Udhëheqja parlamentare



18.07.2008

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË TAKIMIN E FËMIJËVE REFUGJATË TË MAQEDONISË SË EGJEUT

I nderuari President i Republikës së Maqedonisë Branko Cërvenkovski

Zonja dhe zotërinj, ekselenca, të nderuar miq, të nderuar vëllezër dhe motra

Në historinë e popullit maqedonas ka shumë golgota. Në historinë tonë të re, më saktë para 60 viteve, si pasojë e Luftës Qytetare në Greqinë fqinje, këso lloj golgote përjetuan mbi 80.000 vëllezër dhe motra tona nga pjesa e Maqedonisë së Egjeut. Në mesin e tyre kishte 28 mijë fëmijë të moshës prej 2 deri në 14 vjeçe, të cilit u hoqën nga përqafimi i prindërve të tyre dhe u internuan në më shumë shtete të Evropës Lindore. Sot, shumica e tyre jetojnë këtu me ne në atdheun tonë, Republikën e Maqedonisë, por nuk është numri i vogël i atyre që jetojnë në SHBA, Kanada, Australi dhe shtete të tjera.

Por, mbeten faktet historik se mbas të gjitha këtyre vuajtjeve dhe luftës për mbijetesën e popullit maqedonas del si fitimtar duke treguar dhe dëshmuar se me të vërtetë jemi të vegjël, por komb i fortë evropian me identitet të vet të njohur nacional.
Identiteti nacional nuk mund të fshihet administrativisht. Dikur shteti i përbashkët, në të cilin u munduan ta substituonin identitetin nacional si jugosllav, u shpartallua, por mbetën maqedonasit, kroatët, serbët, sllovenët... Prandaj dhe takimi i sotëm i Fëmijëve refugjatë nga Maqedonia e Egjeut, besojmë se të gjithë ne e përjetojmë pikërisht si dhe një dëshmi për historinë e kujtesës, se populli maqedonas me identitetin e vet të njohur të qartë nacional dhe kulturor, është e vërtetë që nuk mundë të fshihet me forcë dhe me vuajtje, e as me tridhjetë metelikë.

Të nderuar
 
Krishtere është të falet, njerëzore është të mos harrohet, kurse e drejtë civilizimi është të jemi dhe të deklarohemi ashtu si dhe vetë ndihemi- maqedonas. Pikërisht për atë se jemi Maqedoni dhe që nuk heqim dorë nga identiteti ynë, para 60 viteve ndodhi dhe golgota e vëllezërve dhe motrave tona nga Maqedonia e Egjeut. Dhe sot, pas 60 viteve, 28 mijë fëmijë të atëhershëm dhe brezave të tyre cilët nuk dorëzohen nga identiteti maqedonas, si dhe ata që jetuan në Greqinë fqinje, nuk mund t’i realizojnë  të drejtat e tyre elementare njerëzore. Vetëm për atë që jemi maqedonas kohë më parë në Samitin e Bukureshtit nuk u pranuam si anëtare e drejtë  e plotfuqishme e NATOS, edhe pse gjithë anëtarët përveç fqinjit  tonë jugor ishin të pajtimit se Maqedonia i plotëson të gjithë kushtet për pranim. Ajo vijë të kuqe, të nderuar miq, nuk mund ta kalojmë, për shkak se nëse heqim dorë nga identiteti nacional thjeshtë do të zhdukemi. Atë sot e kuptojnë dhe miqtë tanë nga Evropa dhe bota.

Të nderuar miq,

Është fakt se në të kaluarën, në shtetin e përbashkët, ndërsa dhe pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë, si të largoheshe  nga çështja për pakicën maqedonase te fqinjët, ndërsa veçanërisht largoheshe nga hapja e çështjes për pakicën maqedonase në Greqinë fqinje dhe në ato korniza problemi i fëmijëve refugjatë.

Në atë shpirt dhe me atë qëllim, duhet të shikohet dhe letra që Kryeministri Nikolla Gruevski para një kohe ia dërgoi Kryeministrit të Qeveris së Greqisë fqinje. Në letrën kërkohet vetëm ndreqja e padrejtësive historike të bëra  para 60 viteve, që janë të hapura dhe sot, me ç’rast nuk vihet në pyetje sovraniteti ose integriteti territorial i fqinjit tonë jugor.

Besoj se këto demonstrime ashtu do të jenë të kuptuar nga ana e fqinjit tonë, por edhe më gjerë për arsye që bazohen në bazë të rregullave ndërkombëtare.

Vallë a duhet çdoherë ta përkujtojmë Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, të Konventës ndërkombëtare për eliminimin e të gjithë formave të diskriminimit racor dhe çfarëdo diskriminimi tjetër, ose të Konventës evropiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

I përmenda disa dokumente ndërkombëtare të rëndësishëm për arsye se fqinji ynë jugor është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe anëtar me të drejta të plota në BE dhe NATO. E vetëm në bazë të këtyre dokumenteve bazohen dhe të drejtat e juaja që shkelen gati gjashtëdhjetë vjet, dhe vetëm në bazë të këtyre dokumenteve dhe rregullave ndërkombëtare, bazohet detyra e secilit shtet t’i respektojë të drejtat e përgjithshëm njerëzore, por edhe të drejtat e pakicave nacionale.

Maqedonia si anëtare e Kombeve të Bashkuara, si shtet evropian jo vetëm gjeografikisht, por edhe pjesë civilizuese nga familja e popujve evropianë, maksimalisht i respekton këto standarde dhe norma ndërkombëtare. Prandaj, me të drejtë kërkojmë ato të respektohen dhe nga të tjerët, meqë mosrespektimi i tyre në lidhje me ne maqedonasit, në fakt është dhunë dhe mosrespektim i standardeve evropiane.

Zonja dhe zotërinj,

Në këtë periudhë të pavarësisë dhe mëvetësisë të shtetit, por edhe në zhvillimin e plotë historik populli maqedonas tregoi dhe dëshmoi se ka qenë  i hapur ndaj tjetrit, të ndryshmit. Çdoherë e kemi treguar vullnetin dhe përcaktimin për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore që themelohen në respektin e ndërsjellë dhe aprovim të interesave të përbashkëta. Çdo herë kemi treguar transparencë dhe kemi treguar respekt ndaj vlerave kulturore dhe nacionale të të tjerëve, çdo herë kemi qenë të përgatitur që vlerave  tona nacionale dhe kulturore si pjesë e trashëgimisë të përgjithshëm njerëzore t’i ndajmë me ç'do qëllim të mirë.
Por, dhe çdoherë kemi treguar se dimë t’i kundërshtojmë dhe se mundemi ta mbrojmë identitetin tonë nacional dhe kulturor.

Prandaj si Parlament, dhe si shumicë udhëheqëse, që sipas principeve demokratike ka përgjegjësi më të madhe, do të vazhdojmë në implementimin  e përcaktimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe UE si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me çka sigurojmë paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik të Republikës së Maqedonisë, në rajon por edhe më gjerë. Me këtë rast veçmas dua të theksoj se për këto përcaktime kemi konsensus të plotë prej të gjitha partive politike dhe përkrahje mbi 90 për qind nga qytetarët e  Republikës së Maqedonisë. Pikërisht për këtë, ky takimi ynë i sotëm  dhe manifestimi me të cilin e shënojmë golgotën e pakryer të fëmijëve refugjatë, unë e shoh, dhe shpresoj se e ndani mendimin tim, si akt madhështor në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe respektit të lirive themelore njerëzore dhe të drejtave demokratike.
 

Faleminderit për kujdesin 

Click