Grupe joformalе



E hënë, 12 dhjetor 2011

TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE

Klubi i deputeteve do të mbajë takim pune me temë: Planifikimi strategjik i Klubit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Moderator i takimit do të jetë Keti Alen, kryetar i Grupit të Koneksionit, i cili njëzet vitet e fundit punon me qëllim që t'u ndihmojë bashkësive, qeverive, organizatave joqeveritare dhe organizatave të grave për komunikim më të mirë me mediumet, publikun dhe politikanët.

Qasja e  tij në ndryshimin e strategjive komunikuese përfshin zgjedhjen e target-grupit, krijimin e porosisë dhe marrëdhëniet me mediumet.

Në takimin do të jenë të pranishëm anëtarët e Klubit të deputeteve dhe kryetaret e LGM dhe KNBGJ-së.

Takimi i punës do të mbahet më 12. 12. 2011, (sot), në ora 14:00, në hotelin Best Vestern.

Click