Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


29.09.2008

FJALIMI I KRYETARIT ME RASTIN E MARRJES SOLEMNE TË DETYRËS TË REKTORIT TË POSAZGJEDHUR PROFESOR D-R VELIMIR STOJKOVSKI

Të nderuar përfaqësues të lartë të KOM-it, I nderuar kryesues i KOM-it, z.z. Stefan,
I nderuar rektor i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", prof. d-r. Velimir Stojanovski,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, z-Veljanoski
Të nderuar ministra dhe anëtarë të Qeverisë,
I nderuari kryetar i MANU, akademik Georgi Stardellov,
Të nderuar akademikë,
Të nderuar prorektorë,
Të nderuar studentë,
Mysafir të nderuar,

Në botën e sotme bashkëkohore ekziston konsensus i përgjithshëm, se dituria është bazament i fuqisë lëvizëse në shoqërinë njerëzore, dhe parakusht themelor për suksese.

Duke e detektuar vlefshmërinë e arsimit si fondament të zhvillimit dhe të progresit tonë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në periudhën e kaluar, hyri në reformë të gjerë dhe rrënjësore në sistemin shkollor dhe arsimor.
"Dituria është fuqi, dituria është forcë", është slogan me të cilin me plot dozë të entuziazmit dhe besimit, iniciuam  projekte të mëdha në arsim, ku qëllimi i fundit është zhvillimi serioz në këtë degë, zmadhimi i kapaciteteve të diturisë, dhe gjithsesi progresi i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë. Në funksion të proceseve vitale arsimore, si dhe reformat dhe projektet të cilat i kemi filluar, i zmadhuam mjetet buxhetore të dedikuara për arsim në 5,9 për qind nga BPV, përqindje e cila është më e madhe se disa nga vendet e OCED dhe Unionit Evropian. Jemi orientuar drejt prodhimit të vazhdueshëm dhe sistematik të diturive, shkathtësive dhe kapaciteteve mendore, me synim të qartë, ngritjen e arsimit dhe fuqisë intelektuale në Republikën e Maqedonisë.

Rol të madh në këtë proces, gjithsesi se keni Ju, profesorë të respektuar dhe udhëheqës të institucioneve tona të larta arsimore. Fuqia e diturisë para së gjithash është fuqi e njerëzve që formojnë pikëpamje të caktuar të botës, ndërtojnë objekte të reja të diturisë dhe mbledhin shprehje të reja të informacioneve. Thonë "dituria nuk është vetëm të dish, por atë t’ua transmetosh të tjerëve". Përgjegjësia është e madhe, nga shkaku se vlefshmëria është e madhe, që të bartet pasuria e diturisë tek të rinjtë tanë, që të jetë krijues i mençurive maqedonase, me atë edhe hartues i ardhmërisë maqedonase.

Universiteti është avangarda, ku krijohet kjo fuqi e mençurisë dhe e diturisë maqedonase. Ky institucion është fidanishte ku duhet me mund të punojmë, të mbjellim kualitet, që të korrim kualitet. Ajo që do të mbijë në këtë fushë, në këtë dhe në të gjitha Universitetet, si potencial intelektual, si individ dhe gjenerata, ajo është shpresa jonë dhe ndihmë për ardhmëri të suksesshme.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, plotësisht e vetëdijshme për fuqinë që përfitojmë nga universiteti, ka dhe dëshiron të ketë bashkëpunim të mirë me Universitetet, si shtetërore, po ashtu edhe private. Qëllimi i bashkëpunimit të tillë buron nga vetë konceptimi i diturisë si fuqi. Fuqia që nuk do të ketë atribut negativ të nënvlerësimit dhe përjashtimit, por fuqi e cila do të mundësojë  përforcimin e demokracisë dhe prosperitet ekonomik. Fuqi e cila para së gjithash e përfshin dimensionin etik, fuqi e cila nën kushte të barabarta do të jetë e kapshme për të gjithë.

Të nderuar,

Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" është universiteti më i madh dhe më i vjetër në Republikën e Maqedonisë, universitet me numër më të madh të studentëve. Epitetet të këtilla nuk sjellin vetëm privilegje, por edhe përgjegjësi, se pjesa më e madhe e profesionistëve të ardhshëm në sfera të ndryshme formohen pikërisht këtu. Cilat vlera do t’i përkrahin, me çfarë kompetencash, diturish dhe kapacitetesh do të dalin, në masë të madhe varet nga qëllimet dhe nga puna në Universitet. Roli i Rektorit në këtë proces është i madh, për arsye se para tij qëndrojnë detyra komplekse që t’i bashkojë të gjitha resurset materiale dhe njerëzore, të krijojë Universitet, që do të jetë më i fuqishëm dhe me kapacitet më të madh. Universitet, i cili në mënyrë të barabartë do të kyçet në hapësirën evropiane të arsimimit të lartë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do t’i përkrahë të gjitha proceset të cilat çojnë kah modernizimi i programeve studimore, bashkëpunimi ndërkombëtar, lidhjet inter-disiplinore dhe multi-disiplinore, hapje të programeve të reja studimore për kompetenca deficitare në tregun e punës, përkrahje të projekteve relevante hulumtuese-shkencore, si dhe të gjithë atë që do të kontribuojë për përmirësimin e kualitetit në mësim dhe shkencë.

I nderuari Rektor,

Më lejoni që në fund t`ju përshëndes dhe t`ju dëshiroj punë të suksesshme, udhëheqje dhe realizimin e detyrave në Universitetin " Shën Cirili dhe Metodi" që i ke vënë para vetes, me qëllim që ai të jetë i nderuar dhe institut i njohur në hapësirën evropiane të arsimimit të lartë.

Ju faleminderit

 
a

Na ndiqni në: