Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 24 qershor 2009

REFERIM I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME RASTIN E JUBILEUT 10-VJEÇAR TË ENTIT PËR REVIZION TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Zonja dhe zotërinj,
Ekselenca,
Të nderuar mysafirë

Me të vërtetë më paraqet kënaqësi që sot me Ju e ndaj jubileun e punës dhjetëvjeçare të Entit shtetëror për revizionit. Ligji me të cilin është themeluar Enti shtetëror për revizionit dhe i cili e definon mandatin e tij është miratuar në vitin 1997 dhe deri tani janë bërë pesë ndryshime dhe plotësime me qëllim që në të, të inkorporohen parimet themelore të Limës - deklarata në të cilën përfshihen udhëzimet dhe principet në revizion, si dhe vendimet e Kongresit të 17-të të Organizatës Ndërkombëtare të institucioneve të larta të revizionit nga Seuli. Me këtë është formuar korniza ligjore e cila i siguron standardet më të larta juridike të cilat sot janë të pranishme në Unionin Evropian dhe në përgjithësi në bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa ka të bëjë me revizionin shtetëror.

Zonja she zotërinj,

Dhjetë vjet ndoshta nga aspekti historik nuk është periudhë shumë e gjatë, por rezultatet për këto dhjetë vjet me të vërtetë meritojnë respekt dhe mirënjohje. Në qoftë se para dhjetë vjetëve Enti shtetëror për revizion ka kryer 19 raporte të revizionit me dhjetë të punësuar, në vitin 2008 numri i raporteve  të revizionit është 84, ndërsa numri i të punësuarve është 111, prej të cilëve numër më i madh përkatësisht 97% janë me arsim të lartë profesional.

Ky hov pozitiv është shumë i rëndësishëm sepse lëndë e revizionit shtetëror janë Buxheti i Republikës së Maqedonisë, buxhetet e vetëqeverisjes lokale, shfrytëzuesit dhe shfrytëzuesit individë të mjeteve të buxhetit, ndërsa ja ta përmendi edhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që nëpërmjet ndërmarrjeve publike dhe institucionet tjera shtetërore të cilat financohen nga Buxheti, përkatësisht një mijë e treqind subjekte. Me një fjalë, ju si institucion jeni ai subjekt i rëndësishëm i cili kryen kontrolle se si shfrytëzohen paratë e qytetarëve.

Por, a mund të flasim për demokraci, për shtet juridik, për funksionim efikas të institucioneve, për luftë të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në qoftë se nuk kemi institucion siç është Enti shtetëror për revizion i cili me efikasitet, e kryen atë në mënyrë të pavarur dhe cilësore. Pak kohë më parë në kuadër të Entit shtetëror për revizion funksionon trupi revizor i cili bën  kontroll të shfrytëzimit të fondeve parahyrëse të Unionit Evropian.

Zonja dhe zotërinj,

Që të bëhet e gjithë kjo është i nevojshëm ekipimi kadrovik cilësor si dhe aftësimi dhe formimi  permanent profesional. Me të vërtetë është impresiv fakti se tving partneri i Entit shtetëror për revizion ishte Gjyqi Holandez për revizion, i cili është themeluar në vitin 1814, ndërsa besoj se nga një institucion të tillë me traditë dhe përvojë më se dyshekullore, kishim çka të mësojmë.

Ndërsa, me sa e di këtë bashkëpunim e vazhdoni edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Enti shtetëror i revizionit ka realizuar kontakte dhe bashkëpunim me shumë institucione tjera të revizionit nga shtete europiane dhe më gjerë, si dhe me institucionet më të spikatura të revizionit të Bashkimit Europian, siç është Gjykata Europiane e Revizionit.

Për këtë arsye, sot, kur e shënojmë 10 vjetorin e punës tuaj, mund të gjithë të krenohemi pa një modesti të rrejshme, që në Republikën e Maqedonisë, Enti shtetëror i revizionit është institucion i cili punon sipas standardeve europiane dhe me asgjë nuk dallohet nga institucionet e revizionit të shteteve europiane.

Dua të theksoj edhe një dimension të punës suaj, e kjo është transparenca. Fakti që në ueb-faqen tuaj gjenden të gjitha raportet e përfunduara të revizionit flet që Enti shtetëror i revizionit punon maksimalisht në mënyrë transparente dhe se raportet e revizionit janë të disponueshme për çdo qytetar, subjekt politik ose institucion shtetëror.

Me këtë, krijohet para së gjithash në opinionin publik një perceptim pozitiv i për Entin shtetëror të revizionit si institucion i cili me të vërtetë e kontrollon shpenzimin e parasë së qytetarëve.

Dhe ky perceptim pozitiv dhe transparencë mund të shihet edhe në mediumet, por edhe në faktin që shpeshherë në debatet parlamentare në Kuvend, deputetë pa marrë parasysh të majtë apo të djathtë, dinë që diskutimet e tyre t’i argumentojnë pikërisht me të dhënat dhe informatat tuaja që gjenden në ueb-faqen tuaj, dhe që me të vërtetë është shumë mirë.

Me një fjalë, mendoj se tek ne është tejkaluar bindja për revizorët të cilën Gogoli në dramën e tij “Revizori” e përshkruan si diçka të pakëndshme dhe të keqe, ndërsa mbisundon mendimi pozitiv se shpenzimi i mjeteve buxhetore është nën kontroll të përhershëm dhe jo vetëm për atë se a janë shpenzuar paratë sipas dispozitave ligjore përkatësisht revizioni financiar, por bëni edhe revizion të efikasitetit të mjeteve të shpenzuara.


Të nderuar zonja e zotërinj

E dimë të gjithë që përcaktimi ynë strategjik është përfshirja në strukturat euroatlantike, NATO dhe Bashkimin Europian. Në kuadër  të këtij afrimi dhe anëtarësimi të plotë, një nga kushtet është edhe lufta kundër korrupsionit. Edhe në këtë fushë si shtet kemi arritur rezultate  të mira. Prapëseprapë, me këtë rast dua ta theksoj rolin tuaj pasi që ju si institucion revizor jeni të parët të cilët para së gjithash në mënyrë profesionale i zbuloni dukuritë tuaja, dhe është obligimi juaj ligjor që për këtë të lajmëroni institucionet kompetente, nga Prokuroria publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Komisioni anti korrupsion e kështu me radhë.

Duke pasur parasysh që afrimi dhe anëtarësimi ynë në BE është diçka e paevitueshme, pasi që gjeografikisht por edhe si civilizim jemi pjesë e Europës, dua veçanërisht të theksoj që ju me revizionin tuaj të fondeve para-aderuese të BE-së tashmë jeni pjesë e Europës. Këtë e them nga një arsye e thjeshtë se në Europë akoma edhe atë si kanë kujdes si i shpenzojnë paratë nga buxhetet ose nga fondet, e këto para janë nga qytetarët evropianë, obligues tatimorë.

Pikërisht këto procese të integrimit në Europë janë sfidë për të gjitha institucionet, por edhe për çdo politikan, kurse unë do të thosha edhe për çdo qytetar që në kuadër të punës dhe sjelljes së tij të përditshme t’i respektojë standardet europiane dhe t’i realizojë në të vërtetë.

Këto standarde nuk janë për atë që dikush në Bruksel na i kërkon ne, por vetëm e vetëm në interes të çdo qytetari, të çdo institucioni, të gjithë bashkësisë së biznesit.
Pasi që këto standarde në thelb bazohen në disa parime bazë, e këto janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe shtetin juridik.

Unë jam i bindur që institucioni juaj i cili në shikim të parë duket se merret vetëm me numra, me punën e vet profesionale dhe të pavarur i mbron dhe i realizon këto parime bazë.

Sot, kur bota përballet me krizën ekonomike globale, e cila nuk na anashkaloi as ne, kur Qeveria solli masa konkrete për zbutjen dhe tejkalimin e saj, është pikërisht Enti shtetëror i revizionit që duke u nisur nga kompetencat e veta ligjore, ka një rol të rëndësishëm që të kontrollojë si zbatohen këto masa.

Zonja e zotërinj,

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë si shtëpi ligjdhënëse jo vetëm që miraton ligje por e ka edhe për obligim kushtetues që të kontrollojë zbatimin e tyre. Një nga këto forma është edhe obligimi që për në Kuvend të dorëzohen dhe miratohen raportet nga institucione të veçanta shtetërore. Mes tyre është edhe Enti shtetëror i revizionit i cili ka për obligim që çdo vit deri në 30 shtator të dorëzojë raport për punën e tij.

Institucioni juaj deri më tani e ka plotësuar këtë obligim shumë në rregull dhe në afat, që duhet të jetë shembull edhe për tjerët. Por, njëkohësisht, dua të theksoj një dimension tjetër. Raportet e Entit shtetëror të revizionit kanë qenë çdoherë cilësorë në maksimum, përkatësisht janë pranuar dhe vërtetuar si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Kjo është edhe një shembull për atë se çka është demokraci parlamentare dhe si duhet të funksionojë shteti juridik.

Nga an tjetër dua ta shfrytëzoj këtë rast solemn dhe edhe njëherë të theksoj që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duke u nisur nga kompetencat e veta kushtetuese nga njëra anë do të vazhdojë ta ndjekë intensivisht implementimin dhe zbatimin e ligjeve. Njëkohësisht si shtëpi ligjdhënëse, gjithmonë jemi të përgatitur që përmes komisioneve të Kuvendit të realizojmë bashkëpunim më të madh dhe më efikas edhe me institucionin tuaj, por edhe me të gjitha organet tjera të pushtetit ekzekutiv me një qëllim të vetëm, që Republika e Maqedonisë të zhvillohet në një shtet të vërtetë demokratik në të cilin do të kemi sundim të plotë të së drejtës dhe respektim maksimal i të drejtave të njeriut.

Në fund më lejoni që edhe njëherë t’jua uroj jubileun 10-vjeçar, t’ju dëshiroj punë të mëtutjeshme të suksesshme dhe zhvillim për të mirën e të gjithëve.


Ju faleminderit

Click