Udhëheqja parlamentare



21.11.2008

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME RASTIN E 22 NËNTORIT – DITËS SË ALFABETIT SHQIP

Përmbi za, që lëshon bilbili,
Gjuha shqipe mshungullon
Përmbi erë, qi nep zymbyli
Pa da zemrën ma ngushllon


Zonja dhe zotërinj,
Shkëlqesi
Të nderuar miq

Besoj se shumë nga ju i njihni këto vargje të shkruara në vitin e largët 1908, kurse autori, Ndre Mjeda, pjesëmarrës i Kongresit, i frymëzuar nga konkluzionet, ndoshta në mënyrën më të mirë e përshkruar atmosferën e cila para 100 vjetëve ka qenë e pranishme në Manastir, në shtëpinë e njohur të familjes Qiriazi. Nuk duhet të përkujtoj çka do të thotë një popull, të ketë alfabetin e tij dhe shkrimin standard të tij, por fakt është se me konkluzionet e Kongresit të Manastirit, kurse më pas të vërtetuara edhe në Kongresin e Elbasanit në më vitin 1909, gjuha shqipe, shkrimi dhe literatura mbetën pjesë nga trashëgimia kulturore njerëzore, si kategori universale, e cila nuk njeh as kufi nacional, fetar ose çfarëdo dallimi. Sot një Ismail Kadare, Luan Starova Dritëro Agolli, Isak Murati, Ali Aliu dhe shumë letrarë të tjerë shqiptarë, janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, kurse të gjithë mund të kënaqen në fjalën e tyre të shkruar dhe vargjet e tyre të mrekullueshme.


Të nderuar miq, Kongresi i Manastirit dhe konkluzionet e tij kanë edhe një dimension të njohur, kurse ajo është tendencë për pavarësim dhe për ruajtje të identitetit të tyre nacional dhe kulturor. Edhe diç tjetër gjithë kjo ka ndodhur në Ballkan, në një periudhë turbulente e cila kulminoi me Luftën e Parë Botërore. Por, ajo çka është më me rëndësi se në Kongres janë miratuar konkluzione, nuk janë orientuar kundër popujve të tjerë ballkanik, e aq më pak kundër popullit maqedonas. Kjo rrëfen se me shekuj kemi jetuar së bashku njëri më tjetrin duke ndarë të gjitha punët e mira dhe të këqija. Dua  për një çast që t’ju përkujtoj për Manifestin e Krushevës ose për shkrimet e Kërste Misirkovit, ku veçanërisht janë theksuar përcaktimet dhe vlerësimet e njëjta.


Zonja dhe zotërinj

Sot në Republikën e Maqedonisë si shtet i të gjithë qytetarëve të saj, të bashkësisë etnike shqiptare, por edhe të tjerët kanë bazë juridike-kushtetuese e cila iu mundëson që ta ruajnë dhe ta zhvillojnë kulturën nacionale dhe identitetin. Më lejoni të theksoj se në raportin e fundit të Komisionit Evropian qartë është vërtetuar se kemi përparim kualitativ në implementimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit. Të përkujtoj se jo shumë larg e miratuam në Republikën e Maqedonisë edhe Ligjin për gjuhët. Nuk dua që tani të flas për të dhëna kuantitative, por fakt është se mbi 75 mijë filloristë e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, gjë që flet për gjendje faktike.


Nga ky vit shkollor edhe arsimimi i mesëm u bë obligativ. Këtu është dhe Universiteti Shtetëror në Tetovë si dhe Universiteti i Evropës Juglindore, dhe shumë institucione të shkollave të larta, ku të rinjtë tanë, bashkëqytetarë mund të arsimohen në gjuhën e tyre amtare, në gjuhën shqipe.
Ndërsa nesër bashkë me të tjerët, maqedonas, turq, romë, serbë, boshnjakë, dhe të tjerë të japin kontributin e tyre në realizimin e idealeve të sotme si dhe përcaktimet, që të jetohet më mirë, që të jetohet lirshëm dhe në paqe, që të jetohet si pjesë e familjes së madhe evropiane.
Të nderuar miq besoj se vetëm në këtë mënyrë do të mundemi me të vërtetë që t’i realizojmë vizionet e të parëve tanë.


Ju faleminderit.

Click