Udhëheqja parlamentare



E martë, 15 dhjetor 2009

FJALA E KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “PREVENTIVA DHE REPRESIONI I DHUNËS NË STADIUMET E FUTBOLIT”

Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar deputetë dhe ministra, ekselenca,
Të nderuar përfaqësues të federatave të futbollit,
Të nderuar miq të sportit dhe gjithsesi të futbollit,

Thonë se futbolli është puna më e rëndësishme sekondare në botë. Kjo frazë sado që të tingëllojë e vjetruar, megjithatë kjo karakteristikë edhe më tej është aktuale, duke marrë parasysh dimensionin shoqëror-social, ekonomik dhe sportiv të futbollit si sport.

Në të vërtetë, futbolli, nga pikëpamje e nivelit global edhe sot, sipas numrit të klubeve dhe lojtarëve është njëri prej sporteve më masive, më tej futbolli është edhe industria e vërtetë fitimprurëse me qarkullim të madh të mjeteve, por këtu nuk mendoj vetëm për transferimin e lojtareve, por në përgjithësi i asaj çka ndodh dhe e përcjell këtë sport.

Sa i përket dimensionit shoqëror-social të futbollit, ai gjithsesi është i shumëfishtë. Futbolli edhe sot, sipas numrit të adhuruesve, përkatësisht tifozëve ose siç quhen në mënyrë moderne “fansave” është sport më masiv. Gjithashtu, shumë njerëz të rinj e shikojnë si mundësi të vetme për ekzistencën e vet shoqërore-ekonomike dhe për përparim. Futbolli është arsye për shoqërim, për debat, ndërsa në qoftë se më kujtohet mirë ishte shkak për luftë të vogël vendore ndërmjet dy shteteve në Amerikën Latine. Por, për të gjithë këtë gjithsesi më shumë dinë ekspertët, të cilët merren me sociologjinë e sportit ose me psikologjinë e sportit.

Dikur nga vitet të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ose thënë më saktë në sport, paraqitet dhuna, përkatësisht huliganizmi. Në fillim, kjo dhunë ishte në stadiumet e futbollit ndërmjet tifozëve, por tanimë në vitet e shtatëdhjeta kjo dhunë bartet në rrugë dhe atë edhe para dhe pas mbajtjes së ndeshjeve të futbollit. Ajo që shqetëson është fakti se dhuna e manifestimeve sportive shumë shpejt u bë dukuri globale edhe sot është e pranishme pothuajse në të gjitha shtetet e botës.
Epilogu nga ky lloj i dhunës nuk është vetëm dëmi i madh material, por nuk ndodh rrallë edhe humbja e jetës njerëzore.

Pikërisht sot anembanë botës kësaj i kushtohet vëmendje e konsiderueshme, ndërsa vetëm të kujtoj, Këshilli i Evropës që në vitin 1985 miratoi Konventën për parandalimin e dhunës në sport. Këtu janë edhe shumica e direktivave të Unionit Evropian, ndërsa edhe Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që kanë të bëjnë me dhunën dhe huliganizmin e manifestimeve sportive.

Dhuna në manifestimet sportive është e pranishme edhe te ne. Nëse shikojmë nga aspekti ligjor, Republika e Maqedonisë e ka sanksionuar mirë dhunën në manifestimet sportive. Në të vërtetë, ne kemi të ashtuquajturën “leks specialis”, ndërsa dhe ky është ligji për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, i miratuar në vitin 2004. Këtu është Kodi penal, Ligji për kundërvajtje etj. A ka nevojë kjo normativë ligjore për ndryshime dhe plotësime, para së gjithash, ju duhet të thoni. Gjithsesi, në konferencën e sotme do të bëhet fjalë edhe për këtë. Unë, si Kryetar i Kuvendit, dua t’ju bind se të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, jemi të gatshëm, nëse vijnë propozime të këtilla, t’i miratojmë më së shpejti në procedurën kuvendore.

Nga ana tjetër, si jurist i cili në karrierën e vet ka qenë pjesë e të tri degëve të pushtetit gjyqësor, ekzekutiv dhe tani ligjvënës, dua ta theksoj rolin dhe domethënien e preventivës së dhunës para sanksionimit ligjor. Preventiva, posaçërisht kur bëhet fjalë për këto lloj dhune, nga një anë urdhëron qasjen interdisciplinare, domethënë përfshirjen e eksperteve dhe institucioneve nga më shumë fusha – të sociologjisë, të psikologjisë, të drejtësisë etj., si edhe koordinim ndërresor. Nga federata e organizatave sportive, klubeve sportive, ministrive përkatëse, siç është për shembull Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe të tjera, pastaj vetadministrimit lokale, deri te sektori joqeveritar. Posaçërisht dua të theksoj rolin e sistemit arsimor dhe atë nga mosha parashkollore, deri te Universiteti. Gjithsesi, përgjegjësia është te familja dhe prindërit, sepse shumë shpesh në këto lloj dhune janë përfshirë persona të rinj, përkatësisht fëmijët tanë.

Dhuna, për fat të keq, gjithherë ishte të pranishme në të gjitha shoqëritë dhe kjo nuk mund të çrrënjoset në tërësi. Por, besoj se me preventivë efikase dhe sistematike në të gjitha shoqëritë, kjo mund të ulet në ndonjë minimum edhe me pasojat shumë të vogla.

Të gjitha dimë këtë proverb të vjetër latin “Shpirti i shëndoshë në trup të shëndoshë”. Të mos lejojmë edhe si shoqëri, edhe si shtet, por edhe në nivelin global, ta humbim shpirtin e shëndoshë të të rinjve, të cilët nga këto ose ato shkaqe janë pjesëmarrës në dhunë të manifestimeve sportive. Besoj se konferenca juaj, në të cilën, siç shikojmë, janë ftuar pjesëmarrës nga më shumë fusha edhe institucione, do të japë përgjigje në më shumë pyetje lidhur pikërisht me preventivën e dhunës. Për atë shkak, më në fund, edhe një herë ju uroj punë të suksesshme.

Ju faleminderit.

Click