E hënë, 21 dhjetor 2020
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e 21 Dhjetorit – Dita e mësimit në gjuhën turke
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam mundësinë të përshëndes Kryetarin lartë të respektuar të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, mikun tim, z. Mustafa Shentop dhe anëtarët e nderuar të Delegacionit dhe më lejoni të shfrytëzoj këtë rast dhe Juve koleg i nderuar, të gjithë të pranishmëve në sallë, mirëpo edhe të gjithë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të bashkësisë turke, t'ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e mësimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është për nder të bashkëqytetarëve tanë turq në vend, mirëpo, edhe të gjitha nderimet dhe kujdesin edhe ndaj Republikës së Turqisë, që është miku jonë tradicional, shumëvjeçar dhe i sinqertë.