Udhëheqja parlamentare

E enjte, 27 shtator 2018

Konferencë për shtyp e Kryetarit Xhaferi

Të nderuar qytetarë, 
Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit publik,

Ditën e fundit të fushatës për referendumin që do të mbahet të dielën më 30 shtator të vitit 2018, dua që si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, bashkë me Trupin koordinues dhe 120 deputetë në Kuvend të cilët udhëhiqnin fushatë për dhe kundër mbështetjes së pyetjes së referendumit, ti ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e vet të garantuar me Kushtetutë dhe të dalin dhe të marrin pjesë në marrjen e vendimit më të rëndësishëm për ardhmërinë e shtetit tonë.

Si qytetarë të këtij shteti, të gjithë kemi obligim dhe detyrë të njëjtë të marrim pjesë në marrjen e këtij vendimi historik, prej të cilit varet drejtimi në të cilin do të lëvizë Republika e Maqedonisë.

Njëzet ditët e kaluara, qytetarët, nëpërmjet fushatës mediatike që e udhëhiqte  Kuvendi si bartës i vetëm i autorizuar, kishin mundësi të njoftohen me përfitimet dhe perspektivat që i sjell referendumi i suksesshëm për Republikën e Maqedonisë.

Vendimi pozitiv i qytetarëve më 30 shtator, për Maqedonisë do të thotë hapje të dyerve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Kjo do i mundësojë shtetit tonë siguri, rrugë të hapura për qytetarët tanë, më shumë investime të huaja, hapje të vendeve të reja të punës, treg më të madh për pasimin e prodhimeve vendore, mundësi për përparimin e gjeneratave të reja.

Referendum i suksesshëm do të thotë shtet juridik, reforma në gjyqësi dhe sundim i tërësishëm i të drejtës. Me një fjalë, jetë më e mirë për të gjithë ne dhe për gjeneratat e ardhshme. 

Me rezultatin pozitiv më 30 shtator, Maqedonia do të bëhet partnere e barabartë në Aleancën e NATO-s, dhe do të hapet rruga për aderimin e shtetit tonë në shtëpinë e përbashkët evropiane.

Të nderuar qytetarë,

Besoj se të dielën nuk do të mbeteni të mbyllur në të kaluarën por do të drejtoheni kah vendet e votimit me çka do merrni vendimin e vërtetë për ardhmërinë.

Besoj se do të zgjidhni ardhmëri e cila do të sjellë përparim, bashkëjetesë dhe prosperitet.

Prandaj, Ju ftoj që më 30 shtator bashkë të votojmë PËR MAQEDONINË EVROATLANTIKE.

Click