DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Delegacioni në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës përbëhet nga shefi i Delegacionit, dy anëtarë dhe tre zëvendës-anëtarë të Delegacionit. Akreditivat e anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Delegacionit në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës i jep kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së voni shtat ditë para fillimit të mbledhjes së rregullt vjetore të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.
Shef i delegacionit: IGOR IVANOVSKI
Anëtarë: RAFIZ HALITI
ZORAN KRSTEVSKI
Zëvendës anëtarë: ANDREJ ZHERNOVSKI
XHEVDET NASUFI
GANKA SAMOILOVASKA CVETANOVA
Këshilli i Evropës është organizatë ndërqeveritare e formuar me 5 maj 1949 nga 10 shtete, ndërsa sot ka 47 vende anëtare. Qëllimet themelore të Këshillit të Evropës janë:
• mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia pluraliste dhe sundimi i së drejtës;
• përparimi i vetëdijes dhe inkurajimi i zhvillimit të identitetit kulturor evropian dhe llojllojshmëri;
• kërkimi i zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane (ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit njerëzorë, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, krimi i organizuar dhe të ngjashme) dhe
• ndihmë për konsolidimin e stabilitetit demokratik në Evropë nëpërmjet ndryshimeve politike, legjislative dhe kushtetuese.
Kuvendi Parlamentar i Këshillit të Evropës është forum parlamentar i Këshillit të Evropës, ku debatohen problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane dhe ka funksion këshillëdhënës në marrëdhënie me Komitetin e Ministrave. Ai është Kuvendi më i vjetër Parlamentar i krijuar në tokën evropiane. Aktiviteti i tij është i fokusuar në çështjet e rëndësisë rrjedhëse politike duke i kyçur edhe problemet e shoqërisë moderne dhe aspektet e politikës ndërkombëtare. Me qëllim të dominojnë interesa evropiane e jo nacionale, Kuvendi ka pesë grupe politike: Grupi i partive popullore evropiane, Grupi Socialist, Grupi demokratik evropian, Aleanca e liberalëve dhe demokratëve dhe Grupi i së majtës së bashkuar evropiane.
Zakonisht anëtarët grupohen në këto grupe partiake sipas përkatësisë të tyre partiake në vendet e veta, por disa anëtarë zgjedhin të mos jenë anëtarë të asnjë grupi politikë. Kuvendi debaton katër herë në vit (janar, prill, qershor dhe shtator), në seanca publike të cilat zgjasin një javë pune, ndërsa zakonisht mban edhe një mini seancë pranverore në ndonjë nga vendet–anëtare.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË
Delegacioni në Kuvendin Parlamentar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë përbëhet prej shefit të Delegacionit dhe dy anëtarë
Shef i delegacionit: GJORGJI TRENDAFILLOV
Anëtarë: BLLAGOJ GOLLOMEOV
HUSEINI HUSEINXHEVAT
Kuvendi Parlamentar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KP dhe OSBE) është formuar në vitin 1991, me propozim për formimin e tij me Urdhëresën e Parisit për Evropë të Re nga viti 1990. Detyra themelore e Kuvendit Parlamentar është ta lehtësojë dialogun ndërpalamentar ndërmjet vendeve-anëtare të OSBE dhe ta vlerësojë implementimin e qëllimeve të OSBE-së. Në suazat e Kuvendit Parlamentar funksionojnë tre Komitete të përgjithshme: Komiteti për demokraci, të drejtat e njeriut, çështje humanitare, Komiteti për çështje ekonomike, teknologji dhe mjedis jetësor, si dhe Komiteti për çështje politike dhe siguri. Anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në KP të OSBE-së rregullisht marrin pjesë në punën e sesioneve të Kuvendit Parlamentar, Komitetit të përhershëm, si edhe në mbledhjet të tjera të organizuara nga KP të OSBE-së.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UNIONIN NDËRPARLAMENTAR
Dokumente
Delegacioni në Unionin ndërparlamentar përbëhet nga kryetari i Kuvendit, i cili është shef i Delegacionit dhe katër anëtarë. Delegacioni përbëhet nga deputetë të gjinive të ndryshme.
Shef i delegacionit: LUBÇO JORDANOVSKI
Anëtarë: KAROLINA RISTOVA
ÇEDOMIR KRALEVKI
ISMET RAMADANI
ANGELLKA PEEVA-LAURENÇIQ
Unioni ndërparlamentar (UNP), i themeluar në vitin 1889 është organizata më e vjetër politike multilaterale në të cilën janë të anëtarësuar 154 parlamente nacionale dhe tetë kuvende parlamentare ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka statusin e mbikëqyrësit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Si pikë qendrore për dialog parlamentar botëror, Unioni ndërparlamentar punon për paqe dhe bashkëpunim ndërmjet popujve dhe për vendosjen e fortë të institucioneve përfaqësuese.
Për këtë qëllim UNP nxit kontakte, koordinim dhe këmbimin e mendimeve ndërmjet parlamenteve dhe anëtarëve të parlamenteve të të gjitha vendeve, shqyrton çështje me interes ndërkombëtar dhe i paraqet qëndrimet e veta për ato çështje me qëllim që ta nxitë aktivitetin nga ana e parlamenteve dhe anëtarëve të tyre, kontribuon në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, respektimi i të cilave është faktor thelbësor i demokracisë parlamentare dhe siguron njohje më të mirë me punën e institucioneve përfaqësuese dhe përforcimin dhe zhvillimin e mjeteve të tyre për aksion.
Unioni ndërparlametar paraqet burim të drejtpërdrejtë të informatave për ngjarjet dhe tendencat më të rëndësishme që zhvillohen në planin ndërkombëtar global, ndërsa veçanërisht aktivitetet kyçe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë të saj të specializuara. Ajo bashkëpunon edhe me organizata rajonale ndërparlamentare, si dhe me organizata ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare të cilat janë të motivuara nga idealet e njëjta. Në këtë drejtim, UNP këmbëngul që të sigurohet pjesëmarrje sa më aktive e anëtarëve të parlamenteve në politikën ndërkombëtare. UNP ndërmerr edhe aktivitete për ratifikimin e instrumenteve më të rëndësishme juridike ndërkombëtare.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është anëtar i Unionit ndërparlamentar që nga viti 1994. Me Vendimin për themelimin e delegacioneve, grupeve parlamentare dhe formave të tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 85/2002) themelohet Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UNP, i cili përbëhet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pesë anëtarë.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS KONTRAKTUESE VERIATLANTIKE
Delegacioni në Kuvendin Parlamentar të Organizatës kontraktuese veriatlantike përbëhet nga shefi dhe dy anëtarë.
Shef i delegacionit: TEUTA ARIFI
Anëtarë: ESAD RAHIQ
SLLOBODAN ÇASHULE
Kuvendi Parlamentar i NATO-së është organizatë ndërpalametare e deputetëve nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-së dhe 17 anëtareve asociative të saj. Kuvendi paraqet forum kritik për dialog ndërkombëtar të deputeteve nga Evropa dhe Amerika Veriore të cilat së bashku diskutojnë për tema me interes dhe rëndësi të përbashkët. Kuvendi është tërësisht i pavarur nga NATO por është lidhje ndërmjet parlamenteve nacionale të vendeve anëtare dhe NATO-së dhe kontribuon në përforcimin e mirëkuptimit të përbashkët në Aleancë. Në të vërtet, Kuvendi në mënyrë të kontuinuar kontrollon se vendimet e miratuara në nivel ndërshtetëror në suazat e NATO-së, a kanë mbështetje politike nga parlamentet e zgjedhura në mënyrë demokratike të vendeve anëtare.
Detyrë themelore e Kuvendit është që t’i tejkalojë interesat nacionale dhe të mundohet që nëpërmjet diskutimeve dhe seminareve për çështje të sigurisë të arrijë konsenzus ndërmjet vendeve. Për këtë, element kryesor në punën e Kuvendit është të këmbejë informata dhe të ndikojë rreth qëndrimeve dhe interesave nacionale. Gjithashtu Kuvendi është forum në të cilin çështje të caktuara aktuale të NATO-së testohen dhe vlerësohen. Në këtë kontekst, Kuvendi në mënyrë indirekte luan rrol të rëndësishëm në formimin e mendimeve politike. Rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit u dorëzohen qeverive dhe parlamenteve nacionale, si dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-së dhe organizatave të tjera relevante. Në bazë të debatit në Këshillin e përhershëm të NATO-së, Sekretari i përgjithshëm i NATO-së përgatit përgjigje të rekomandimeve dhe rezolutave të Kuvendit.
Qëllimet e KP të NATO-së shkurtimisht mund të formulohen si:
- të inkurajohet dialogu ndërmjet parlamentarëve për çështjet e rëndësishme të sigurimit:
- të tërhiqet vëmendja parlamentare për çështjet qendrore të sigurimit, për politikën e Aleancës dhe mirëkuptim më i madh për të:
- të barten qëndrimet kolektive parlamentare të krijuara në KP të NATO-së, në NATO dhe në vendet anëtare të saj:
- të zhvillohet mirëkuptim më i mirë për politikën e NATO-së dhe të promovohet niveli më i lartë i përgjegjësisë kolektive;
- të përforcohen marrëdhëniet transatlantike;
- të promovohet zhvillimi i demokracisë parlamentare nëpër rajonin e veriatlantikut me integrimin e parlamentarëve të vendeve të cilat nuk janë anëtare në punën e KP të NATO-së;
- tu ndihmohet parlamenteve të cilat në mënyrë aktive kërkojnë anëtarësim në NATO;
- të rritet bashkëpunimi me vendet të cilat më tepër janë të interesuara për bashkëpunim se sa për anëtarësim në NATO;
- të ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare të cilat janë të domosdoshme për kontrollimin efikas, demokratik të forcave ushtarake;
KP i NATO-së takohet dy herë në vit në seanca plenare - në takimin pranveror i cili zgjat tri ditë dhe takimin vjeshtor i cili zgjatë pesë ditë. Këto takime organizohen në vendet anëtare të NATO-së me ftesë të parlamenteve nacionale.
Organ kryesor i Kuvendit është Komiteti i përhershëm i cili përbëhet nga liderët e Kuvendit dhe shefat e delegacioneve nacionale. Aktivitetet e përditshme të Kuvendit zbatohen nëpërmjet pesë komisioneve edhe atë: Komisionit për politikë, Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Komisionit për ekonomi dhe siguri, Komisionit për shkencë dhe teknologji dhe Komisionit për dimension civil të mbrojtjes, së bashku me një numër të madh të nënkomiteteve. Me kërkesën e deputetëve formohen ad-hoc komisionet dhe grupet punuese. Komisionet mbajnë mbledhje të rregullta dhe organizojnë vizita studiuese. Pastaj në mbledhje plenare të Kuvendit çdo komision paraqet raporte me shkrim për temat të cilat i ka studiuar dhe të njëjtat i arsyeton me gojë.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për herë të parë mori pjesë në punën e KP të NATO-së në vitin 1994, si mbikëqyrës i seancës së 41, që u mbajt në Paris, Francë. Në seancën e njëjtë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë iu nda statusi i delegacionit asociativ.
KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR I UE – REPUBLIKA E MAQEDONISË
Dokumente
Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian (UE) është i formuar në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian prej 10 marsi 2004, si dhe vendimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej 7 dhjetori 2004 për themelimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim dhe në bazë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114). Formimi i Komitetit të përzier parlamentar (KPP) është reflektim i përcaktimit të fuqishëm i vendit tonë për anëtarësim me të drejt të plotë në UE, si dhe i përpjekjeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet dialogut parlamentar, të kontribuojë kah procesi i eurointegrimit dhe arritjes së standardeve evropiane. Në bazë, KPP paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian do të shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet tjera të ashtuquajtur Ballkani perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi themelor i KPP është shqyrtim i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE, veçanërisht implementimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Me propozim të Byrosë së Komitetit të Përzier Parlamentar mund tu jepen rekomandime Parlamentit Evropian, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Këshillit të Unionit Evropian dhe Komisionit evropian. KPP takohet dy herë në vit – një herë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe një herë në Parlamentin Evropian. Mbledhjet e Komitetit të Përzier Parlamentar përfundojnë me miratimin e Deklaratës përfundimtare e cila në të vërtet është dokument në të cilin janë të përfshira qëndrime të përbashkëta për çështjet e caktuara aktuale.
Shef i delegacionit: ANDREJ ZHERNOVSKI
Nënkryetarë: TEUTA ARIFI
SLLOBODAN ÇASHULE
Anëtarë: JANI MAKRADULI
BLLAGORODNA MINGOVA KREPIEVA
CVETANKA IVANOVA
IVAN ATANASOVSKI
ADNAN JASHARI
EJUP RUSTEMI
LILJANA IVANOVSKA
NEZHDET MUSTAFA
GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA
ZORAN KRSTEVSKI
ZAMIR DIKA
MARJAN GJORÇEV
TEUTA ARIFI
SLLOBODAN ÇASHULE
Zëvendës-anëtarë: CVETANKA GASHOSKA
JANAQE VITANOVSKI
RISTE BISLLIMOVSKI
EMILIJA KOSTADINOVA
RAFET MUMINOVIQ
GAJUR SARAÇ
NELKO STOJANOSKI
JUSUF ARIFI
SASHKO KEDEV
GJORGJI OROVÇANEC
ABDUADI VEJSELI
XHEVDET NASUFI
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË INICIATIVËS SË EVROPËS QENDRORE
Delegacioni i dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore përbëhet nga kryesuesi dhe dy anëtarët .
Kryesuesi i delegacionit: ANA ANDOVA
Anëtarët: SASHO DOHÇEV
ZAMIR DIKA
Iniciativa e Evropës Qendrore është organizatë rajonale në të cilën bëjnë pjesë 17 vende anëtare: Anglia, Austria, Belo Rusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroaci, Republika e Çekisë, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia , Ukraina, Serbia dhe Mali I Zi. Iniciativa është themeluar më vitin 1989 me emrin Kadrogonales, nga ana e katër shteteve: Italia, Hungaria, Austria, dhe RSF E Jugosllavisë.
Në vitin 1990 iniciativës iu bashkëngjit edhe Sllovakia, gjithçka u bë Pentagon.
Polonia pason në vitin 1991 dhe grupi u rrit në Heksagonale, kurse në vitin 1992 anëtare u bë Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia pastaj iniciativa e ndërroi emrin në iniciativë të Evropës Qendrore.
Republika e Maqedonisë është anëtare e IQE nga viti 1993. Iniciativa e Evropës qendrore u orientua kah: Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare, shpejtimi i procesit të integrimit evropian nëpërmjet përkrahjes së anëtarëve të zhvilluara dhe atyre që u është e nevojshme zhvillimi i shpejtë ekonomik, përforcimi në ekonomi, social, në aspektet tjera juridike të proceseve të tranzicionit dhe të ngjashme.
Dimensionet parlamentare të IEQ e përbëjnë Kuvendin Parlamentar, Komitetin Parlamentar dhe at hoc Komitetet e Kuvendit Parlamentar. Dy anëtare të Parlamentit nga çdo vend anëtar marrin pjesë në punën e Komitetit Parlamentar, që mbahet në pranverë, kurse në Kuvendin Parlamentar, që mbahet në fillim të vjeshtës, marrin pjesë delegacione të përbëra nga tre deri më shtatë anëtare. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është i përbërë nga tre anëtarë.
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË
Shef i delegacionit: SLAVICA STANKOVSKA
Anëtarë: NELKO STOJANOSKI
HUSEINI HUSEINXHEVAT
ILJAZ HALIMI
Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë është organizatë ndërqeveritare e formuar më 20 mars 1970, nga 21 shtete dhe qeveri kulturore dhe teknike, nën emrin Agjencia për bashkëpunim (Agence de cooperation culturelle et technilue-ACCT), ndërsa në vitin1988 ajo riemërohet në Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (Organization internationale de la Frankophonie-OIF). Në këtë organizatë me seli në Paris, sot janë pjesëtare 56 shtete dhe qeveri dhe 14 shtete mbikëqyrëse.
Qëllimet kryesore të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë janë: promovimi i gjuhës frënge dhe dallimeve gjuhësore dhe kulturore, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit, stërvitjes, arsimit sipëror dhe hulumtimit, zhvillimit të bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe solidaritetit.
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është kuvend përfaqësues i Frankofonisë dhe kuvend i saj konstituiv. Ai është formuar në maj të vitit 1967 në seancë konstituive në Luksemburg me emrin “Asociacioni Ndërkombëtar i parlamentarëve të cilët e flasin gjuhën frënge”, ndërsa në korrik të vitit 1998 në Asamble Parlamentare të Frankofonisë (Assamblee parlamentaire de la Francophonie-APF).
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë paraqet vend për debate, propozime, dhe këmbim mendimesh për të gjitha çështjet me interes të anëtarëve të vet. Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë ndërkombëtare të Frankofonisë Asambleja ndërmerr aksione në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimin e demokracisë, të cilat kanë për qëllim ta përforcojnë solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare dhe ta promovojnë demokracinë dhe mbisundimin e paqes, veçanërisht në bashkësitë frankofone. Kuvendi parlamentar i Frankofonisë jep kontribut të dukshëm në debatet për temat, siç janë: liria dhe të drejtat politike, parlamentet dhe komunikimi, hapësira ekonomike frankofone, arsimi, pengesat për difuzion të diturive në vendet frankofone, vendi i gjuhës frënge në organizatat ndërkombëtare etj.
Në kuadër të Dimensionit parlamentar të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë janë formuar edhe organet në vijim: Rrjeti i grave parlamentare, Rrjeti parlamentar për luftën kundër HIV/SIDËS, Parlamenti i frankofonëve të rinj etj. Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë marrin pjesë 77 parlamente, asamble parlamentare ose Këshilla të vendeve, krahinave, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare. Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe Byroja e Seksionit dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë janë themeluar në janar të vitit 2001.
ASAMBLEJA E UNIONIT EURO-PERENDIMOR (AUEP)
Kuvendi i Republikës se Maqedonisë në AUEP ka statusin e mysafirit rregullisht të ftuar. Ftesat për të gjitha aktivitetet e AUEP i drejtohen drejtpërsëdrejti Kryetarit të Kuvendit të RM-së, i cili me vendim cakton dy deputetë nga Kuvendi i RM-së që do t’i përcjellin aktivitetet e AUEP-së.
Për mandatin e deputetit 2002-2006 janë caktuar deputetët Kenan Hasipi dhe Zoran Kërstevski.
Asambleja e Unionit Euro-perëndimor - Asambleja Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri (AEMS) me seli në Paris, është themeluar në vitin 1954, ndërsa mbledhjen inauguruese e mbajti më 5 korrik 1955. Asambleja i shqyrton dhe i mbështet aktivitetet ndërqeveritare në nivel Evropian në të gjitha sferat e sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në çarmatim. Transformimi i Unionit Euro-perëndimor dhe ndërmarrja e funksioneve operative të pjesës qeveritare të UEP nga ana e Unionit Evropian, çuan në ndryshimin e pozitës dhe funksioneve në Asamblenë e Unionit Euro-perëndimor. Kjo sot përqendrohet në përcjelljen e politikës siguruese dhe mbrojtëse të Evropës (SEPM), duke vazhduar të kryejë mbikëqyrjen e implementimit të plotë të obligimit për mbrojtje kolektive, të përcaktuar në nenin 5 të marrëveshjes së ndryshuar të Brukselit si dhe bashkëpunimin me NATO-n, në bazë të nenit 4 të Marrëveshjes. Asambleja gjithashtu, i studion çështjet në lidhje me operacionet paqësore në Ballkan, Lindje të Afërt dhe në Afrikë.
Në Asamblenë e Unionit Euro-perëndimor marrin pjesë rreth 400 deputetë nga parlamentet nacionale të 39 shteteve Evropiane. Asambleja mban dy seanca të rregullta në vit në selinë e Asamblesë në Paris, ndërsa sipas nevojës mund të mbajnë edhe seanca të jashtëzakonshme në qytete të tjera. Në AUEP janë formuar gjashtë komisione të përhershme, të cilat mbajnë disa seanca në vit. Asambleja gjithashtu organizon kolokuiume në të cilat marrin pjesë deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të qeverive të cilët diskutojnë për çështje rrjedhëse të mbrojtjes dhe të sigurisë.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vazhdimisht merr pjesë në seancat e Asamblesë të Unionit Euro-perëndimor, duke filluar nga viti 1993. Në dhjetor të vitit 2003 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë fitoi statusin e “mysafirit special”, ndërsa në shkurt të vitit 2006 statusin e “partnerit shoqërues asociativ” në AUEP. Me hyrjen në fuqi të kartës dhe rregullores së reviduar të Asamblesë të Unionit Evropian (qershor 2008), delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë fitoi statusin e “partnerit” në AUEP.