
TEREZA LLAZOVSKA
E lindur më 1978 në Shkup. E diplomuar në Fakultetin Juridik, Studime juridike, pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup. Përvoja paraprake e punës: nga viti 2001 deri në vitin 2006 punon në më shumë projekte në organizata vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa nga viti 2006 punon në Agjencinë e administratës. Flet gjuhën angleze dhe ka njohuri të gjuhës frënge. Në Institutin parlamentar punon nga muaji korrik të vitit 2013.

SONJA STAMENKOVSKA
E lindur më 1969 ne Shkup. Maqedonase. Historiane e diplomuar pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup. Ka përvojë pune 18 vjeçare në sektorin privat. Flet gjuhën angleze. E punësuar si historiane në Seksionin për edukim dhe komunikim në Institutin parlamentar nga korriku i vitit 2013.

RADMILLA FILIMANOVSKA
E lindur më 9.12.1981 në Shkup. Maqedonase. Inxhiniere e elektronikës dhe e telekomunikacioneve, e diplomuar në Fakultetin e elektroteknikës dhe teknologjive informatike pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup. Përvoja e punës: pesë vjet e gjysmë si asistente e lartë për përkrahje të internetit në "T-Home", Shkup.

MARIJA PANEVSKA
E lindur më 1985 në Shkup. E diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi: Administratë Publike. Praktikant në Kuvendin e RM-së nga viti 2009-2010. Përvoja paraprake e punës në Kuvendin e RM-së nga viti 2010-2013. Flet gjuhën angleze. E punësuar si këshilltare për punë të bibliotekës në Seksionin për bibliotekë dhe arkiv legjislativ nga korriku i vitit 2013.

EMRIJE ZYBERI
E lindur më 06.02.1981 në Vrapçishtë. Shqiptare. Magjistër i shkencave juridike pranë Universitetit të Evropës Juglindore, Tetovë. Shërbehet aktivisht me gjuhën angleze dhe kroate. Përvoja paraprake e punës: Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. E punësuar si udhëheqëse e Sektorit për Edukim dhe Komunikim/biblioteka hulumtuese dhe arkivi legjislativ në Institutin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga muaji mars të vitit 2013.

VALMIRA AXHIREXHA
E lindur më 1982 në Dibër. Shqiptarë. E diplomuar në Fakultetin Juridik - Studime Juridike pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Ka dhënë provimin e jurisprudencës dhe noterial. Përvoja e punës: Gjykata themelore - Dibër dhe Gjykata themelore Shkupi 2 - Shkup. Ka përvojë edhe në sektorin joqeveritar. Flet gjuhën angleze dhe ka njohuri themelore të gjuhës italiane. E punësuar si bashkëpunëtore - asistente për përkrahje administrative të udhëheqësit të Njësisë së veçantë organizuese - Instituti parlamentar, nga korriku i vitit 2013.

BUJAR ZULFIU
I lindur më vitin 1988 në Kumanovë. Shqiptar. Jurist i diplomuar në Universitetin në Tetovë. Ndjek studimet e magjistraturës në sferën e drejtësisë (jurisprudencës) në Universitetin e njëjtë. Përvoja paraprake e punës: demonstrator në USHT, Fakulteti i biznesit dhe administratës në Kumanovë dhe administrator në firmë private.

ARDITA JASHARI-BISLIMI
E lindur më 22.02.1985 në Gostivar. Shqiptare. Juriste e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore. Magjistrant në Fakultetin e sigurisë - Siguria ndërkombëtare - Shkup. Përvoja e punës: Këshilltare në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

SLLAVÇO MARKOVSKI
I lindur më 12.11.1978 në Shkup. Maqedonas. I diplomuar në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit" në Shkup, pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Shkup. Flet gjuhën angleze. Përvojë pune paraprake në Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Nga nëntori i vitit 2013, i punësuar në Institutin parlamentar, si këshilltar-hulumtues në sferën e shkencave bujqësore dhe ushqimit.

BILJANA DONÇEVSKA
E lindur në Shkup 1975, maqedonase. Inxhiniere e diplomuar e elektroteknikës në Fakultetin e Elektroteknikës në Shkup, drejtimi Teknik kompjuterik, informatikë dhe automatikë. Magjistër e teknologjive elektronike dhe informatike, specialitet - Menaxhment projektues në Fakultetin e Elektroteknikës dhe teknologjive informatike në Shkup. Flet gjuhën angleze. Me përvojë pune 14 vjeçare në arsim si mësuese e informatikës në Shkollën e mesme juridike-ekonomike,Vasil antevski-Dren në Qytetin e Shkupit. Si Këshilltare për TKI në sferën e edukimit dhe komunikimit në Institutin parlamentar punon nga nëntori 2013.

TOME GUSHEV
I lindur në Veles në vitin 1982. Politikolog i diplomuar dhe magjistër në sferën e politikës publike në Institutin e shkencave politike dhe juridike-politike në Fakultetin Juridik "Justiniani I" pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi. Përvoja paraprake e punës: Asistent në Zyrën për komunikimin e deputetëve me qytetarët në Veles, nga shtatori i vitit 2007 deri në korrik 2011. Gjatë periudhës si student punon si praktikant në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Komunën e Velesit dhe Institutin e demokracisë "Societas Civilis". Alumnist në Shkollën e politikave publike Nënë Tereza e cila është pjesë e shkollave për studime politike në përbërje të Këshillit të Evropës. Në Institutin parlamentar punon nga nëntori i vitit 2013, si Këshilltar i Edukimit Juridik-Politik. Flet gjuhën angleze dhe grupin e gjuhëve jugosllave.

Tamara Ançeva-Kërstevska
E lindur më 13.04.1975 në Negotinë. maqedonase. Diplomoi në fakultetin Ekonomik, drejtimi menaxhment financiar dhe magjistron menaxhment në Universitetin "Shën. Cirili dhe Metodi", Shkup. Merr diplomë me titull për tregti të letrave me vlerë në tregun ndërkombëtar të kapitalit nga „Securities Institute” në Londër, Britania e Madhe. Flet anglisht dhe ka njohuri themelore të gjuhës gjermane. Përvojë shumëvjeçare në sferën e analizave të financave dhe financat në sektorin bankar dhe telekomunikues. E punësuar si këshilltare-hulumtuese dhe analiste e ekonomisë së tregut në Institutin Parlamentar nga korriku 2013.

Dejan Dimitrievski
I lindur me 14.09.1987 në Shkup maqedonas. Diplomoi dhe magjistri në Fakultetin juridik "Justiniani I", në Universitetin "Shën. Cirili dhe Metodi", Shkup, drejtimi studime politike. Flet anglisht dhe ka njohuri themelore të gjuhës gjermane. Përvoja paraprake e punës në sektorin civil. I punësuar si këshilltar-hulumtues dhe analist i demokracisë dhe i sundimit të drejtës në Institutin Parlamentar nga korriku 2013.

Ilija Millçevski
I lindur më 31.07.1976 në Shkup maqedonas. Politikolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve politike ndërkombëtare dhe sigurisë. Flet anglisht dhe ka njohuri themelore të gjuhës gjermane. Përvoja paraprake e punës: praktikant i gjeneratës së parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (dhjetor 1999- korrik 2000); nga nëntori 2000 deri në korrik 2013 ka punuar në më shumë pozicione në Institutin për hulumtime shoqërore dhe humaniste "Evro Ballkan" nga Shkupi. Në Institutin Parlamentar punon nga korriku 2013 si këshilltar-hulumtues dhe analist për çështje rajonale dhe obligime ndërkombëtare.

PETAR TRAJKOV
I lindur më 27.06.1981 në Manastir. Në vitin 2006 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Shën. Cirili dhe Metodi", Shkup, ndërsa në vitin 2012 magjistroi në sferën "Menaxhmenti i resurseve njerëzore" në Institutin e Hulumtimeve Sociologjike, Politike dhe Juridike në Universitetin "Shën. Cirili dhe Metodi", Shkup. Flet anglisht dhe ka njohuri themelore të gjuhës gjermane. Përvoja paraprake e punës: 2007-2010 ka punuar në Kabinetin e ministrit për tërheqjen e investimeve të huaja, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RM-së. 2010-2013 ka punuar në më shumë projekte në sektorin privat dhe civil. Në Institutin Parlamentar punon nga korriku 2013 si këshilltar - hulumtues dhe analist i sistemeve ekonomike bashkëkohore.

Eva Jovanova
E lindur më 13.08. 1977 në Paris, Francë. maqedonase, ka diplomuar në fakultetin juridik, studime politike në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi", Shkup. Magjistër në sferën e Bashkimit Evropian, Politika dhe Qeveria në Universitetin "London School of Economics and Political Science", Londër, Britania e Madhe. Flet anglisht dhe ka njohuri themelore të gjuhës frënge, italiane dhe spanjolle. Përvoja e mëparshme: Instituti i hulumtimeve shoqërore dhe humane Evro-Ballkan, Shkup; Agjencia e përkrahjes financiare e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. E punësuar si këshilltare - hulumtuese dhe analiste e të drejtës komparative në Institutin Parlamentar nga korriku 2013.
Daniel Stojanovski
I lindur më 21.05. 1983 në Tetovë. maqedonas. Magjistër i studimeve evropiane në Fakultetin Ekonomik, Shkup. diplomoi në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi", Fakulteti Ekonomik , Shkup, drejtimi Menaxhment. njeh gjuhen angleze. Përvoja e mëparshme: Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë dhe projekti USAID. I punësuar në Institutin parlamentar si udhëheqës i Sektorit për analiza në sferën e shkencave shoqërore - hulumtues (ekonomist) nga korriku 2013.

ELENA VELIÇKOVSKA
E lindur më 31.08. 1982 në Shkup. maqedonase, ka diplomuar në vitin 2008 në Fakultetin Juridik në Universitetin FON, Fakulteti i shkencave juridike, drejtimi E drejta Evropiane e të Drejtës së BE-së. Flet anglisht dhe ka njohuri themelore të gjuhës gjermane. Përvoja paraprake e punës në sektorin privat lidhur me gjyqësinë dhe zyrën e avokatit. E punësuar si këshilltare - hulumtuese dhe analiste në sferën e lirisë dhe sigurisë në Institutin parlamentar nga korriku 2013.

Sulejman Sulejmanovski
I lindur më 12.08.1983 në Resnjë. turk, ka diplomuar në fakultetin Juridik "Justiniani I", në Shkup, në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" Shkup, drejtimi studime juridike. flet turqisht dhe anglisht. Përvoja paraprake e punës, në Agjencinë e Administratës dhe në sektorin privat. I punësuar si këshilltar - hulumtues dhe analist i të drejtës komparative dhe sistemeve juridike në Institutin Parlamentar nga korriku 2013.

Ivana Arsovska
E lindur më 31.08.1982 në Kumanovë. maqedonase, ka diplomuar në fakultetin Juridik "Justiniani I", në Shkup, në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" Shkup, drejtimi studime juridike. Flet anglisht. Përvoja parapake e punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. E punësuar si këshilltare - hulumtuese dhe analiste e jurisprudencës dhe e të drejtave fundamentale në Institutin Parlamentar nga korriku 2013.

FANI KORROVESHOVSKA
E lindur më 09.10.1982 në Shkup. maqedonase, ka diplomuar në fakultetin Juridik "Justiniani I", në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" Shkup, drejtimi studime juridike. Student i studimeve të magjistraturës - shkallë e veçantë në Fakultetin Juridik "Justiniani I" Shkup në Universitetin në Strazbur - Qendra për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Flet anglisht. Përvoja paraprake e punës: praktikant në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga shkurti deri në korrik 2005; praktikant në Parlamentin Evropian në Bruksel nga tetori 2008 deri në mars 2009 dhe në Ministrinë e Financave nga gushti 2006 deri në korrik 2013. E punësuar si udhëheqëse në sektorin e analizave juridike dhe hulumtimeve në Institutin parlamentar nga korriku 2013.

ZLLATKO ATANASOV
I lindur më 19.02.1982 në Kavadar maqedonas. Magjistër i integrimeve evropiane dhe rajonalizmit në Universitetin "Karl Franzens" në Austri. njeh gjuhën angleze. Përvoja e mëparshme: Sekretariati për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. I punësuar si këshilltar shtetëror - udhëheqës në Institutin Parlamentar nga marsi 2013.