, 5 tetor 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME ROSANA DUXHAK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak. Në takim u shkëmbyen informata dhe ide për atë se si të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sidomos në drejtim të implementimit të Agjendës 2030 dhe qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Lexo më shumë

TAKIMI VIRTUAL I KRYETARIT XHAFERI ME ISH-DEPUTETËT E ...

E hënë, 5 tetor 2020

TAKIMI VIRTUAL I KRYETARIT XHAFERI ME ISH-DEPUTETËT E PARLAMENTIT EVROPIAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim virtual me delegacionin e ish-eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga ish-Kryetari, dr. Hans Gert Potering.  

Duke i uruar për rizgjedhjen si Kryetar i Kuvendit, dr. Potering e theksoi kontributin e tij në stabilizimin e punës së Kuvendit në mandatin e mëparshëm dhe vuri në dukje se mbështetja e Parlamentit Evropian dhe Kryetarit Sasoli do të vazhdojë me intensitet të njëjtë edhe në këtë mandat. Ai theksoi se misioni i ish-deputetëve që janë ende aktivë dhe me ndikim në politikë dhe shoqëri në vendet e tyre është të kontribuojnë në bashkimin e kontinentit evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo më shumë
1...323334...37                                      
Click