Udhëheqja parlamentare



25.12.2008

REFERIM I KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOSKI ME RASTIN E 100-VJETORIT TË LËVIZJES SINDIKALE NË MAQEDONI

Ditët janë ditë
Mundimet e argatëve, të mëdha
Nesër ngrihu më herët
Në mbrëmje eja më vonë
Në mëngjes sjell gëzim
Në mbrëmje sjell pikëllim…


Zonja dhe zotërinj, të nderuar miq,

Besoj se të gjithë i njihni vargjet e poetit të madh maqedonas Kosta Solev Racin, këto ditë shënojmë 100-vjetorin e lindjes së tij, e cila rastësisht, ose jo, ndodh në të njëjtën kohë me 100-vjetorin tuaj jubilar të lëvizjes sindikale në Maqedoni. Racinin nuk e përmenda vetëm për këtë, por për shkakun se në krijimtarinë e tij shumë mirë e ka përshkruar pozitën e punëtorit maqedonas. Ndërsa, pikërisht nga historia e tyre sindikale e deri më sot është ajo organizatë e vërtetë e punës nëpërmes të cilës artikulohen, dhe mbrohen të drejtat e punëtorëve, ose siç themi sot e drejta e të punësuarve.

Të nderuar miq,

Sot në shekullin e 21-të gjithsesi punët shumë kanë ndryshuar në lidhje me atë që ka qenë para 100 viteve. Republika e Maqedonisë është shtet sovran dhe i pavarur, i cili çdo ditë ballafaqohet me sfida, të cilat sjellin zhvillim të shpejt në trendët botërore. Besoj se do të pajtoheni që sindikata si organizatë sot nuk është si ajo para 100 viteve. Por ka një konstantë, e kjo është që sindikata çdo herë është ajo organizatë, e cila i mbron të drejtat sociale dhe ekonomike të të punësuarve, të cilat sot janë edhe pjesë e të drejtave të përgjithshme të njeriut.

Se sa do të jetë kjo mbrojtje efikase, gjithsesi varet nga shtetit, por më së shumti nga forca e organizatës sindikale.

Në Republikën e Maqedonisë, nëse e shikojmë nëpërmjet rregullativës gjyqësore, mendoj se kemi gjyqësi bashkëkohore, e cila është në interes të të punësuarve dhe realizimin e të drejtave të tyre sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë dua t’ju bind se si Kryetar i Kuvendit duke filluar prej kompetencave të mia të kushtetuese dhe me rregullore, çdo herë jam i gatshëm që të bisedoj me ju, dhe propozimet e juaja, që do të jenë në këtë drejtim. Sot, kur në Maqedoni kemi pluralizëm sindikal që është tendencë dhe realitet në të gjitha shtetet Evropiane, sindikatat gjithnjë e më shumë vërtetohen jo si subjekte antagoniste në pushtet ose të punëdhënësit, por si partnerë real social-ekonimik në atë trekëndësh, qeveria-punëdhënësi-sindikata.

Mendoj se kjo është mënyra e vetme për organizimin efikas të sindikatës, e cila do të jetë si në dobi të të punësuarve, ashtu edhe në të mirën e gjithë shoqërisë. Kjo është edhe më e vlefshme nëse merret parasysh se ballafaqohemi me krizën globale ekonomike, e cila do të sjellë edhe shumë sfida, e pse të mos themi edhe probleme për të gjithë ne. Pikërisht për këtë arsye mendoj, para se gjithash nëpërmjet partneritetit të vërtetë dhe të barabartë do të mund ta zgjidhim këtë shumë më lehtë.


Më lejoni në fund që edhe njëherë t’jua uroj jubileun, dhe në të njëjtën kohë të gjithë ju, dhe anëtarësisë suaj t’ua uroj festat e fundvitit dhe Krishtlindjet, dhe t’ju dëshiroj shëndet, fat personal.

Click