Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 23 shtator 2009

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VELJANOSKI NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT MËSIMOR DHE TRAJNIMET E FONDACIONIT VESMINSTER NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR PËRFORCIMIN E KAPACITETEVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Ekselenca juaj,
Të respektuar kolegë deputetë,
Të respektuar përfaqësues të shërbimit të Kuvendit,

E kam kënaqësinë t’ju drejtohem dhe të bëj një retrospektivë bashkëpunimit të gjertanishëm pikërisht një vit pas fillimit të projektit trevjeçar ndërmjet Kuvendit dhe Fondacionit për Demokraci.

Në këtë kontekst, menjëherë në fillim, do të doja t'i numëroj aktivitetet më të rëndësishme  të gjertanishme të përbashkëta, edhe atë,
 Simulim treditor të veprave kuvendore të punës dhe procesit ligjdhënës në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit;

- katër punëtori me temën puna e grupeve parlamentare, puna dhe mbikëqyrja  e komisioneve, evaluimi, resurset parlamentare dhe kërkime ndërmjet deputetëve të Kuvendit (koordinator, zëvendëskoordinator dhe kryetarë të komisioneve) dhe deputet nga Parlamenti i Britanisë së Madhe dhe Skocisë dhe përfaqësues të partive simotra të Britanisë së Madhe;
- dy vizita studimore në Parlamentin e Britanisë dhe Skocisë në dhjetor 2008 dhe korrik 2009  për koordinatorët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve;
- katër vlerësime të kapaciteteve për trajnim të Kuvendit me partnerët programorë të Maqedonisë dhe
- dy misionet  për vlerësim të resurseve njerëzore në Kuvend me qëllim  zhvillimin e strategjisë për menaxhim me resurset njerëzore dhe zhvillimin e aftësive  për menaxhimin e personave udhëheqës në Kuvend.

Në periudhën deri në mars të vitit 2010 na pret një agjendë edhe më intensive dhe dinamike për punën me çka në fokus të aktiviteteve do të jenë trajnimet me nëpunësit në Kuvend, por megjithatë edhe dy punëtori me deputetët. Në bazë të agjendës së përbashkët, të cilën mund ta shihni në prospektin e kurseve, Fondacioni së bashku me partnerët programorë të Britanisë së Madhe dhe Republikës së Maqedonisë deri në mars të vitit 2010 do të organizojë gjithsej 36 ditë trajnime në të cilat është paraparë të marrin pjesë mbi 150 deputetë, nëpunës shtetërorë dhe gazetarë.

Kaluam proces intensiv të reformave ligjore dhe institucionale, ndërsa na pret aktivitet i ndërlikuar ligjvënës i harmonizimit me të drejtën evropiane. Por që të mos përsëriten dobësi të caktuara na nevojitet konsistencë e lartë ligjvënëse dhe ndjekja e implementimit të saj. Për zhvillim aktiv dhe të pandërprerë të këtij procesi nevojitet ndërtimi i pandërprerë i kapaciteteve dhe potencialeve të brendshme.

Konsiderojmë se trajnimet e theksuara të përbashkëta të organizuara nga partnerët me renome nga Britania e Madhe do të kontribuojnë në rritjen e konsiderueshme të kapacitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në periudhën mars 2010 deri në mars 2011 presim punë intensive të përbashkët  dhe vazhdimin me trajnimet e nëpunësve me qëllim të ngritjes së kapacitetit të Kuvendit që të mund t’u përgjigjemi sfidave të integrimit evropian.

Para pak kohësh e miratuam Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ku ndërtuam premisa të forta normative për përforcimin e kapacitetit parlamentar. Me zbatimin e tij pres që konkretisht të përforcohet roli i Parlamentit në kuadër të ndarjes së pushtetit, konceptit për të cilin  bashkërisht u angazhuam në Konferencën në Vilton Park.

Me miratimin e tij rregulluam shumë çështje të rëndësishme, duke i normuar praktikat e mira tona dhe ato të cilat janë prezente në funksionimin e parlamenteve bashkëkohore. Bëhet fjalë, para se gjithash, me çështjet që kanë të bëjnë me përforcimin e punës grupore dhe koordinimin e  grupeve parlamentare; mbikëqyrjen parlamentare me të cilën ndiqet zbatimi i ligjeve;  rolin prezantues aktiv të deputetëve përmes kontakteve të realizuara me qytetarët në njësitë zgjedhore; autonominë e themeluar financiare dhe përforcimin e përkrahjes profesionale të deputetëve, si dhe nevojën për përparimin e vazhdueshëm dhe qëndrueshmërinë e kapaciteteve të përgjithshme ligjvënëse dhe kontrolluese të Kuvendit. 

Përforcimin e rolit kontrollues të Kuvendit  në pjesën e kontrollit të implementimit të ligjit është shumë i rëndësishëm për përcaktimin e zbatueshmërisë së ligjeve të miratuara  dhe nevojave eventuale nga ndryshimi dhe plotësimi i tyre. Gjithashtu, target grupet e qytetarëve të cilat janë të përfshira me ligjet e miratuara të debateve mbikëqyrëse parlamentare do të mund të japin informacione kthyese për shkallën e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore dhe shkallën  e realizimit të kontributeve të fituara nga zbatimi i ligjeve.

Përforcimi i kapaciteteve të deputetëve për pjesëmarrje në procesin  ligjvënës dhe mbikëqyrës, çdo vit në vazhdimësi përforcohet me resurse përkatëse njerëzore dhe materiale. Janë të realizuara më tepër se gjysma e  70 punësimeve të planifikuara, për periudhën 2008-2011, në suaza të Programit nacional për aderim në Unionin Evropian. Me formimin e Institucionit Parlamentar në korniza të donacionit dhe bashkëpunimit me Agjencinë për zhvillim të Zvicrës, deputetët do të kenë mundësi të marrin analiza kualitative dhe neutrale kërkimore. Gjithashtu, me Ligjin për Kuvendin është paraparë me fillimin e vitit të ardhshëm angazhimi përkatës i asistentëve për përkrahjen e punës së grupeve parlamentare.

Në pjesën e përforcimit të efikasitetit dhe transparencës në punën tonë mund të veçohen këto aktivitete;
- në rrjedhë është vendosja e E-Parlamentit në Kuvend, në të cilin janë të investuara mjete të konsiderueshme (janë ndara kompjuterë portabël dhe për zyra të gjithë deputetëve dhe një pjese të konsiderueshme të shërbimit në Kuvend),
- është instaluar pajisje e re teknike-zëvendësim i kamerave në sallën plenare dhe pajisje me kamera të reja me të cilat shërbehen sallat e komisioneve për transmetim të papengueshëm dhe
- bëmë ndërlidhjen e Kuvendit me Radiodifuzionin e Maqedonisë me lidhje optike dhe e transferuam sinjalin analog në atë digjital, me çka në mënyrë të konsiderueshme e ngritëm kualitetin e transmetimeve nga TV-Kanali i Kuvendit, si dhe mundësitë e shikuesve për përcjellje audio të seancave.

Në mënyrë teknike e përforcuam Pres Qendrën e Kuvendit dhe dizajnuam ueb faqe të re.

E realizuam edhe projektin Biblioteka e Kuvendit. Salla e rinovuar në të cilën sot punojmë ka karakter dyfunksional, në të është vendosur edhe biblioteka dhe mbahen debate publike dhe mbledhje të komisioneve, me çka është pajisur me sistem bashkëkohor të konferencave dhe TV sistem për transmetime të drejtpërdrejta. Në vijim është aplikimi i softuerit adekuat  për evidentim biblioteke  të publikimeve me të cilat disponon Kuvendi. Duhet të theksohet  se  në mënyrë të vazhdueshme arrijnë donacione nga disa ambasada, organizata ndërkombëtare dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (nga programi për përkthim të titujve më të rëndësishëm botëror), ndërsa në fundin e vitit të kaluar vetëm Kuvendi bleu libra me vlerë prej 1 milionë denarë.

Të nderuar,
Aktivitetet e shumta që i numëruam më sipër janë të orientuara drejt themelimit të Kuvendit modern evropian, i cili në vazhdimësi bëhet shembull i mirë i transformimit të suksesshëm dhe funksionimit vijues edhe për institucionet e tjera në vend, ndërsa pres edhe për parlamentet në rajon. Duhet të nënvizoj dhe afirmoj se është realizim i përbashkët, si rezultat i një atmosferë ekipore dhe e koordinimit, që e ka privilegjin të ketë përkrahje të rëndësishme nga miqtë tanë të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Ju faleminderit

 
a

Na ndiqni në: