Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


02.08.2008

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË KRUSHEVË ME RASTIN E FESTËS SË ILINDENIT

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,pasardhës të Ilindenit I nderuar President i Republikës së Maqedonisë, z- Branko Cërvenkovski Ekselenca Juaj, Përfaqësues të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe të bashkësive tjera fetare në Republikën e Maqedonisë Të dashur mysafirë, krushevas të nderuar

Sot jemi këtu që të shprehim  respekt për gjeneratën e lavdishme të Ilindenit, e cila pikërisht këtu para 105 vjetëve i vendosen themelet e Maqedonisë si shtet i pavarur. Këtu në Meçkin Kamen, para 105 vjetëve luftëtarët e Pitu Gulit u vet sakrifikuan në altarin e lirisë, akt heroik i cili u bë sinonim i mos nënshtrimit  të popullit  Maqedonas, dhe luftës së tij për liri.

“Më mirë fund i tmerrshëm se sa tmerr pa fund” shënoi Dame Gruev, mendim i cili është sendërtuar në betimin e ilindenasve “Liri a vdekje “ me ashpërsin e vet e shpreh  energjinë dhe vetëdijen se si bëhet shteti, por dhe si të ruhet identiteti dhe çenja kombëtare,

Por Ilindeni i vitit 1903 dhe ilindenasit, i popullit Maqedonas dhe i të gjithë qytetarëve, ndërsa pa modesti të rrejshme mund të themi edhe Evropës si trashëgimi vazhdimisht ua lanë edhe Manifestin, në të cilin janë të vendosura të gjitha principet, në ato që sot u themi të drejta, liri dhe tolerancë njerëzore dhe respektim i të tjerëve .

Më lejoni të theksoj një pjesë të këtij dokumenti  ashtu siç është shkruar para 105 vjetëve

“Ne fqinjët dhe miqtë e juaj të përjetshëm, të njohur nga  Krusheva e bukur dhe nga fshatrat e saj të stolisura pa dallim feje, kombi, gjinie dhe besimi, në pamundësi për të duruar më tiraninë.. që shikojnë neve dhe juve të na çojnë deri në thikë, neve dhe juve të na çojnë deri në shkopin e lypësit dhe vendin tonë të dashur dhe të pasur Maqedoninë, ta shtrijnë në shkretëtirë të shkretë, sot e kemi ngritur kokën dhe vendosëm që me pushkë të mbrohemi nga armiqtë tanë dhe tuaj, dhe të fitojmë lirinë... Meqë nga gjyshi e stërgjyshi jetojmë si vëllezër në këtë vend, ne ju kemi si tanët dhe duam që deri në fund të mbetemi tanët. Ne nuk  e ngritëm pushkën kundër jush – kjo do të ishte turp për ne: ne nuk e ngritëm pushkën kundër popullit paqësor punëdashës dhe të ndershëm popullit turk..- ai është vëllai ynë me atë kemi jetuar dhe përsëri duam të jetojmë...Duhet të dini se jeta juaj, feja juaj dhe nderi juaj na janë aq të shtrenjta sa na janë të shtrenjta tonat... Ejani vëllezër myslimanë pranë nesh të nisemi kundër armiqve tanë dhe tuajin!  Ejani nën flamurin e Maqedonisë autonome! Maqedonia është nëna jonë dhe na thërret për ndihmë... Por nëse keni nder të vini pranë nesh dhe të shpreheni kundër tiranisë mbretërore ne vëllezërit tuaj me atdhe dhe mundime, nuk do të ngacmohemi dhe nuk do t’ju urrejmë. Ne vetë do të luftojmë për ne edhe për ju, nëse është e nevojshme deri më një do të vdesim për lirinë tonë dhe tuajën, dhe për të drejtën tonë dhe tuaj. ”Zoti e bekoftë luftën e shenjtë për të drejtën dhe lirinë”(citat i mbyllur)

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra

Këto vlera dhe përcaktime, të vendosura para 105 vjetëve e krijojnë dhe thelbin e konstituojnë frymën vetme, dhe e ndjejnë vetë qenien e mendimit të shtetit  Maqedonas.

Dyzet vite pas heroizmit të Kryengritjes së Ilindenit parimet për të cilat bëhet fjalë –përjetojnë konfirmim të vërtetë.

Është fakt historik se këto përcaktime, tani si principe morale dhe vlera politike janë themeluar në Ilindenin e dytë – ASNOM 1944 të mbajtur në manastirin Shën Prohor Pçinski. Ilindeni i dytë, i Çentos, i Racinit, i Brashnarovit, i Kuzmanit, jo vetëm që tregojnë vazhdimësinë e ideve dhe mos gjunjëzimin maqedonas, por në mënyrën e vet i bashkon ilindenasit e vjetër dhe të rinj, dhe i vendos themelet e shtetit bashkëkohorë, maqedonas.

Inteligjenca e re maqedonase, si dhe mijëra qytetarë të Maqedonisë, kanë hyrë në LNÇ nën flamurin maqedonas, duke luftuar për të drejtat e shtetit të vet, për lirinë e të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për ruajtjen dhe zhvillimin e qenies kombëtare maqedonase. Por njëkohësisht luftëtarët e LNÇ luftuan edhe kundër të keqes më të madhe, e cila u paraqit në hapësirën Evropiane-fashizmit. Ishim ndër popujt e parë të Evropës të cilët me pushkë iu  kundërvumë asaj të keqeje, e cila ishte e drejtuar kundër të gjitha principeve themelore demokratike, politike, etike, fetare dhe civilizuese, sepse fashizmi si ideologji ishte kundër njeriut.

Për atë sot me të drejtë dua, prej këtu kur i ndjejmë të dy Ilindenët t’ju  përkujtoj që populli maqedonas ka qenë dhe mbetet pjesë e familjes dhe popujve Evropian. Në mos gjunjëzimin e vet dhe luftën shekullore për pavarësi, për identitetin e vet kombëtar, populli maqedonas çdo herë ka luftuar edhe për lirinë, pavarësinë e të tjerëve, gjegjësisht ka luftuar për të gjitha të drejtat themelore dhe lirit e njeriut. Pjesëmarrja aktive e pjestarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në Irak, Afganistan, Bosnje dhe në vendet tjera, tregon përcaktimin tonë për paqen dhe lirinë, për respektimin e të drejtave të njeriut si vlera të pandara.

Para pak kohësh, Kryeministri Nikolla Gruevski duke u nisur nga këto të drejta dhe liri të përgjithshme të njeriut, i drejtoi letër ministrit të Qeverisë Greke  duke kërkuar respektim dinjitoz të drejtave themelore të njeriut, fëmijëve refugjatë nga Maqedonia e Egjeut. Ndërsa golgota e tyre zgjat 60 vjet. Gjatë kësaj në asnjë mënyrë nuk e vëmë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjit tonë jugor.

Çdo gjeneratë ka ilindenin e vet për të cilin lufton dhe ëndërron. Në shekullin e kaluar populli maqedonas ëndërronte dhe luftonte për liri dhe për shtetin e vet, të cilin përmes dy ilindeneve e rrumbullakuam më 8 shtator të vitit 1991. Në fillim të shekullit 21 populli maqedonas ballafaqohet me sfida tjera. Ruajtjen e identitetit kombëtar, ndërsa në të njëjtën kohë ndërtimin e shtetit modern, demokratik dhe ekonomikisht të zhvilluar, i cili do të jetë i integruar në BE dhe NATO.

Ju të gjithë e dini, e besa ndonjëherë dhimbshëm i ndjejmë reformat të cilat i bëjmë për realizimin e kritereve për anëtarësim në BE. Ju të gjithë e dini se i plotësuam kriteret për anëtarësim në NATO. Por në samitin e Bukureshtit nuk u ftuam në NATO, vetëm për atë se jemi maqedonas dhe nuk duam të heqim dorë nga identiteti jonë kombëtar.


Vëllezër dhe motra

Asnjë elitë politike nuk ka të drejtë të bëjë pazare, ose të bëjë kompromise me identitetin kombëtarë të maqedonasve. Kjo është ajo vija e kuqe të cilën nuk mund ta kalojmë, e cila themelohet mbi dy ilindenet vendosura në kujtesën historike të gjeneratave të sotme, por e cila është edhe e ardhmja e gjeneratave që vijnë.

Besoj se të gjithë së bashku pa dallim të përkatësisë politike kombëtare ose fetare mund t’i realizojmë përcaktimet  dhe synimet tona,
Besoj se vetëm së bashku mund ta bëjmë Maqedoninë të suksesshme dhe ekonomikisht të përparuar. Besoj se të gjithë së bashku do të vazhdojmë me realizimin e marrëveshjes kornizë, jo vetëm si kategori kushtetuese, por edhe si një nga shtyllat e shoqërisë maqedonase multietnike dhe demokracisë.
Parim  dhe përcaktim i cili u vendos që nga ilindeni i parë.

Si shumicë udhëheqëse ne jemi të vetëdijshëm dhe nuk ikim nga kjo kur bëhet fjalë për realizimin e këtyre përcaktimeve. Thjeshtë, përgjegjësisë historike nuk  mund t’i iket. Për këtë  vazhdojmë me detyrat dhe obligimet tona. Vazhdojmë me rrumbullakimin e reformave gjyqësore. Sepse vetëm me shtet të vërtetë juridik, në të cilin sundon e drejta dhe në të cilin ka sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional, qytetari mund të ndihet vërtetë i lirë, biznesmeni të ndihet i sigurt në kapitalin e tij, politikani të ndjehet përgjegjës para ligjit dhe se nuk është mbi të. Vazhdojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat sot së bashku me terrorizmin, e kanë dimensionin global dhe e rrezikojnë paqen.

Vazhdojmë me politikën tonë të jashtme dhe përcaktimet strategjike për anëtarësim në BE  dhe NATO, por edhe si veprues të konfirmuar dhe aktiv të paqes në rajon dhe më gjerë.
Dhe në atë frymë të demokracisë, të unitetit, të lirisë dhe solidaritetit të tolerancës dhe respektimit të dallimeve, besoj se të gjithë do të vazhdojmë të  ëndërrojmë dhe të punojmë, dhe t’i avancojmë përcaktimet, synimet e dy ilindenave. Manifesti i Krushevës përfundon me përshëndetjen ”Urra për Maqedoninë autonome” sot duke i falënderuar të gjithë ilindenasit, të gjithë luftëtarët dhe ëndërrimtarët për liri dhe Maqedoni të pavarur ne kemi mundësi që me krenari të themi ”Urra për Maqedoninë Evropiane”

Le të na jenë me fat dhe të përjetshëm të dy Ilindenët.  

 
a

Na ndiqni në: