GLIGOR STOIMENOV

 

 

 

 


I lindur më 9.12.1974 në Shkup, Republika e  Maqedonisë. Maqedonas. Fakulteti Juridik "Justinian Prvi" - Shkup - shkencat politike, studimet master në sferën e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare - "Justinian Prvi" - Shkup.  E njeh mirë gjuhën angleze. Përvojë pune paraprake - bashkëpunëtor profesional në Sektorin për analiza dhe hulumtime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, bashkëpunëtor në Sektorin për kontabilitet dhe Sektorin për trupa punues, këshilltar dhe sekretar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe Të drejtave të qytetarëve, këshilltar për politikë të jashtme dhe bashkëpunim bilateral në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.



 

 

LIDIJA KARAKAMÇEVA  

 

 

 

E lindur në 11.06.1965. Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” -  Shkup. Fakulteti i Ekonomisë. Magjistër për politikë të zbatuar dhe menaxhment. Flet gjuhën angleze dhe gjuhën franceze. E punësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga viti 1990.



 

 

ANA KAÇAKOVA 

 

 

 

E lindur në 2.08.1967. Maqedonase. Juriste e diplomuar, “Justiniani i Parë“, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup me provim të dhënë të jurisprudencës. E punësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga viti 1993. E flet gjuhën angleze dhe franceze. Përvojë  pune paraprake: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.



 

BILJANA OGNENOVSKA 

 

 

Ekonomiste e diplomuar, tregti e jashtme dhe marketing, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi – Shkup. Magjistër për menaxhment publik në Universitetin “Pariz 12” – Paris, Francë. E flet gjuhën angleze dhe frënge, njohuri në gjuhën greke. E punësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga viti 1998. Përvojë pune paraprake: Godwood Co ., Kairo, Egjipt, Heinz-Egjipt, Kairo, Egjipt.



 

 

MARIJANA OPASHINOVA  

 

 

 

E lindur në 24.08.1973. Maqedonase. Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup. Katedra për gjuhën dhe letërsinë angleze. Magjistër për politikë të zbatuar dhe menaxhment. E flet gjuhën angleze, frënge dhe greke.



 

 

IRENA SPIROVSKA

 

 

E lindur në 28.11.1982. Maqedonase. Politikolog i diplomuar-Marrëdhënie ndërkombëtare (Universiteti i Londrës – Shkolla e Londrës për ekonominë dhe shkencat politike). Magjistër për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. (Universiteti i Eseks – Qendra për të drejtat r njeriut). E njeh gjuhën angleze dhe frënge. Përvojë pune paraprake OJQ – të drejtat njerëzore internet – Kanada, OSCE misioni në Shkup, UNESKO Paris.



 

 

IVAN PETRUSHEVSKI 

 

 

 

 

I lindur në 1984. Maqedonas. Jurist i diplomuar “Justinian i Parë”, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup. E flet gjuhën angleze dhe gjermane.



 

 

FATMIR JAKUP

 

 

 

I lindur ne 22.01.1982. Shqiptar. Jurist i diplomuar, në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. E flet gjuhën angleze.



 

 

REXHEP PREKOPUCA 

 

 

 

I lindur në 15.02.1970. Shqiptar. Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Universiteti “Shën Ciril dhe Metodi”, Fakulteti Filologjik, Shkup. Magjistër për politikë dhe menaxhment aplikativ, Universiteti në Pitsburg – Qendra për politikë aplikative dhe marrëdhënie ndërkombëtare. E flet gjuhën angleze dhe frënge. Përvojë pune paraprake: udhëheqës i Seksionit për informim, Sektorit për informim, dokumentacion dhe bibliotekë.



 

 

MARIJA STEFANOVA  

 


E lindur në 2.10.1970. Maqedonase. Profesore e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë angleze, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, Fakulteti Filologjik, Shkup. Magjistër për politikë dhe menaxhment aplikativ, Universiteti në Pitsburg për politikë aplikative dhe marrëdhënie ndërkombëtare. E flet gjuhën frënge, ka njohuri nga gjuha kineze dhe gjermane. E punësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga viti 1997. Përvojë pune paraprake: këshilltare për përkthim, Sektori për mbështetjen e zyrës së sekretarit të përgjithshëm.

Click