E enjte, 10 dhjetor 2020
Propozim - ligji për regjistrim i shqyrtuar në Kuvend
Z. Ademi, theksoi se bëhet fjalë për ligj të rëndësishëm, me të cilin do të mundësohet regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 1-21 prill 2021, duke pas parasysh se regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa regjistrimi në vitin 2011 nuk u realizua. Për nevojën e zbatimit të regjistrimit, theksoi, se si vend-anëtarë i OKB-së jemi të obliguar të realizojnë Regjistrimin, që do të jenë në pajtim me Rekomandimet e miratuara ndërkombëtare për regjistrimet e popullsisë dhe ekonomive familjare, të përgatitura nga ana e Komisionit Ekonomik për Evropë të Kombeve të Bashkuara dhe të Eurostatit.