Udhëheqja parlamentare



18.11.2008

FJALIMI I KYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKIT, ME RASTIN E 18 NËNTORIT, DITËLINDJES SË KËRSTE PETKOV MISIRKOVIT

Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq të nderuar

Në historinë e popullit maqedonas, në luftën shekullore të tij për liri, për shtetin e tij dhe për ruajtjen e identitetit kulturor dhe nacional të tij, kemi një plejadë të tërë kolosë, të cilët me veprimtarin e tyre kanë krijuar themelet e shtetit maqedonas, të cilët gjithmonë do të mbesin në atë që quhet vetëdije kolektive, por edhe individuale për identitetin e vet nacional maqedonas.

Në mesin e këtyre kolosëve gjithsesi vend të posaçëm ka Kërste Petkov Misirkov  i lindur në këtë ditë të vitit 1874.

Kërste Petkov Misirkov tërë veprimtarinë letrare dhe shkencore ia dedikoi pikërisht realizimit  ideal shekullor të popullit maqedonas, kurse ajo është  shtet i pavarur dhe sovran, ruajtja e  nacionalitetit nacional dhe identitetit kulturor  para sulmeve agresive të cilët vijnë nga  shtetet fqinje. Duke pasur parasysh që kanë jetuar dhe krijuar në një periudhë më turbulencë sikur se në Ballkan, por edhe në  historinë botërore dhe evropiane, ishte periudha para dhe pas Luftës së parë botërore, ai jo vetëm në mënyrë haptazi dhe kritike që I ka identifikuar të pa drejtat rreth popullit maqedonas, por shumë argumentuese I vënë  këto postulate në  bazë të së cilës themelohet identiteti nacional dhe kulturor i çdo populli. Pikërisht ai identitet nacional dhe kulturor Misirkovi e llogarit si armën më të fortë dhe të pathyeshme për popullit maqedonas, në luftën e tij për liri dhe për realizimin e të drejtave të tij, të jetoj i barabartë me të tjerët sikur që thekson ai ”popuj të kulturuar”

Në të kaluarën e largët të vitit 1925 në revistën “Ilinden”, Misirkovi shënoj  citoj: ”Bullgarët le të dalldisen me teorinë e fundit politike dhe ekonomike. Serbët le të mendojnë që Zoti gjatë krijimit të botës ka folur në gjuhën serbe, Grekët le të llogariten si pasardhës direkt të Homerit Odiseut dhe Aristotelit.

Ne duhet me vëmendje të mëdha, duke ruajtur lirinë e plotë  të mendimit  shkencor ta studiojmë  të kaluarën,  dhe të tashmen e të gjithë këtyre popujve  dhe ta vendos vendin e vet në mes tyre, dhe ta ruajmë individualitetin tonë etnik dhe historik”(citat i mbaruar).

Këto mendime  të Misirkovit, të nderuar miq, mendoj se edhe sot janë aktuale dhe paraqesin sfidë për të gjithë ne. Nga njëra anë Misirkovi qartë flet se është kundër çfarëdo qoftë përjashtuesi, ndërsa në të njëjtën kohë merret për inkluzivizëm në historinë e popullit ballkanik, duke respektuar identitetin nacional dhe kulturor të të gjithëve. Pikërisht tash po na ndodh, vetëm për shkak të identitetit tonë nacional dhe kulturor, të na pengohet rruga për në integrimet euroatlantike, edhe atë nga ana e fqinjit tonë jugor.

Zonja dhe zotërinj
 
Pikërisht për atë mendoj se duhet çdo herë të kthehemi në veprat e Krste Petrov Misirkovit. Unë edhe manifestimin e sotshëm, të cilën e bëjmë bashkërisht me Fondacionin “Ramkovski”, e vlerësoj jo vetëm si shënim të ditës së lindjes të këtij kolosi maqedonas, por edhe si një mesazh të qartë deri tek të gjithë ata,të cilët tash mundohen që ta mohojnë identitetin tonë nacional dhe kulturor,në atë nuk do të kenë sukses. Për arsye se sot tek të gjithë ne, në mendimet tona historike dhe nacionale, është ngulitur mendimi i Misirkovit që: “Borxhi ndaj popullit është ngushtë i lidhur me borxhin ndaj atdheut, sepse koncepti popull është ngushtë i lidhur me konceptin atdhe. Borxhi ndaj atdheut dhe popullit, deri tek përmbushja e tij quhet ideal popullor, dhe rreth  përmbushjes së tij duhet të përgatitet secili njeri i vetëdijshëm”.


Ju faleminderit

Click